Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ADOPTIMI I FEMIJEVE SIPAS ISLAMIT

 Jo rastësisht është thënë se "e keqja e tërheq të keqen", dhe kështu, injoranca fetare shume njerëz i ka shpie në humnerë. Disa muslimanë duke mos ditur se feja e tyre ka zgjidhje për çdo problem ne jetën e tyre, për çdo parregullsi, për çdo nevoje dhe kërkesë të jetës, filluan dhe ne vend qe t'i jene Zotit mirënjohës dhe ta falënderojnë për dhuntitë e Tij, ata shpiken metoda (një prej tyre edhe kjo), akuzuan Allahun, Zotin e boteve, se kinse Ai i paska harruar dhe nuk po u dashka te mirën ngase nuk iu ka dhuruar fëmijë, e shume e shume marrëzira tjera, te cilat njeriu ka turp t'i shkruaj ne letër.
     Një gjë duhet patur parasysh: Kur Allahu i Madhëruar caktoi që kjo fe te mbetet përgjithmonë, vetvetiu kuptohet se ajo duhet te përmbajë çdoherë, ne çdo vend dhe në çdo kohe zgjidhje, këshilla, udhëzime dhe udhërrëfime për ithtarët e saj. Thotë Allahu i Madhëruar: "Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët". (Nahl, 89)
     Pra nëse Kur'ani Famëlartë qenka sqarues i çdo gjeje atëherë perse te mos i drejtohesh atij por te veprosh ne kundërshtim me mësimet e tij?! Perse? A nuk do te thotë kjo injorance e njëmendtë?! Natyrisht se po.
Kur Allahu e shpalli Islamin, atëbotë adoptimi i fëmijëve ishte dukuri e përhapur ne mesin e arabeve, dhe meqë ishte dukuri e papranuar për Islamin, ne do te shohim se si Islami e luftoi këtë dukuri, dhe atë nëpërmjet pikave vijuese:
       Vet fakti se ata e akuzojnë Allahun se Ai nuk iu ka dhënë fëmijë është argument se ata duhet te pendohen ngase Ai, qe nuk iu ka dhënë ka mundësi, ne rast se ata përmirësohen t'iu jap.
     Vërtet kjo dukuri te bën ngapak te qeshesh. Si ka mundësi njeriu te hidhërohet prej Atij qe i ka dhënë shume te mira ne këtë jete ndërsa nuk ai, për shkak se nuk i ka dhënë fëmijë i harron te gjitha këto te mira dhe mohon Zotin e vet?! A nuk është kjo çmenduri e vërtet?! A nuk është kjo hipokrizia me e madhe?! Nëse Pejgamberi, alejhi selam, kishte quajtur mynafikë njeriun i cili njeriut ia harron te mirat pastaj kur nuk mundet ti beje diç mire thotë se ti kurrë nuk me ke bere mire, atëherë si mendoni se duhet ta quajmë njeriun, i cili ia harron te mirat Allahut, Zotit te njerëzimit?!
     Me thuaj se kush ta dha mendjen? Kush te dalloi nga te gjitha krijesat? Kush ta dha shikimin, dëgjimin, nuhatjen, këtë e atë,? Kush? Nëse thua se ti ka dhënë natyra, atëherë unë nuk do ta vazhdoj më, do te ndalem ngase pake defekte tjera ne besimin tënd, por nëse thua se t'i ka dhënë Allahu, atëherë unë te them: Allahu është Posedues i qiejve dhe toke. Për te sikur ta epte ty tere dynjanë nuk do te ishte asgjë, depot e Tij nuk zbrazen kurrë, te mirat e Tij nuk përfundojnë kurrë, andaj be durim se ka gjasa qe Ai, Allahu, i Cili nuk te ka dhënë fëmijë deri tani të të begatoje ne ditët e ardhshme!
      Nëse sprovohesh atëherë be durim ngase sprovat janë te ndryshme.
