Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
UDHËZIME PROFETIKE PËR MORAL

Falënderimi dhe madhërimi i takojnë vetëm Allahut, Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:
Allahu, subhanehu ve teala, te dërguarin e tij, Muhammedin, Alejhi selam e përshkroi ne Kur'an si mëshirë për mbare botërat e tha:
"E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat".(Enbija, 107)
"Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!".(Kalem 4).
Pastaj duke e sqaruar edhe me se ai është mostër dhe model jete për ne tha:
" Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun ".(Ahzab, 21)
Pastaj, për t'i shëruar shpirtrat tanë se te folurit e tij është te vërtet tha:
" Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. 53:4. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet".(Nexhm, 3-4)
Për ta vërtetuar edhe me këtë thotë:
"Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju…". (Hashr, 7)
Si te mos thotë Allahu, subhanehu ve teala, kështu kur Pejgamberi Alejhi selam ishte njeri përplot moral. Aisheja kur ishte pyetur për moralin e tij kishte thënë:
"Morali i tij ishte Kur'ani"([1]).
Nisur  nga fakt, nuk ka ndonjë çudi qe tere programi-platforma e tij te jete moral, i cili njëherit përbën edhe bazën e shoqërisë se themeluar e ndërtuar prej tij. Ishte kureshtar për edukimin e gjeneratave ne baza morale te mirëfillta, madje si rezultat i kësaj strategjie, ai, për një periudhe jo te gjate kishte arritur qe ta edukoje popullin me te paedukuar me një edukate, qe thjeshte ishte shembull për te tjerët.
Nëpërmjet programit te tij ta pastër kishte arritur ta eliminonte dukurinë e prostitucionit, konsumimit te rakisë, marrjes se kamatës e ryshfetit (mitos), pasi qe këto dukuri një kohe bukur te gjate kishin qene pjese e pandare e jetës se arabeve. Pejgamberi, Alejhi selam i anuloi këto vese negative duke mos patur nevoje për asfarë force te mobilizuar; ai force te vetme kishte besimin dhe moralin.
Ne, në jetën e përditshme jemi dëshmitarë te shume iniciativave te dështuara te shteteve te mëdha për ndaljen dhe pengimin e shtrirjes se këtyre dukurive negative, madje, si shprehje te dobësisë se tyre ato kane ligjësuar këto gjera. Nuk ka dyshim se sekreti i dështimit këtu qëndron pikërisht tek hartuesit apo vënësit" e këtyre ligjeve, te cilët nuk i zbatojnë këto ligje dhe siç thotë populli "Kah shkon rrota e pare edhe e mbrama".
Mu për këtë, disa dijetare perëndimore, dashamires te se vërtetës, kane pohuar pa hezituar fare se bota asnjëherë, ne historinë e saj, nuk ka njohur ndonjë njeri qe, njerëzit kane pasuar atë dhe kane zbatuar fjalët dhe porosite e tij sikurse kane vepruar me Muhammedin, Alejhi selam…
Paqa, mëshira dhe begatia e Allahut, Subhanehu ve teala qofshin mbi ty o i dërguari i Allahut, Subhanehu ve teala se vërtet na e ke përshkruar rrugën e lumturisë, na e ke sqaruar te vërtetën si te vërtet dhe te koten si te kote, nuk ke lënë gjë, e cila na ofron tek Allahu, subhanehu ve teala, e te mos na e ke thënë, poashtu nuk ke lënë gjë, e cila na largon prej Allahut, subhanehu ve teala, e te mos na ke ndaluar prej saj.
Ne dëshmojmë se ti e ke kryer amanetin, ke kumtuar shpalljen dhe na ke këshilluar. Shpresojmë qe Allahu, subhanehu ve teala, të bëj ndërmjetësues për ne në atë dite, kur nuk te bën dobi as paraja e a fëmiu,përveç atij qe i ka shkuar Allahut, subhanehu ve teala, me zemër te pastër.
Punimin tone e kemi ndare ne pikat vijuese:
1-     Definicioni i moralit
2-     Nxitja e Pejgamberit për :
  • Sinqeritet (ne te folur)
  • Shoqëri te ndërsjellë
  • Ihlas (Sinqeritet shpirtërorë)
  • Turp
  • Fisnikëri, dhe
  • Ruajtje te gjuhës
3-     Shërimi profetik për:
  • Gënjeshtrën
  • Tradhtinë
  • Koprracinë
  • Përgojimin
  • Shkëputjen e marrëdhënieve familjare
  • Padrejtësinë
 
 
 1. Definicioni I Moralit
 Dijetaret e kësaj lëmie nuk janë dakorduar rreth ndonjë definicioni te përbashkët, i cili do te mund te merrej si bazë ne këtë fushe. Siç duket shkaku i mospajtimit qëndron ne faktin se tere ata,qe kane objekt studimi këtë fushe kane dhënë definicione sipas domethënieve, qëllimeve dhe kalibrit te tyre shkencor në këtë fushe.
Ahmed Emini mendon se Shkenca e Moralit është" Shkence, e cila sqaron te mirën dhe te keqen si dhe sqaron bazën mbi te cilën duhet te ndërtohen raportet ndërmjet njerëzve. Kjo shkence sipas Eminit sqaron poashtu edhe qëllimin apo synimin, te cilin e synojnë njerëzit ne veprat e tyre si dhe ndriçon rrugët e asaj, te cilen duhet bere"([2]).
Shkrimtari francez, Paskali, Shkencën e Moralit e kishte definuar siç vijon "Shkenca e njeriut" (ose shkenca qe studion njeriun). Natyrisht se ky definicion është pak me i gjere sesa horizonti i kësaj shkence, sepse njeriun nuk e përfshin vetëm një shkence por edhe shume shkenca tjera, p.sh: mjekësia, psikologjia, etj.
Disa te tjerë e kane definuar si "Shkenca e se mirës dhe keqes" por ky definicion është i mangët sepse roli i shkencës se moralit nuk ndalet vetëm ne njohjen e se mirës dhe se keqes por krahas kësaj nxit ne veprimin e se mirës dhe shmangien e se keqes".
Si definicion i pranueshëm tek disa dijetare merret definicioni i dhënë nga Besaniu, i cili është siç vijon: "Njohja (Shkenca) e vlerave dhe formës se vjeljes se tyre, ne mënyrë qe te pajiset njeriu me to dhe njohja e se keqes dhe forma e pengimit te saj ne mënyrë qe te zhvishet njeriu prej saj"([3]).
2. Nxitja e Pejgamberit, alejhi selam, për:
A-      Sinqeritet (ne te folur)
B-      Shoqëri te ndërsjellë
C-       Ihlas (sinqeritet shpirtërorë)
D-     Turp
E-      Bujari dhe Fisnikëri, dhe
F-      Ruajtje te gjuhës
A-    Sinqeritet (në të folur). Islami është fe, e cila përmban te gjitha domethëniet e burrërisë dhe devotshmërisë, është fe qe nuk ka shoqe…Nuk ka diç për t'u çuditur kur e themi këtë sepse burim i pare i kësaj feje është Krijuesi i qiejve dhe tokës, Krijuesi i njeriut dhe i do gjëje tjetër, detra, male, kodra apo fusha qofshin. Mu për këtë Islami është fe e plote dhe gjithperfshirese për tere atë qe ka nevoje njeriu. Ne vazhdën e porosive hyjnore kushtuar njeriut gjejmë edhe porosinë për kërkimin e Sinqeritetit, sepse te zbukuruarit me këtë cilësi do te thotë te përshkruar me nder dhe guximëri. Sinqeriteti nuk mjafton vetëm me kaq, por njeriut ia përshkruan edhe rrugën e Xhennetit.
Ibni Mes'udi thotë se Pejgamberi ka thënë:
"Sinqeriteti është bamirësi ndërsa bamirësia shpie ne Xhennet. Vërtet njeriu do te vazhdoje te flasë drejt (te jete i sinqerte ne te folur) derisa te shkruhet tek Allahu i sinqerte. Gënjeshtra është marrëzi ndërsa marrëzia shpie ne zjarre (xhehennem). Njeriu do te vazhdoje te gënjejë derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gënjeshtar"([4]).
