Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FEJA E ISAIT

Isa Mustafa, në një tubim në Zllakuçan të Klinës, ka shfrytëzuar rastin të flet edhe për një pjesë të programit të tyre partiak, fenë dhe besimin në Zot. Ndonëse është, si pikë, e përgjithshme, pra nuk precizon se për çfarë besimi bëhet fjalë, megjithëkëtë, nëse hulumtohet brenda kontekstit të thënë dhe elementeve tjera, në këtë rast përkatësisë katolike të zllakuçanasve, citimit të Presidentit Rugova, i cili kishte një simpati të tepruar ndaj katolikëve, atëherë interpretimi se me këtë fe dhe besim është për qëllim vetëm krishterimi është shumë i mundshëm. Madje, LDK, edhe si parti, asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë për fenë e krishterë, jo për tjetër, por për atë se kinse bota kështu do të na pranonte më lehtë. Kjo është një marrëzi e llojit të vet, ngase, në asnjë raport ndërkombëtar, feja nuk është paraparë si pengesë; është nënvizuar papjekuria institucionale e shprehur në formë korrupsioni, vjedhjeje, mungese të sundimit të ligjit, krimi të organizuara, papunësie ekstreme, e një listë tjetër të gjatë të vërejtjeve, në të cilën feja nuk figuron fare. në të vërtetë, një qasje e tillë është edhe tendencioze, shumë provokuese dhe për shqetësim. Ajo është diskriminuese, sidomos kur kihet fakti se 96% janë deklaruar zyrtarisht myslimanë. Unë nuk do të doja ta shpjegoj kështu sikur Anton Çuni të mos ngrihej dhe këtë tubim dhe ta shfrytëzonte mundësinë për ta sharë Erdoganin dhe për të deklaruar se atë nuk e ka(në) vëlla. Ai ka vëllezër nga feja dhe ideologjia. Siç e potencone dhe vet, në LDK, disa (që kanë përkatësi myslimane) i ka vëllezër nga ideologjia, ndërsa vëllezërit nga feja i ka të krishterët, duke mos përjashtuar këtu as serbët. Feja i ka bërë vëllezër.
E dimë se është kohë fushatash dhe, siç është bërë traditë e keqe, akuzat nga më të pandershmet dhe më të pandërsjellat, por që edhe feja të jetë pjesë e tyre, kjo është e papranueshme.
Ata që luajnë me fenë, luajnë me zjarrin.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013