     Vëlla i nderuar! A nuk e di se Allahu ka krijuar njeriun qe ta sprovoje?! A e di se Allahu sprovon njeriun me gjithçka; humbje te pasurisë, fëmijëve, prindërve, gruas, ej. Thotë Allahu: "A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?". (Ankebut, 2) Po ashtu thotë: "155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve". (Bekare, 155)
     Vëlla nëse e shikove sado pak këtë, ajetin e fundit, besoj se do te bindeshe. Shiko edhe njëherë se çfarë thotë Allahu ne fund te tij e pastaj meditoje edhe këtë ajet: " ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!". (Zumer, 10) Pra shpërblimi për durimin tënd është i pakufishëm.
        Adoptimi veprim kundër dëshirës së Allahut
     E vërtet. Adoptimi është kundër dëshirës dhe vullnetit te Allahut, ngase vetëm Ai është qe dhuron fëmijë. Thotë Allahu: "  Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. 50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm". (Shura, 49-50)
    Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ne koment te këtij ajeti ka dhënë një mund te lëvduar. Ai komenton e thotë: "Allahu na informon se Ai është Krijuesi i qiejve dhe tokës, Poseduesi dhe Rregulluesi i tyre, se çdo gjë qe Ai dëshiron është bere dhe atë qe nuk e ka dëshiruar nuk ka ndodhur. Ai i jep kujt te doje dhe nuk i jep kujt te do; nuk ka pengues për atë qe donë ta jap sikurse qe nuk ka marres për atë qe nuk e jep. Ai krijoi çdo gje,
" I jep kujt te doje vajza", d.t.th: I dhuron vetëm fëmijë vajza. Ka thënë Begaviu: Prej njerëzve te tille është edhe pejgamberi i Allahut, Luti, (i cili nuk kishte fare djem).
" I jep kujt te doje meshkuj", d.t.th: I jep vetëm fëmijë meshkuj. Ka thënë Begaviu: Sikurse Ibrahimi, Alejhi selam, i cili kishte djem dhe nuk kishte vajza.
" ose i jep çifte: meshkuj e femra", d.t.th: kujt te do prej njerëzve i dhuron fëmijë te përzier, meshkuj e femra. Ka thënë Begaviu: Sikurse Muhammedi, alejhi selam, i cili kishte djem dhe vajza.
" e ke te do e le steril", d.t.th: nuk i lindin fëmijë fare. Ka thënë Begaviu: Sikurse pejagmberët e Allahut, Jahjaja dhe Isai, te cilët nuk patën fëmijë fare. Pra siç po shohim Allahu njerëzit i ndau ne katër grupe:
Iu jep vetëm vajza,
Iu jep vetëm meshkuj,
Iu jep te përzier meshkuj e femra, dhe
Nuk iu jep fare.
" Ai është i Gjithëditur" d.t.th: I Gjithëditur për atë që meriton secili grup prej këtyre katër grupeve.
" I Fortë", d.t.th: I fortë për çdokënd, pra për dallimin e njerëzve ne këtë aspekt, etj.
Pra ti vëlla dhe motër qe nuk keni fëmijë shikoni se Allahu vetëm juve nuk iu ka sprovuar me këtë, por ka sprovuar edhe pejgamberët e Tij.
        Edhe pejgamberi ynë para Islamit kishte birësuar fëmije
     Kur u paraqit Islami, adoptimi ishte i përhapur ne shoqërinë arabe, madje edhe vet Pejgamberi, alejhi selam, para se te ndalohej kjo dukuri, e kishte adoptuar Zejd b. Harithen. Zejdi ishte djalë arab, i zënë rob ne një lufte te arabeve ne periudhën paraislame, pastaj i blerë nga Hakim b. Huzzami, djali i mikut te Pejgamberit, alejhi selam, vëllait te gruas se tij, Hatixhes, për hallën e tij Hatixhën, Allahu e mëshiroftë.
     Kur Hatixhja u martua me Muhammedin, alejhi selam, ia dhuroi Zejdin. Babai dhe xhaxhai i Zejdit e kërkonin vazhdimisht këtë dhe me ne fund kur e kishin gjetur. Pejgamberi, alejhi selam e kishte liruar dhe i kishte dhënë liri qe te shkonte me ta, por ai kishte refuzuar te shkonte me ta dhe kishte zgjedhur qe te qëndronte tek Pejgamberi, alejhi selam. Për këtë shkak Pejgamberi, alejhi selam e liroi dhe publikisht e shpalli si fëmijë te adoptuar te tij. Prej asaj kohe ai njihet si Zejdi, i biri i Muhammedit.