Ja kështu Pejgamberi Alejhi selam ua mësonte ummetit te tij sinqeritetin duke iu treguar se kush është i sinqerte ne këtë dunja ai do te jete i tille edhe ne ahiret dhe me këtë do ta arrije shpëtimin ne te dy botërat. 
Sinqeriteti ne te folur njeherit është qetësi shpirtërore derisa gënjeshtra është frike, ankth dhe padrejtësi. Thotë Pejgamberi Alejhi selam " Lere atë qe ke dyshim ne te e çasju asaj qe nuk ke dyshim ne te sepse sinqeriteti (ne te folur) është qetësi shpirtërore ndërsa gënjeshtra është dyshim"([5]). Pejgamberi Alejhi selam na i mësoi virtytet e larta me domethëniet e tyre te vërteta.
Ne te gjithë e dimë se edukatori patjetër duhet te jete i sinqerte dhe edukativisht i formuar mire, sepse nëse fjala e tij bie ndesh me veprën e tij atëherë nuk ka hajr ne te. Mu për këtë,te dashurit e mi për Allahun, Pejgamberi ynë, para dhe pas dërgimit ishte i sinqerte dhe i devotshëm; fliste drejte, mbante lidhjet familjare dhe iu epte lëmoshë te ngratëve. Këtë argument e kishin vërtetuar apo pohuar edhe vet pabesimtaret ne kohen e Pejgamberit. Ebu Sufjani para se te behej musliman kishte shkuar tek Herakli, i cili e kishte pyetur: "Me çka iu urdhëron (Pejgamberi juaj) ? Tha Ebu Sufjani: Thashë: Thotë" Adhurojeni Allahun e vetëm dhe mos i përshkruani shok ne asgjë dhe braktisni atë qe thonë baballarët tuaj, na urdhëron me namaz, me sinqeritet, me ndershmëri dhe me mbajtje te lidhjeve familjare"([6]).
B-    Shoqëri të ndërsjellë. Nuk ka dyshim se njeriu nuk ka mundësi te jetoje i vetëm apo i ndare nga bota. Ai patjetër duhet t'i shoqërojë te tjerët qe ta ndërtojë se bashku me ta lumturinë dhe harmoninë mes tyre. Ndonjë njeri sigurisht se do te pyeste: Ku qëndron sekreti i dështimit te disa nismave dhe lëvizjeve, te cilat ftojnë ne këtë virtyt te larte? Them: Shkaku kryesor i mosrealizimit te këtij parimi ne jetën praktike qëndron pikërisht ne mosdashurinë për hire te Allahut, Subhanehu ve teala, sepse pas perdeve te qëllimeve te tyre ose fshihen paratë ose posti. Pejgamberi ynë nuk ishte i tille, ai ishte shembull dhe mostër për ne. Nuk thoshte diç e pastaj ta bënte te kundërtën.
Pejgamberi këtë shoqëri e kushtëzoi me besim-iman. Po me imanin tënd vëlla. Enesi transmeton se Pejgamberi ka thënë" Nuk ka besuar askush derisa t'ia dëshirojë vëllait atë qe e dëshiron për vete"([7]). A thua valle a gjendet ky kusht ne mesin e parimeve te atyre qe kinse për hire te vëllazërimit themeluan shoqata dhe derdhen para te mëdha. Jo dhe njëmijë here jo, sepse qëllimi i tyre fund e krye është vetëm material. Pejgamberi Alejhi selam ua tërhoqi vërejtjen muslimaneve qe te mos jene viktima te kurtheve te tilla dhe i udhëzoi për butësi, mëshirë dhe respekt ndërmjet vete.
Muslimani, nen hijen e shkollës profetike, nuk e urren vëllain, nuk e braktise dhe nuk e tradhton. Nderi, pasuria dhe gjaku i muslimanit i janë te ndaluara muslimanit, madje muslimani i teri është i ndaluar për muslimanin. Ebu Hurejre thotë se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë"Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk e tradhton, nuk e gënjen dhe nuk e braktise. Çdo mysliman është i ndaluar për muslimanin; nderi dhe pasuria e tij. Muslimanit i mjafton si e keqe ta nënçmoje te vëllain e tij musliman"([8]).
Ne transmetimin e Ebu Musait nga Pejgamberi qëndron:
"Besimtari ne raport me besimtarin i ngjan një fortese, pjesët e secilës e mbajnë njëra tjetrën" dhe i gërshetoi gishtërinjtë"([9]).
Pejgamberi nuk i kishte nxitur shokët e vet qe t'iu ndihmojnë vëllezërve te tyre për pagese ose shpërblim material, por i kishte nxitur duke ua cekur faktin se ai, i cili është ne shërbim te vëllait te vet, Allahu, subhanehu ve teala, është ne shërbim te tij. Salimi rrëfen nga babai i tij e ky i fundit nga Pejgamberi se"…e kush është ne shërbim te (përmbushje te kërkesës së) vëllait te tij, Allahu është ne shërbim(përmbushje te kërkesës se tij) …"([10]).
Pejgamberi na tërhoqi vërejtjen prej shoqërimit te keq duke na lajmëruar se nëse njeriu do te shoqëronte njerezit me moral te ulte, sigurisht se morali i tyre do te reflektohet ne ta, deshi a nuk deshi. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi ka thënë" Njeriu vlerësohet sipas moralit te shokut te tij andaj le te shikoje ndokush prej jush se ke e shoqëron"([11]).
Pejgamberi na nxiti për shoqëri, me shprese se do ta shijojmë një fryt, qe nuk ka me te ëmbël se ai, e ai është: Dashuria e Allahut për atë qe donë vëllain e vet për hire te Tij. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi ka thënë" Allahu i Lartësuar, ne Ditën e Kiametit, thotë: Ku janë ata qe janë dashur për hire te Madhërisë Sime, sot, kur nuk ka hije përveç hijes Sime, do t'iu bej (fus nën) hije"([12]). Nisur nga parimi i dashurisë dhe mirëkuptimit, neve nuk na u lejohen supozimet dhe paragjykimet. Pejgamberi ka thënë" Keni kujdes nga supozimet, sepse supozimet janë biseda me e rrejshme"([13]).
Shënim: Ka thënë Abdul Melik Bin Haxh-xhaxhi: Ke kujdes te shoqërosh budallain (mendjelehtin-ahmakun), sepse ai, ndoshta ka qellim të të beje mire, e te bën keq dhe se shoku i keq është pjese e zjarrit (xhehennemit)([14]). Ndërsa Aisheja, nena e besimtareve, ka thënë:جبلت القلوب على حب من أحسن إليها و بغض من أساء إليها Zemrat janë te krijuara qe ta done atë, qe iu bën mire dhe ta urrejnë atë, qe iu bën keq"([15]).
C-    Sinqeritet (shpirtërorë). Ne, ne boten e cila na rrethon, thuajse nuk mund te gjejmë shoqëri, ne te cilën nuk ka ndarje shtresore ne mes anëtarëve te saj, te cilat ose janë te bazuara ne baza materiale, pozite shoqërore, duke mos qare kokën askush për aspektin shpirtërorë dhe nevojën e tij (shpirtit) te madhe për pastrimin nga njollat e hipokrizisë, mëkateve, etj. Mu për këtë, shumica e problemeve ne boten perëndimore, janë si shkak i dështimit te edukimit ne këtë aspekt.
Ndërsa sa i përket Pejgamberit tone, ai udhëzoi dhe këshilloi ummetin e tij se dallimi ne mes tyre është ne baze te devotshmërisë se tyre e jo ne baze te   pasurisë, trupit, racës, ngjyrës, etj. Ebu Hurejre merfuan transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" Vërtet Allahu nuk shikon ne figurat dhe pasuritë tuaja, por shikon ne veprat dhe zemrat tuaja"([16]). Rrëfehet se ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, derisa sahabet ishin ulur sebashku me Pejgamberin kaloi pranë tyre një njeri i pasur, për te cilin i pyeti Pejgamberi se nëse e njohin? Thane: Nëse ndërmjetëson i pranohet ndërmjetësimi, nëse kërkon nuse, i epet (martohet) dhe nëse flet i dëgjohet fjala. Pas pak kohe kaloi pranë tyre një njeri i varfër, për te cilin i pyeti Pejgamberi se nëse e njohin? Thane: Nuk i dëgjohet fjala, nuk martohet (nuk i epet nuse te tillit) dhe nuk pranohet ndërmjetësimi i tij. Atëbotë Pejgamberi tha:... (Jo nuk është kështu sepse) Sa i përket këtij te dytit, është shume me i mire (se i pari, njeriu i pasur)…".
Sinqeriteti ne peshoren profetike nuk kushtëzohet me përmbushjen e kushteve, siç jemi mësuar te themi ne"Ah po ta kisha këtë do te luftoja e do ta beja këtë e këtë" ndërsa ne zemër ndien diç tjetër. Ose thotë" Jam i sëmurë dhe nuk kam mundësi te shkoj ne xhihad". Kjo nuk është e vërtet sepse sinqeriteti nuk kushtëzohet me shëndet e shanse ngase sinqeriteti mund te arrihet edhe nëse sëmundja e ka shtrire njeriun ne shtrat. Pejgamberi ka thënë"Kush e lut Allahun për te rene dëshmor me plot sinqeritet, Allahu do t'ia mundësojë arritjen e saj edhe nëse vdes ne shtratin e tij"([17]). Sikur Pejgamberi nëpërmjet këtij hadithi po thotë "Nuk ka ndonjë pengese te jesh i sinqerte edhe nëse nuk ke mundësi te shkosh ne xhihad ose te jesh bamirës ndaj te ngratëve".
Pejgamberi i kishte nxitur sahabet dhe ummetin e tij për këtë cilësi fisnike, duke iu premtuar se kush behet i sinqerte për Allahun, Allahu do te ndahet i kënaqur prej tij, e unë te pyes: A ka ndonjë begati me te madhe se sa te jete Allahu i kënaqur me ty? Natyrisht se jo, nuk ka begati me te madhe. Pejgamberi ka thënë" Kush ndahet nga dunjaja duke qene i sinqerte ne Allahun e Vetëm, duke mos i bere shok, duke falur namazin dhe duke dhënë zekatin, ai do te ndahet nga dunjaja duke qene Allahu i kënaqur me te"([18]).
Pejgamberi Alejhi selam na e tërhoqi vërejtjen nga josinqeriteti, duke na këshilluar qe te stolisemi me këtë virtyt te larte dhe t'iu shmangemi te gjithë atyre, qe sinqeriteti zë vend ne fjalët e tyre a jo edhe ne zemrat e tyre. Pejgamberi, Alejhi selam na e sqaroi se ne kohen e fundit (Ahiri zemanin), njerëzit do te ndahen ne tri grupe: grup, qe e adhurojnë sinqerisht Allahun, subhanehu ve teala, grup, qe e adhurojnë syefaqesisht Allahun, subhanehu ve teala, dhe grup qe e adhurojnë Allahun, subhanehu ve teala, për te kërkuar nga njerëzit për te ngrënë. Ne Ditën e Kiametit, kur Allahu, subhanehu ve teala, do ti tuboje-ringjalle këta njerëz do t'iu drejtohet: Pashë Krenarinë dhe Madhërinë Time! Çfarë synove me adhurimin Tim? Thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, (asgjë përveç qe) Kërkoja nga njerëzit te ha. Allahu, subhanehu ve teala, i drejtohet: Nuk te ka bere dobi ajo qe ke punuar. Nisuni e te kah zjarri (për ta hedhur ne te). Pastaj i drejtohet atij, qe e adhuronte për syefaqesi: Pashë Krenarinë dhe Madhërinë Time! Çfarë synove me adhurimin Tim? Thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, (asgjë përveç qe) te me shikojnë njerëzit. Thotë: Tek Unë, prej ibadetit tënd nuk ka arritur asgjë. Nisuni me te drejt e ne zjarr. Pastaj i drejtohet atij qe e adhuronte sinqerisht: Pashë Krenarinë dhe Madhërinë Time! Çfarë synove me adhurimin Tim? Thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, Ti (edhe pse ) e din se ke kam patur për qellim, (te them se) për qellim kam patur përmendjen dhe kenaqesine Tende. Thotë Allahu: Robi Im po e thotë te vërtetën; nisuni e te drejt e ne Xhenet!"([19]).
Ne këtë hadith te ndershëm profetik, shohim se Muhammedi, Alejhi selam ka përdorur metodën e "Nxitjes dhe Tërheqjes vërejtje", duke nxitur here për këtë e duke tërhequr vërejtjen herën tjetër për atë. Nxiti atë, qe e adhuron Allahun sinqerisht për vazhdimin ne këtë pune, duke e përgëzuar me Xhennet ndërsa ia tërhoqi vërejtjen atij, qe bën ibadet për ta pare njerëzit e jo pse një gjë te tille e kërkon Allahu prej nesh, ose për te fituar ndonjë te mire ne këtë bote, materiale apo tjetër qofte, duke i frikësuar me zjarrë. Metoda e "Nxitjes dhe Tërheqjes vërejtje" është prej metodave me efikase për te ndikuar ne shpirtrat njerëzor, dhe ndoshta ky është sekreti, i cili i ka bere pedagoget modern ta përdorin dita ditës me shume këtë metodologji.
Pejgamberi na sqaroi se sinqeriteti është peshore për veprat tona dhe mu për këtë na këshilloi qe te jemi te sinqerte ne veprat tona sepse Allahut nuk i fshihet asgjë, as ne toke e as ne qiej dhe se Allahu shpërblen për veprën konform nijjeteve (vendosjes) ne zemra. Thotë Pejgamberi ne hadithin e vërtet, te cilin e kane transmetuar Buhariu dhe te tjerët, "Vërtet, veprat shpërblehen sipas nijjeteve…". Sikurse Pejgamberi ne këtë hadith po e kërcënon atë, qe vepra e tij është ne kundërshtim ne nijjetin e tij, duke i treguar se Allahun nuk mund ta tradhtosh…
Pastaj Pejgamberi Alejhi selam na sqaroi se sinqeriteti ngrit njeriun ne pozitën e shehidit, edhe nëse vdes ne shtëpinë e vet. Xhabiri rrëfen: Ishim me Pejgamberin, Alejhi selam, ne një beteje e tha: Vërtetë, ne Medine, janë një grup njerëzish, te cilët, sa here keni bere ndonjë udhëtim apo keni kaluar ndonjë lugine, nuk iu kane ndare asnjëherë; (kjo për faktin se) ata i ka penguar sëmundja"([20]). Pra ata edhe pse drejtpërdrejt nuk ishin ne beteja me ushtaret, megjithatë ishin shpërblyer sepse ata ishin te sinqerte dhe se me arsye te justifikueshme nuk i kishin shoqëruar ushtaret. Te gjithë ne e dimë se heroi ka respekt ne popull, saqë pas rënies se tij ne lufte (shehid qofte apo për fame) i ndërtojnë përmendore, duke i vene lule, ndërtuar parqe rreth varrit te tij, etj, edhe pse nuk e dine se ai, a ka vdekur për hire atdheut, famës apo fesë.
Pejgamberi deshi qe t'i pastroj shpirtrat e besimtareve duke i mësuar se shehid (dëshmor) nuk llogaritet tek Allahu, përveç atij qe ka rene i tille për Të, andaj nëse nuk keni këtë qellim, mos humbni kot jetën tuaj. Ebu Musai rrëfen se një njeri kishte ardhur tek Pejgamberi dhe i kishte thënë: O i dërguari i Allahut! Ç'është lufta ne rrugën e Allahut?, sepse dikush prej nesh lufton nga hidhërimi, ruajtja (e pasurisë apo diç tjetër). E ngriti kokën, jo për tjetër por për shkak se ai (pyetësi) ishte ne këmbë (ndërsa Pejgamberi Alejhi selam ulur) dhe (i) tha:  Kush lufton qe fjala e Allahut te jete (me) e larta, ai është (duke luftuar) ne rrugën e Allahut, Subhanehu ve teala"([21]). Ne një version tjetër, poashtu nga Ebu Musai, qëndron se Pejgamberi Alejhi selam ishte pyetur për njeriun, i cili lufton për trimëri, ruajtje dhe syefaqesi; cili prej tyre ishte (duke luftuar) ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala ? Tha: Kush lufton qe fjala e Allahut te jete (me) e larta, ai është (duke luftuar) ne rrugën e Allahut, Subhanehu ve teala"([22]).