     Një dite Zejdi i tha Muhammedit, alejhi selam: O i derguari i Allahut! Me marto me një grua te lire! Kë po e zgjedh ti o Zjed- e pyeti Muhammedi, alejhi selam? Tha: Zejneb b. Xhahshin, vajzën e hallës sate. Kjo vajze rridhte nga një familje autoritative dhe me nam por meqë Islami këto gjera i konsideron me shume formale se sa parime, atëherë edhe kërkesa e tij nuk u refuzua. Madje Islami për mision ka shkatërrimin e dallimeve ne mes shtresave; ne Islam nuk ka qytetar-fshatar, i pasur-i varfër. Thotë Allahu: " e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (Huxhurat, 13)
     Ndërsa Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: " Nuk ka favorizim arabi ndaj joarabit. Te gjithë ju jeni nga Ademi ndërsa Ademi ishte prej dheu".
      Edhe poetët islamë e kishin trajtuar një gjë të tillë në poezitë e tyre. Ja njeri prej tyre thotë:
Për Zotin! Cka është njeriu pos i biri i fesë së tij
Andaj mos e braktisë devotshmërinë e te mbështetësh në prejardhje
Islami e ngriti Selman Farisinë
Ndera me pabesim humbi njeriu me fis, Ebu Lehebi
     E tere familja ishte ne hall: ta martojnë apo jo vajzën e tyre me një rob te liruar. Kur ata nuk mund te vendosnin vendosi Allahu përmbi shtate pale qiej duke e sjellur Xhibrilin me: " Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës". (Ahzab, 36)
    Dhe kështu, Zejnebi u martua për Zejdin, birin e adaptuar te Muhammedit, alejhi selam…
        Birësimi merr fund
     Islami anuloi birësimin duke shpallur përgjithmonë: "Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send". (Ahzab, 40)
     Islami e anulon birësimin duke e konsideruar prej mëkateve te mëdha. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Vërtet, prej mëkateve me te mëdha është qe njeriu te mos thirret ne emër te babait te vet".
     Këtë e sqaron Allahu shume mire kur thotë: " e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë". (Ahzab, 4)
     Ndërsa nëse pyet se çfarë te bëjmë me ta, shiko përgjigjën ne këtë ajet: " Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues". (Ahzab, 5)
Përse e ndaloi Islami birësimin?
     Islami e ndaloi birësimin ngase lejimi i kësaj dukurie d.t.th lejim i haramit dhe ndalim i hallallit, qe sipas dijetareve, unanimisht, shpie ne pabesim. Birësim d.t.th qe fëmiu i huaj te trashëgojë me pa te drejte pasurinë tende, te qëndrojë ne një dhome me gruan dhe vajzat tua ndërsa ato i janë te lejuara për martese. Nëse një gjë e tille i është ndaluar Muhammedit, alejhi selam, atëherë edhe ty te ndalohet. Thotë Allahu: Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send". (Ahzab, 40)
Edhe një metode tjetër e ndalimit te birësimit
     Kur Allahu i Madhëruar deshi ta binde njerëzimin se Zejdi nuk ishte i biri i Muhammedit, alejhi selam, caktoi qe Zejdi te ndahej nga gruaja dhe me te te martohej Muhammedi, alejhi selam. Caktim dhe urdhër hyjnor.
     Sikur Zejdi te ishte i biri i Muhammedit, alejhi selam, martesa me ish gruan e tij nuk do te lejohej ngase një gjë e tille ne Islam është e ndaluar.
    Cfarë ndodhi? Gjate jetës bashkëshortore Zejdi nuk ndihej i lumtur me te; probleme, mospajtime, zënka, ngatërresa, dhe ja Zejdi, vie tek Muhammedi, alejhi selam dhe ankohet për sjelljen jo të mire te gruas. Pejgamberi, alejhi selam iu drejtua Zejdit: "O Zejd! Mbaje gruan tende dhe t'ia kesh friken Allahun!