D-    Turp. Kur Pejgamberi, Alejhi selam deshi ta mbjellë turpin, si cilësi fisnike, ne zemrat e myslimaneve, i lajmëroi se ai është moto e këtij ummeti e tha" Vërtetë, çdo fe ka moral (me te cilin veçohet), ndërsa morali i Islamit është turpi"([23]).
Me pare përmenda se Pejgamberi Alejhi selam ishte shembull dhe model për ne në çdo gjë e padyshim se edhe ne këtë aspekt. Ebu Seid El Hudrijj transmeton se:  Pejgamberi Alejhi selam ishte me i turpshëm se sa beqaresha ne gjerdekun e saj (dhomën e nusërisë). Ndërsa kur urrente diç, këtë e vërenim ne fytyrën e tij"([24]).
Pejgamberi nuk mjaftoi me kaq, por, lajmëroi umetin se kush ka humbur turpin ai ka humbur një hise te madhe te fesë se tij, sepse turpi, është dege, prej degëve te imanit. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi ka thënë Imani është 60([25]) e ca dege…Edhe turpi edhe dege e imanit"([26]). Salimi rrëfen nga babai i tij se Pejgamberin, Alejhi selam, e paska dëgjuar një njeri duke e këshilluar vëllain e tij për turp e ka thënë:  Turpi është (pjese) prej besimit"([27]), andaj braktisja e turpit d.t.th se ti e ke humbur nje pjese-dege te imanit, sipas haditheve. 
Ne një version nga Hakimi, vihet ne pah se Imani dhe turpi nuk mund te paramendohen njeri pa tjetrën. Me konkretisht kishte thënë:Turpi dhe besimi (imani) janë shoke (te pandare). Kur te humb njeri, humb edhe tjetri".
Turpin ne peshoren profetike është peshore për vlerësimin ose përmirësimin e veprave. Thotë Pejgamberi" Fahshi (te folurit e keq), nuk ndodhe te jete prezent ne diç e te mos e nënvlerësoj ndërsa turpi nuk ndodhe te jete prezent ne diç e te mos e peshoje(zbukuroje)"([28]). Madje Pejgamberi Alejhi selam aq shume e kishte ngritur çështjen e turpit saqë kishte thënë " Po te ishte turpi njeri (burrë), do te ishte burrë i mire, ndërsa po te ishte fahshi (te folurit e keq) burrë, do te ishte burrë i keq"([29]).
Pejgamberi, Alejhi selam ummetit te vet ia mësoi turpin e vërtet. Një here pate thënë" Turpërohuni prej Allahut,subhanehu ve teala, me turp te vërtet! Thamë: O i dërguari i Allahut! Ne, falënderimi i qofte Allahut, turpërohemi prej Allahut. Tha: Nuk është kjo (çka unë e kam për qellim), por te turpërohesh prej Allahut me turp te vërtetë dtth: Ta ruash kokën dhe atë qe kupton, Barkun dhe atë qe përmban, Ta përkujtosh vdekjen dhe belanë, Ai qe e donë Ahiretin do ta lere stolinë e dunjase dhe do ta preferoje Ahiretin ndaj se pares (dunjase). Kush bën kështu ai veç është turpëruar prej Allahut me trup te vërtet"[30].
Për te nxitur muslimanet për turpin si moral te shquar kishte thënë" Tere turpi është i mire"([31]), dhe" Turpi nuk te sjell përveç se te mira"([32]).
E-    Bujari dhe Fisnikëri. Vërtetë, çështja e bujarisë dhe fisnikërisë është çështje e madhe, sepse te qenurit ne rregull te këtij organizmi, nëse mund ta quaj kështu, do te thotë qe tere shoqëria te jete ne rregull, sepse kështu i ndihmohet fukarasë,.
Pejgamberi Alejhi selam na i mësoi këtë virtyte te larta ashtu siç është me se miri. Na njoftoi se bujaria është ne favor tonin derisa koprracia është ne dem tonin. Me konkretisht ka thënë"O Njeri! Ti nëse e jep tepricën (e pasurisë nga nevojat e përditshme) është mire për ty ndërsa nëse e mban është keq për ty, dhe ti nuk akuzohesh për atë qe te mjafton prej ushqimit. Fillo se pari me ata, qe i ke në e dore (i mban) dhe (dije se) dora e larte (dhënia) është me e mire sesa dora e ulte (koprracia)"([33]). d.t.th: kjo cilësi është me e mire për ty dhe dije vëlla se atë qe e ke shpenzuar për hire te Allahut, Subhanehu ve teala.
Pastaj Pejgamberi nxiti për te por edhe kërcënoi ata, qe nuk e marrin seriozisht këtë pune. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi ka thënë" Zemërgjeri është afër Allahut, afër Xhennetit dhe afër njerëzve ndërsa është larg zjarrit (xhehennemit). Kurse sa i përket koprracit, ai është larg Allahut, larg njerëzve dhe afër zjarrit dhe se një zemërgjerë injorant është me i dashur sesa adhuruesi koprrac"([34]). 
Madje Pejgamberi Alejhi selam na garanton se shpenzimi ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala nuk e pakëson pasurinë, përkundrazi e shton atë. Me konkretisht kishte thënë"Mbroni pasuritë tuaja me dhënien e zekatit, shëroni te sëmurit tuaj me lëmoshë dhe për fatkeqësi përgatituni me dua"([35]). Ndërsa ne versionin e Ebu Davudit qëndron: Mbroni pasuritë tuaja me dhënien e zekatit, shëroni te sëmurit tuaj me lëmoshë  dhe pritni valët e belave me dua dhe përulshmëri".
Pejgamberi Alejhi selam nuk ndalet me kaq, por këtë premtim e vërteton me betim, edhe pse ai nuk ka nevoje te betohet sepse ai nuk flet përveç te vërtetës. " Për tri gjera u betohem: Pasuria e njeriut nuk pakësohet nga dhënia e zekatit, nuk ndodhe te përballet njeriu me ndonjë padrejtësi, ne te cilën bën durim e te mos ia shtoje Allahu krenarinë dhe nuk ndodhe qe njeriu ta hap derën e lypjes e te mos ia hap Allahu derën e varfërisë"([36]).
Pejgamberi Alejhi selam na mësoi se pasuria e shpenzuar ne realitet ajo është e deponuara, jo ne depo por tek Allahu, subhanehu ve teala,. Mu për këtë, ai ishte prej njerëzve me më kërshëri për te shpenzuar ne rrugën e Allahut, Subhanehu ve teala, edhe pse nuk ishte i pasur. Aisheja rrëfen se ata kishin therur një dele ndërsa Pejgamberi Alejhi selam e kishte pyetur: Çfarë ka mbetur prej saj? Tha: Nuk ka mbetur prej saj përveç një kofsheje. Tha: Ka mbetur e tera([37]) me përjashtim te asaj kofshëje([38])".
Pastaj Pejgamberi Alejhi selam shfrytëzon rastin dhe na lajmëron se shpenzimi ne rrugën e Allahut, Subhanehu ve teala është garancion për mos fundosjen e pasurisë, vjedhjen apo djegien e saj. Ne hadithin kudsijj, Pejgamberi,Alejhi selam transmeton nga Zoti i tij se"O njeri! Zbraze thesarin tënd (shpenzo për Allahun) ndërsa tek Unë te garantoj se nuk ke djegie, fundosje dhe as vjedhje, te cilën do te ta kompensoje kur te jesh me se ngushti"([39]).
Pastaj na lajmëroi se ai qe shpenzon ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala, do te shpenzohet për te nga Ai, ne duart e te Cilit janë depot e qiejve dhe tokës. Ne hadithin kudsijj nga Ebu Hurejre rrëfehet se Pejgamberi ka thënë: Thotë Allahu:"O robi Im! Shpenzo qe te shpenzoj për ty. Dora e Allahut është përplot (me te mira); shpenzimi i te mirave ditën e natën nuk e pakëson aspak. A nuk shihni sa ka shpenzuar qysh prej krijimit te qiellit dhe tokës dhe (kjo) aspak nuk ka pakësuar atë qe ka ne dore, ndërsa Arshi i Tij ishte mbi ujë dhe ne dorën e Tij është mizani (peshorja); e ule dhe ngrite"([40]).
Pejgamberi Alejhi selam kishte nxitur pasaniket qe se pari te shpenzojnë për familjet dhe shtëpitë e tyre. Kishte thënë" (për) Dinarin qe e shpenzon ne rrugën e Allahut, dinarin qe e shpenzon ne lirimin e robit dhe dinarin, te cilin e shpenzon për familjen tende (ke shpërblim por) shpërblimin me te madh e ke për dinarin, te cilin e shpenzon për familjen tende"([41]). 
Jo vetëm kaq, por krahas këtyre te mirave Pejgamberi Alejhi selam na ka mësuar se shpenzimi për te afërmit është shkak për ripërtrirjen e marrëdhënieve familjare dhe fisnore. Thotë" Sadakaja, te cilën e shpenzon për skamnorin, është (vetëm) sadaka, ndërsa për ta afërmin konsiderohet dy: sadaka dhe mbajtje te lidhjeve familjare"([42]).
F-    Ruajtja e gjuhës. Ruajtja e gjuhës është prej çështjeve më me rëndësi, te cilat duhet t'i mësojmë. Kjo për faktin se e kundërta e kësaj d.t.th. parapërgatitje për sëmundje te mëdha, si: shqetësimi njerëzit, turpi i pakte, etj.
Pejgamberi Alejhi selam e shëroi këtë sëmundje me nje metode te bukur, respektivisht duke na sqaruar se mosruajtja e gjuhës d.t.th ngecje dhe dobësi ne besim. Enes Ibni Maliku ka thënë: Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam " Besimi i njeriut nuk mund te jete i drejte derisa te drejtohet (përmirësohet) zemra e tij. Zemra e tij nuk përmirësohet derisa te drejtohet (përmirësohet) gjuha e tij, dhe njeriu nuk mund te hyje ne Xhennet përderisa fqiu i tij nuk është i sigurte nga problemet e tij"([43]).
Pejgamberi Alejhi selam ne porosinë e tij lënë Ebu Dherrit sqaron se prej rezultateve pozitive te heshtjes dhe ruajtjes se gjuhës është largimi i shejtanit dhe lehtësimi ne praktikimin e fesë. Këtë porosi e ka transmetuar Imam Ahmedi, ku thuhet tekstualisht: Mbahu për heshtjen e gjate sepse ajo largon shejtanin dhe është ndihmese për fenë tende".
Gjuha ka rëndësi te madhe dhe mu për këtë Pejgamberi Alejhi selam na e tërhoqi vërejtjen duke na treguar se gjuha është prej gjerave qe muslimani patjetër duhet te përkujdeset shume për to. Abdullah Bin Sufjan Eth Thekafiu transmeton nga babai i tij se një njeri i kishte thënë Pejgamberit, Alejhi selam,:  Me urdhëro për një çështje ne Islam qe te mos kam nevoje ta pyes askënd tjetër pas teje? Tha: Thuaj: Kam besuar ne Allahun pastaj përqendrohu! Tha: Thashë: E kujt t'ia kam friken? Bëri me shenje kah gjuha"([44]).
Ruajtja e gjuhës ne traditën e Pejgamberit, Alejhi selam, konsiderohet shpëtim, ose mjet shpëtimi. Ebu Umame rrëfen nga Ukbe Bin Amir, i cili e kishte pyetur Pejgamberi Alejhi selam: Ç'është shpëtimi? Tha: Mbaje (kontrolloje) gjuhen tende, le të të mjaftoje shtëpia jote dhe qaj për (merru me) mëkatin tënd"([45]).
Ruajtja e gjuhës, sipas asaj qe parasheh programi profetik është shkak për hyrje ne Xhennet. Sehl Bin Sa'di ka thënë: Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam: Kush me garanton (se do t'i ruaje) çka ka ne mes dy mjekrave (gojës dhe organit seksual), ia garantoj Xhennetin?"([46]).
Ruajtja e gjuhës nuk ruan veten individin, por nëse ajo behet veti e shoqërisë, ajo ruan edhe shoqërinë. Abdullah Bin Amri thotë se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" Musliman është ai, prej te cilit janë te sigurte muslimanet, ndërsa muhaxhir është ai, i cili largohet nga ndalesat e Allahut"([47]). 
 
3. SHËRIMI PROFETIK PËR:
A-     Gënjeshtrën,
B-     Tradhtinë
C-      Koprracinë
D-     Përgojimin
E-     Shkëputjen e marrëdhënieve familjare
F-     Padrejtësinë
 
A-    Gënjeshtrën. Nuk ka dyshim se gënjeshtra është prej cilësive te urryera, te cilën Pejgamberi Alejhi selam e kishte urryer shume. Thotë Aisheja, Allahu, qofte i kënaqur me te,: Nuk ka patur diç me te urryer tek Pejgamberi Alejhi selam sesa gënjeshtra dhe nuk ka ndodhur ta dije për ndokënd se gënjen e te mos i dal prej zemre. (Kështu ka vazhduar) derisa ta dije se ai është penduar"([48]).
Gënjeshtra është mjet i hipokriteve për realizimin e qëllimeve te tyre. Pejgamberi Alejhi selam tërhoqi vërejtjen nga kjo, e ne veçanti për krijesat e muslimaneve, e tha"  Tre veta nuk hyjnë ne Xhenet: Plaku lavir, prijësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh"([49]).
Meqë gënjeshtra është lloj lloj dhe ngjyra ngjyra, atëherë edhe ndëshkimi për te gjitha nuk është i njëjtë. P.sh: gënjeshtra apo shpifja ndaj Muhammedit nuk është sikur gënjeshtra ndaj ndonjë njeriu te thjeshte. Aliu thotë se Pejgamberi, Alejhi selam ka thënë" Kush gënjen me qellim ndaj meje, le ta marre (përgatis për vete) ulësen prej zjarri"([50]), ndërsa ne një version tjetër qëndron" Vërtet gënjeshtra ndaj meje nuk është sikurse gënjeshtra ndaj jush, sepse kush gënjen për mua le ta marre ulësen prej zjarri"([51]).
Pejgamberi Alejhi selam përkujdesej për sinqeritet, drejtësi dhe burrëri, dhe mu për këtë ai urrente gënjeshtrën, madje edhe qofte shaka. Abdullah Bin Amir tregon se nena e tij e kishte thirrur një dite, derisa Pejgamberi Alejhi selam kishte qene ne vizite tek ata, dhe i kishte: Ja (këtë), eja se do ta jap. Pejgamberi Alejhi selam i tha:  Sa te përket ty; po te mos i epje asgjë do te shkruhej (se ke bere) një gënjeshtër"([52]). Ndërsa ne versionin e Ebu Hurejres qëndron se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" Kush i thotë ndonjë fëmiu: "Eja! Ja merre këtë!", pastaj nuk ia jep, ajo (llogaritet se) është gënjeshtër"([53]).
Pejgamberi, Alejhi selam, kishte dëshirë ta pastroj ummetin e tij nga çdo njolle e hipokrizisë, gënjeshtrës, keshtuqe ndonjëherë e shohim t'i këtë nxitur shokët e tij për braktisjen e këtyre gjerave te urrejtura duke ua premtuar një shtëpi ne Xhennet, siç cekem me pare, por ndonjëherë kërcënonte me zjarre ne Xhehennem atë qe gënjente qofte edhe vetëm shaka, siç cekem me pare dhe siq do te cekim tani, inshaAllahu! Xhedijj-u thote se ka dëgjuar Pejgamberin, Alejhi selam, duke thënë" Mjere për atë qe flet ndonjë bisede qe te qeshin njerëzit me te ndërsa ai gënjen. Mjere për te! Mjere për te!"([54]).  Ne një transmetim te Ebu Hurejres qëndron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë" Njeriu do ta flet ndonjë fjale duke menduar se nuk ka te keqe ne te ndërsa ajo behet shkak qe ai te hyje ne zjarre për 70 vjeshta (vite)".