     Muhammedi, alejhi selam ia tha Zejdit këto fjale pasi qe Allahu i Madhëruar e kishte lajmëruar për këtë ndodhi; se Zejdi do ta shkurorëzonte gruan e tij dhe se ai do te martohej me te, ne mënyrë qe te shpalle para tere njerëzimit se Zejdi, biri i adpotuar i tij, nuk është fëmijë i tij.
    Edhe pse Muhammedi, alejhi selam e mbante fshehur këtë gjë nga turpi megjithatë, Allahu i shpalli se këtë do ta bënte publike dhe ja tha: " (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut". (Ahzab, 37)
   Allahu e lajmëroi se nuk ka nevoje ta mbante te fshehur këtë gjë duke i thënë se Allahu me se shumti ka merite qe t'ia kesh dronë (e jo hipokriteve, armiqve, etj) dhe se çfarëdo qe thonë për ty, ti je ai qe Unë, Zoti i botëve te kam përshkruar me moral mbi çdo moral e kam thënë: " Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!". (Kalem, 4)
Adaptimi shkak i mallkimit
    Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Kush pretendon dike për baba (ndërsa nuk e ka atë) apo zotëri (nëse është rob), mallkimi i Allahut, melaikeve dhe tere njerëzve qofte mbi te. Allahu prej tij ne Ditën e Kiametit nuk do te pranoje as farz dhe as nafile". (Muslimi)
Xhenneti për te adaptuarin me vet dëshirë është i ndaluar.
     Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: " Kush pretendon dike për baba ndërsa ai e di se nuk e ka atë baba, atij i ndalohet Xhenneti". (Buhariu)
Shpërblimi te madh për atë qe nuk adopton por edukon.
     Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: "Unë dhe kujdestari i jetimit jemi se bashku ne Xhennet kështu duke bere me gishtin tregues dhe atë te mesëm dhe duke i ndare pakëz". (Buhariu)
Pabesimtarët sulmojnë nderin dhe personalitetin e Muhammedit, alejhi selam
    Pabesimtaret si çdoherë, te nxitur nga urrejtja dhe te stimuluar nga mëria, sulmuan nderin e Muhamedit, alejhi selam, duke e quajtur atë si njeri, qe shkeli nderin e te birit.
    Ne, me lejen e Allahut, do ta demantojmë këtë akuze te pavërtetë nëpërmjet pikave vijuese:
Allahu shquan me moral dhe edukate te larte Muhammedin, alejhi selam, e thotë: " Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit! ". (Kalem, 4)
Martesa me beqareshën është me e preferuar se sa me te vene, dhe nëse Muhammedi, alejhi selam ka porositur për një gjë te tille, atëherë nuk do te ishte aspak e arsyeshme qe ai për vete te martohej me grua te veje e te mos martohej me beqareshë, madje madje, te gjitha gratë e tij, me përjashtim te Aishes, ishin te veja. Allahu qoftë i kënaqur me to.
Zejnebi ishte e afërme e tij, te cilën e kishte njohur qe nga fëmijëria, dhe si ka mundësi qe te mos martohej me te derisa ishte e re, beqare, por ta linte qe ajo te martohej, te shkurorëzohej, e pastaj ky te martohej me te. Vërtet kjo nuk është logjike.
Ajo u martua me Muhammedin, alejhi selam, pa akt martesor ne këtë dunja, ngase akti i saj ishte lidhur ne qiell, siç thotë Allahu: " E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer". (Ahzab, 37)
Meqë Muhammedi, aljhi selam, ishte Pejgamber dhe udhëheqës i tyre, ai duhej te ishte dhe ishte shembull përherë për ta dhe atë për çdo gjë. Edhe ne këtë rast, ai u martua me Zejneben, ne mënyrë qe njerëzve te mos iu vinte e rende martesa me gratë e fëmijëve te adaptuar te tyre. Mu për këtë tha Allahu: "Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre ". (Ahzab, 37)
Pastaj po ta shikonim kohen kur Muhammedi, alejhi selam u martua me te do te shikonim se ai veç kishte kaluar te 50-tat ose edhe me shume, dhe ne këtë periudhe, epshi për gra veç sa vie e dobësohet.
Ne e lusim Allahun qe ten a beje ta kuptojmë drejte fenë tone, te jemi përkrahë se vërtetës dhe kurrë te mos rrëshqasim ne greminën e së keqes(1).


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013