Pejgamberi, Alejhi selam, na ka lajmëruar se ai i cili e bën shprehi rrenën, tek Allahu, subhanehu ve teala, do te shkruhet si gënjeshtar, andaj mjere për te! Thotë Pejgamberi, Alejhi selam," Keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra te udhëzon për ne paturpësi, ndërsa paturpësia te shpie ne zjarr, dhe njeriu vazhdon te gënjejë dhe ta kërkojë genjeshtren derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, genjeshtra"([55]). Ne versionin e Imam Malikut nga Ibni Mes'udi qëndron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë"Njeriu vazhdon te gënjejë dhe ta kërkojë gënjeshtrën derisa t'i figuroje një pike e zeze ne zemër, e cila ia bën te zeze tere zemrën dhe kështu shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gënjeshtar".
Pejgamberi, Alejhi selam, na këshilloi për braktisjen e gënjeshtrës duke ne treguar se ajo është veçori e hipokriteve dhe se njeriu nuk ka mundësi ne te njëjtën kohe te jete musliman i sinqerte dhe te gënjejë. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë"Shenjat e hipokritit janë tri: Kur te flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur te merre diç ne amanet te tradhton"([56]). 
Shënim: Ummu Derda transmeton nga Ebu Derda se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë" Nuk ka diç me te rende ne peshore se sa morali i mire".
B-  Tradhtia. Tradhtia është prej cilësive te hipokriteve. Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,:"Kush i ka katër cilësi, ai është hipokrit pas asfar dyshimi, ndërsa kush ka një cilësi prej tyre, atëherë ai ka një cilësi hipokriti derisa ta braktise atë: Kur t'i lihet diç ne bese tradhton, kur te flet gënjen, kur te bën marrëveshje, e thyen atë dhe kur te armiqësohet i kalon kufijtë"([57]).
Pejgamberi, Alejhi selam, e shëroi këtë sëmundje me një metode te mire, duke na treguar se tradhtia është shkak ose mjet për fatkeqësi te mëdha, ne mesin e te cilave edhe mbizotërimi i armikut mbi popullin, ne mesin e te cilit është përhapur tradhtia. Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,:"…dhe nuk ndodhe ta thyejnë besën e Allahut dhe as besën e te dërguarit te Tij e te mos ua nënshtrojë Allahu një armik prej tjetërkujt, …"([58]), e ku ka tradhti me te madhe se sa ta tradhtosh Allahun, subhanehu ve teala, dhe te dërguarin e Tij (e te besh mëkate)?!
Pejgamberi, Alejhi selam, kërcënoi tradhtaret se ne Ditën e Kiametit do te zbulohen para te gjitha krijesave. Ibni Omeri transmeton s Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:
"Kur Allahu t'i bashkoje te paret dhe te mbramët ne Ditën e Kiametit, çdo tradhtari ia ngrit një flamur: Tradhtia e Filanit, te birit te filanit"([59]).  
C-    Koprracia. Koprracia është prej shkaqeve te humbjes se pasurisë dhe mu për këtë, Pejgamberi, Alejhi selam, nxiti për dhënie dhe tërhoqi vërejtjen nga koprracia. Fatimeja përcjell nga Esmaja se Pejgamberi, Alejhi selam, i kishte thënë:"Shpenzo e mos llogarit qe të të llogaris Allahu dhe mos tubo ne ndonjë ene (e te besh koprraci) qe të sillet edhe Allahu me ty ashtu (e te mos furnizoje më)"([60]).
Koprracia nuk është e përkufizuar vetëm ne pasuri, por mund te jete edhe ne dituri. Ebu Hurjre rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" Kush pyetet për ndonjë dituri ndërsa ai e fsheh, Ditën e Kiametit do te lidhet me një fre zjarri (ne goje)"([61]).
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, kërcënoi pasaniket, te cilët nuk e japin zekatin e pasurive te tyre me një ndëshkim te frikshëm dhe te tmerrshëm ne varr. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:"Ke e begaton Allahu me pasuri ndërsa ai nuk e jep zekatin e saj, ne Ditën e Kiametit, pasuria do t'i formësohet me formë gjarpri tullac, i cili mbi sy (ose buze gojës) ka dy vija te zeza dhe i cili ne Ditën e Kiametit e shtrëngon pastaj e thumbon dhe i thotë: Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt, pastaj lexoi këtë ajet: Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.(Ali Imran, 180)"([62]).
D-    Përgojimi. Definicioni i përgojimit: Përgojimin e ka definuar Pejgamberi, Alejhi selam, ne një hadith te vetin, te cilin na e përcjell Ebu Hurejre, ku thuhet:" A e dini se çka është gibeti? Thane: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine! Tha: T'ia përmendësh vëllait tënd atë qe ai e urren. Thane: Po çka nëse vëllai im e ka këtë? Tha: Nëse e ka atë qe ti e thua i ke bere përgojim ndërsa nëse nuk e ka ti ke shpifur për te"([63]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na mësoi se përgojimi ose gibeti siç quhet ne fjalorin fetar, njeriut i sjell vetëm te liga; e para dobësi shpirtërore ndërsa e fundit zjarre ne Xhehennem.  Enes Bin Maliku rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:"Kur shkova ne Miraxh (u ngrita ne qiej), kalova pranë një grupi njerëzish me thonj bakri, te cilët çjerrnin me thonj (gërvishtnin) fytyrat dhe gjokset e tyre. Thashë: Kush janë këta o Xhibrli? Tha: Ata janë qe hane pasuritë e njerëzve dhe ua shkelin nderin e tyre"([64]).
Ndërsa sa i përket rëndësisë se lënies se gibetit-përgojimit ne Islam, gjejmë se Pejgamberi, Alejhi selam, kishte porositur për lënien dhe braktisjen e saj edhe ne Haxhin e Fundit te tij, Haxhin Lamtumirës, dhe po te mos kishte rëndësi te madhe, natyrisht se nuk do ta cekte atë. Transmetohet se Pejgamberi, Alejhi selam, ne Haxhin Lamtumirës kishte ligjëruar dhe kishte thënë:" O ju njerëz! Çfarë vendi është ky? Thane: Ky është vendi i shenjte. Tha: Cili muaj është ky? Thane: Muaji i shenjte. Tha: Çfarë dite është kjo? Thane: Dite e shenjte. Tha: Veni re! Gjaqet tuaja, pasuritë tuaja dhe nderet (morali) juaj janë te shenjte ne mes jush (te ndalur te neperkemben) sikurse shenjtëria e ditës, muajit dhe vendit tuaj këtij, andaj le t'ia kumtoje prezantuesi atij qe ka munguar. Pas vdekjes sime mos o ktheni (e te bëheni) pabesimtare; t'ia godet njeri tjetrit qafat (me shpate, te luftoni ndërmjet vete)…"([65]). Ne një hadith tjetër, si vërtetim dhe përforcim i këtij argumenti, Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi,Alejhi selam ka thënë:" Mos keni zili ndaj njeri tjetrit, mos bëni nexhesh([66]) ndërmjet vete, mos e urreni njeri tjetrin dhe mos ia ktheni njeri tjetrit shpinën. Le te mos beje askush blerje mbi blerjen e tjetrit (ndërhyrje ne blerje) dhe bëhuni robër te Allahut vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi, nuk e le te paperkrahur dhe nuk e nënçmon. Takvaja (devotshmëria) është këtu, duke aluduar ne gjoksin e tij tri here. I mjafton njeriut si vepër e keqe ta nënçmoje vëllain e tij musliman. Çdo musliman ndaj muslimanit e ka te ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e tij"([67]).
E-    Shkëputja e marrëdhënieve familjare. Pejgamberi, Alejhi selam, tërhoqi vërejtjen nga kjo cilësi dhe tipar i ulet duke thënë:" T'ia keni friken Allahut dhe mbani lidhjet tuaja familjare".
Derisa ne këtë ane na tërhoqi vërejtjen për mosshkëputjen e lidhjeve familjare, ne anën tjetër na nxiti për mbajtjen e tyre duke na treguar se kjo është prej veprave me te mira, madje e ka radhitur pas besimit ne Allahun, subhanehu ve teala,. Thotë:"Veprat me te dashura tek Allahu janë besimi ne Allahun, mbajtja e lidhjeve familjare, urdhërimi për te mire dhe ndalimi nga e keqja, ndërsa veprat me te urrejtura tek Allahu janë politeizmi (shirku), pastaj shkëputja e lidhjeve familjare".
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, na tregoi se mbajtja e lidhjeve familjare është kusht për plotësimin e imanit-besimit. Thotë:"Kush beson ne Allahun dhe ne Ditën e Fundit le ta nderoje mysafirin. Kush beson ne Allahun dhe ne Ditën e Fundit le t'i mbaje lidhjet familjare dhe kush beson ne Allahun dhe ne Ditën e Fundit le te flet mire ose le te heshte!"([68]).
Mbajtja e lidhjeve familjare ne Islam konsiderohet prej shkaqeve qe ta shtojnë jetën. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,:"Vërtet me lëmoshë dhe mbajtje te lidhjeve familjare, Allahu zgjat jetën (e besimtarit) si dhe ia largon me to vdekjen e padëshiruar dhe te frikshme".
Poashtu thotë:"Kush ka dëshirë t'i shtohet pasuria dhe t'i mbesin gjurmët për kohe te gjate, le t'i mbaje lidhjet familjare"([69]). Poashtu ka thënë:" …dhe mbajtja e lidhjeve familjare, morali i mire dhe fqinjësia e mire, ndërtojnë shtëpitë dhe shtojnë jetërat"([70]).
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, njeriut, i cili mban lidhjet familjare ia ka garantuar Xhennetin. Ne një hadith qëndron:"Fol bukur, përhape selamin, mbaji lidhjet familjare dhe falu natën kur njerëzit janë fjetur, te fut Allahu ne Xhennet me paqe"([71]).
Mosmbajtja e lidhjeve familjare është shkak per mospranimin e veprave. Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,:"Vërtet veprat e bijve te Ademit (njerëzimit) prezantohen (para Allahut, subhanehu ve teala) çdo dite te enjte dhe natë të premte ndërsa Ai nuk pranon veprat e atij qe ka shkëputur lidhjet familjare"([72]). Pejgamberi, Alejhi selam, përveç kësaj na ka nxitur qe t'i mbajmë lidhjet edhe me te dashurit ose miqtë e baballarëve tanë. Ibni Omeri e kishte takuar një fshatar dhe kur mësoi se ai kishte qene shok i babait te tij, ia dha mushkën dhe fesin e tij (me te cilin mbështillte kokën). T'ia japim Ibni Omerit fjalën e te na rrëfejë për këtë më mirë. "Ibni Omeri rrëfen se një fshatar ose beduin kaloi pranë tij gjersa këta ishin ne rruge për ne Haxh (Mekke). Ibni Omeri i tha: A nuk je filani, i biri filanit? Tha: Po. Ibni Omeri shkoi tek mushka, ne te cilën pushonte (kur lodhje se ecuri) dhe mori imamen (fesin e kokës) dhe ia dha beduinit. Thane disa njerëz: Si ia dhe mushkën, ne te cilën pushoje dhe imamen, me te cilën mbështillje kokën ndërsa ky është beduin dhe do te kënaqej me një dërhem?! Tha: Unë e kam ndier Pejgamberin, Alejhi selam, duke thënë:"Vërtetë bamirësia me bamirëse (me e mira) është kur njeriu mban lidhjet me te dashurit e babait te vet pas vdekjes se tij"([73]).
F-    Padrejtësia. Padrejtësia është tipar i tiranëve, te cilët nuk ia kane friken Zotit te tyre. Pejgamberi, Alejhi selam, kur e shëroi këtë tipar te ndyre dhe antinjerëzor, iu tregoi njerëzve se nëse Allahu, subhanehu ve teala, si Krijues i te gjitha krijesave ia ka ndaluar Vetes se Tij padrejtësinë atëherë si ka mundësi qe njeriu ta ushtroje atë ndaj krijesave te Tij, Allahut, subhanehu ve teala. Ebu Dherr-rri transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ne një hadith kudsijj ka thënë se Allahu ka thënë:  ... O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtësinë andaj edhe ndërmjet jush e kam bere te ndaluar…"([74]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na tërheq vërejtjen qe te largohemi nga padrejtësia sepse ajo nuk te sjell te mira, si jo kur "ai qe mbjell ferra, nuk vjele rrush". Xhabir Bin Abdil-lahu transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" T'ia keni friken padrejtësisë sepse padrejtësia ne Ditën e Kiametit do te këtë errësira dhe keni kujdes nga lakmia, sepse ajo shkatërroi ata qe ishin para jush, (te cilët) i shtyri t'i derdhnin gjaqet e tyre dhe t'i lejojnë ndalesat e tyre"([75]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na këshilloi te largohemi prej padrejtësisë sepse nëse ti bën padrejtësi, atëherë do ti besh vëllait tënd musliman. Salimi transmeton nga babai i tij se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon. Kush është ne shërbim te vëllait te vet, Allahu është ne shërbim te kërkesës se tij. Kush largon nga muslimani ndonjë brenge, Allahu do t'ia largoje atij ndonjë brenge prej brengave te Ditës se Kiametit dhe kush ia mbulon muslimanit (ndonjë te mete), Allahu do t'ia mbuloje atij ne Ditën e Kiametit"([76]). Ndërsa ne një version nga Abdullah Bin Amri qëndron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës se te cilit janë te sigurte muslimanet, ndërsa muhaxhir është ai, i cili largohet nga ajo qe ia ka ndaluar Allahu"([77]).
Ne programin profetik, fundi i tiranëve është Xhehennemi. Havle El Ensarijje rrëfen se ajo e kishte dëgjuar Pejgamberin, Alejhi selam, duke thënë:" Vërtet disa njerëz janë duke ndërhyrë ne pasurinë e Allahut pa te drejte, andaj për ata ne Ditën e Kiametit (shpërblimi) do te jete Xhehennemi"([78]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na ka mësuar se mosndëshkimi i tiranit nga Allahu, subhanehu ve teala, ne këtë dunja nuk do te thotë se ai ka shpëtuar, jo, por kjo d.t.th te mbushet sa me shume mëkate ne mënyrë qe kur ta ndëshkojë, ta ndëshkojë dhembshëm. Ebu Musai transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" Allahu e afatizon tiranin (te padrejtin) ndërsa kur ta kap (ndëshkojë) nuk e lëshon dot", pastaj lexoi (ajetin):" Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.(Hud, 102)"([79]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na keshilloi te largohemi prej padrejtesise, sepse ajo është gjeja e pare, e cila gjykohet ne Diten e Kijametit. Thotë:" Gjaqet janë gjeja e pare qe gjykohet ne mes njerëzve"([80]). Pastaj na ka porositur qe atyre qe iu kemi bere zullum t'ua kërkojmë hallallin para se ta lëshoj/më këtë bote. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" Kush ia ka bere ndonjë padrejtësi vëllait, le t'ia kërkojë hallallin për te sepse atje (ne ahiret) nuk te vlen as dinari dhe as dërhemi, (kërkojuani hallallin) para se t'i merren njeriut te mirat dhe t'i epen vëllait te tij (qe i ka bere padrejtësi), e nëse nuk ka te mira, atëherë i merren te këqijat e vëllait te tij dhe i hidhen atij"([81]). Ndërsa ne një version nga Ebu Mutevekkil En Naxhiu, i cili transmeton nga Ebu Seid El Hudriu, Allahu qofte i kënaqur me te, se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: Shpëtojnë (largohen) besimtaret prej zjarri ndërsa ndalohen para urës, e cila është ne mes Xhennetit dhe Xhehennemit, duke shpaguar njërin prej tjetrit (marre hakun) për padrejtesite qe kane qene ne me tyre ne dunja. E kur te pastrohen dhe dëliren (prej tyre) iu lejohet te hyjnë ne Xhenet, dhe pasha Atë, ne dorën e te cilit është shpirti i Muhammedit!, njeriu prej tyre me mire do ta dije banesën e tij ne Xhennet se sa banesën e tij ne dunja"([82]). 
Pasthënie
Nuk ka dyshim se njeriu ne këtë dunja nuk ka mundësi te jetoje i vetëm ose te mos këtë nevoje për te tjerët, andaj mu për këtë, ai ka nevoje te pajiset me virtyte dhe tipare, me te cilat përfiton zemrën e te tjerëve, duke mos harruar këtu se qëllimi final duhet te jete vetëm për Allahun, subhanehu ve teala,.
Kjo njeherit do te mund te na shërbente edhe si koment i thënies se nënës sonë, Aishes, gruas se Pejgamberit, Alejhi selam,: "Shpirtrat janë te krijuar për t'i dashur ata qe iu bëjnë mire dhe për t'i urryer ata qe iu bëjnë keq". Nisur nga ky parim dhe te ngjashëm, themi se njeriu ne përgjithësi ndërsa muslimani ne veçanti, duhet te stoliset me virtyte dhe tipare, te cilat i sigurojnë qetësi, rahati dhe siguri ne shoqëri.
Ne si muslimane duhet ta falënderojmë Allahun, subhanehu ve teala, çdoherë për begatinë me te madhe qe na e ka dhënë, dërgimin e Pejgamberit, Alejhi selam, i cili na e sqaroi rrugën e lumturisë dhe i cili bazat e shoqërisë se tij i vëri mbi themele te moralit te larte dhe te lëvduar.
E lus Allahun, subhanehu ve teala, qe kjo vepër e imja te jete vetëm për Të dhe ta vendos këtë vepër timen ne peshoren e te mirave te mia ne ditën kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët, me përjashtim te atij qe shkon tek Allahu, subhanehu ve teala, me zemër te pastër!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
14-2-2004, e shtune,
Brunei Darussalam
(Përkthyer me 27 nëntor 2005, e diele([83]))
 
Referencat:
1.      Muhammed El Gazali, Huluku-l-Muslimi, Darul kalem, Damask, botimi i shtate, 1971, Damask, Siri
2.      Dr. Abdul Hamid Mahmud Mutevel-la, Ruhul Emaneti Vel Adaleti Fil Kur'ani Kerim es Sunneti Ve Ehemmijjetuha Fi Salahi El Insani Vel Xhemaati, Darul Mearif, Kajro, Egjipt,
3.      Ibni Ebi Dunja, Es Samtu Ve Hifdhul Lisani, Darul i'tisam, botimi i dyte, 1988, Kajro, Egipt,
4.      Ahmed Emin, Kitabul Ahlak, Mektebetu En Nehdati El Misrijjeti, botimi i dhjete, 1985, Kajro, Egjipt,
5.      Muhammed Bin Salih El Uthejmin, Sherhu Rijadis Salihine Min Kelami Sejjidi El Murseline, Mektebetu Et Tevfikijje, Egjipt,
6.      Mahmud Misrijj, Ve Bil Validjeni Ihsanen, Mektebetu El Buharijj Ve Muslim, botimi i dyte, Egjipt,
7.      Es Sejjid Sakar, Ihdheril Buhle,
8.      Libra te haditheve me komentet e tyre, si 9-të librat me e njohura te hadithet, pastaj libra te tjera, te cilat mund t'i hasni ne fusnota.
9.      Dr. Mustafa Hilmi, El Ahlaku Bejnel Felasifeti Ve Ulemai El Islam, botimi i pare, 2004, Darul Kutub El Ilmijje, Bjerut, Lubnan.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
[1] Ahmedi, ndërsa ngjashëm me këtë transmetojnë edhe Muslimi, Ebu Davudi, Ibni Maxhe, Nesaiu
[2] Kitabul Ahlak, Ahmed Emin, Mektebetu En Nehdati El Misrijjeti, bot: i 10-te,1985, Kajro, Egjipt, f:2
[3] Shiko: Dr. Mustafa Hilmi, El Ahlaku Bejnel Felasifeti Ve Ulemai El Islam, botimi i pare, 2004, Darul Kutub El Ilmijje, Bjerut, Lubnan, f:15-34, Cikel i ligjeratave te Dr:Muhamed Ahmed Ferraxh, doktor i Tesavvufit dhe Ahlakut, fakul: Usuluddin, Univerziteti Brunei Darussalam, 2003-2004
[4] Muslimi
[5] Tirmidhiu
[6] Muttefekun alejhi
[7] Buhariu
[8] Tirmidhiu, i cili thote se hadithi është: Hasenun Garib
[9] Buhariu
[10] Muslimi dhe Ebu Davudi
[11] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen garib
[12] Muslimi dhe Ibni Hibbani
[13] Tirmidhiu
[14] Ruhul Emaneti Vel Adaleti Fil Kur'ani Ves Sunneti Ve Ehemmijjetuha Fi Salahil Insani Vel Xhemaati, Dr/ Abdul Hamid Mahmud Mutevelli, Darul Mearif, Kajro, Egjipt, pa vit botimi, f:135-144
[15] Ibid
[16] Transmetojnë Ibni Maxheja dhe Ibni Hibbani
[17] Ebu Davudi
[18] Ibni Maxhe
[19] Transmeton Taberani
[20] Muslimi
[21] Buhariu
[22] Muslimi
[23] Imam Maliku
[24] Muslimi
[25] Ne sahihun e Muslimit qendron 70 e ca dege
[26] Buhariu
[27] Muslimi
[28] Tirmidhiu
[29] Hadithin e transmeton Taberaniu nga Nena e besimtarëve, Aisheja radijallahu teala anha
[30] Tirmidhiu, hadithi është hasen. Shejh Albani per nje forme te ngjashme te hadithit me këtë, ne Silsiletu Ed Daifa, nr: 5266, ka thënë se është i shpikur.
[31] Muslimi dhe Ahmedi
[32] Buhariu
[33] Muslimi
[34] Tirmidhiu
[35] El Mu'xhemul Kebir
[36] Ibni Maxhe
[37] D.t.th: Ne tere atë qe e dhamë për Allahun,subhanehu ve teala,, ajo ka mbetur sepse për te kemi shpërblim ndërsa këtë qe po e hamë, nuk kemi shpërblim dhe mu për këtë tha se kjo nuk ka mbetur.
[38] Tirmidhiu, i cili ka thënë: Hadith hasen sahih
[39] Bejhekiu
[40] Buhariu
[41] Muslimi
[42] Tirmidhiu
[43] Ahmedi
[44] Ahmedi
[45] Tirmidhiu, i cili ka thënë: Hadithi është hasen
[46] Ibni HIbbani. Shejh Albani thote se hadithi me këtë tekst është sahih ndersa me tekst: احفظ ما بين لحييك وبين رجليك Ruaje cka ke ne mes dy mjekrrave dhe ne mes dy kembeve", thote se është daif. Shif: Silsiletu Ed Daifa nr:2102
[47] Buhariu
[48] Imam Ahmedi
[49] Bezzari. Ngjashëm me te transmetojnë Muslimi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi
[50] Ebu Davudi
[51] Buhariu
[52] Ebu Davud
[53] Ahmedi
[54] Tirmidhiu
[55] Buhariu
[56] Buhariu
[57] Buhariu
[58] Ibni Maxhe
[59] Ahmedi
[60] Buhariu
[61] Ebu Davudi
[62] Buhariu
[63] Muslimi
[64] Ebu Davudi
[65] El Mu'xhem El Kebir
[66] Nexhesh është rritja e çmimit te artikullit pranë tjetrit ne mënyrë qe te mashtrohet e ta blejë me çmim me te larte.
 [67] Muslimi
[68] Buhariu
[69] Buhariu
[70] Ahmedi
[71] Ahmedi
[72] Këtë hadith e transmeton Ahmedi, ndërsa hadithet e kësaj pike deri këtu, te gjitha gjenden ne një libërth Ve Bil Validejni Ihsanen te Mahmud El Misrijj, libraria El Buhari Vel Muslim, botimi i dyte, Egjipt.
[73] Muslimi
[74] Muslimi
[75] Muslimi
[76] Muslimi
[77] Buhariu
[78] Buhariu
[79] Buhariu
[80] Buhariu
[81] Buhariu
[82] Buhariu
[83] Artikulli ne fjale është një punim imi seminarik ne gjuhen arabe, ne lenden e Et Tesavvuf Vel Ahlak, te cilin e kam punuar gjate vitit te kaluar akademik, 2004-2005. Profesori i lendes, Dr. Afuruddin Abdul Muttalib me pate këshilluar qe t'i ruaja disa punime te mijat ne gjuhen arabe, ne mënyrë qe ne te ardhmen te bej shtesa dhe t'i publikoj si libra, por meqë unë për momentin nuk kam kohe për një gjë te tille, vendosa te paktën ta sjell versionin shqip te punimit ashtu siç ka qene, ndoshta me ndonjë shtesë te vogël, me shprese se Allahu, subhanehu ve teala, dike do ta udhëzojë me këtë punim modest. Amin!
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013