Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TIPARET E NJË LIDERI IDEAL – MODEL SULEJMANI, ALEJHI’S SELAM

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Koincidenca e fillimit të fushatës elektorale të partive politike në vend për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, dje dhe sot, me Ditën e Xhuma, moralisht, edhe neve hoxhallarëve na ka detyruar që sot, jo t’i bashkëngjitemi ndonjë partie, jo të rreshtohemi pas ndonjë lideri, por nga dëshira që e ardhmja e këtij vendi të jetë e ndritur, varfëria dhe mjerimi të zhduken, mirëqenia dhe harmonia të kthehen, t’i këshillojmë politikanët tanë, dhe atë duke iu sjell një shembull ideal, një profet, një burrështetas të matur, lidershipi i të cilit do të mbetet i përjetësuar në analet e historisë aq sa të ekzistojë njerëzimi. Ky është Sulejmani, i biri i Davudit, alejhima’s selam!
Besimtarë të respektuar!
Para se të ofroj para jush përshkrimin dhe platformën e këtij legjendari të gjallë dhe madhështor, më lejoni që shkurtimisht t’ua kujtoj rëndësinë e liderit në Islam. Siç e dini, Islami është një fe, e cila më shumë përkon me një sistem jete se sa me botëkuptimin e feve që sot ekziston në botë. Veprimtaria e tij nuk fillon me xhaminë dhe as nuk mbaron me të. Ai fokusohet në faktorin njeri, për të cilin ka ardhur dhe për të cilin ka sjellë legjislacion, pjesë e të cilit është edhe xhamia. Kështu, duke rrënjëzuar parimin se nuk ka veç njerëz të mirë, Islami jetën në këtë botë e futi brenda kornizave të një sistemi hyjnor, për të siguruar një mbarëvajtje të proceseve dhe një harmoni, qetësi dhe stabilitet ndërmjet anëtarëve të shoqërisë njerëzore. Strumbullar të tërë kësaj e bëri liderin, prijësin, nga i cili kërkohet dhe, në të njëjtën kohë, varet kjo mbarëvajtje e punëve dhe kjo harmoni e qytetarëve. Thotë Allahu:
“ثُمَّ جَعَلْنَاكُمْ خَلاَئِفَ فِي الأَرْضِ مِن بَعْدِهِم لِنَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ
Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t’ju parë si do të veproni” .
Mu për këtë, të dashur vëllezër, ligjëratën tonë mendojmë ta bëjmë si një pikënisje drejt një vetëdijesimi për zgjedhjen e më të mirëve, atyre që në mandatin e tyre nuk do të na zhgënjenin ose të paktën dëmi i tyre do të ishte më i vogël se sa demi i të tjerëve.
Muslimanë të respektuar!
Sulejmani, alejhi’s selam si personalitet
Personaliteti i tij ishte i ndërtuar nga tipare të fuqishme të moralit dhe burrërisë. Ato reflektonin një imazh ku fuqia nuk shkulte modestinë, pushteti përuljen dhe burrërinë, pasuria bujarinë, përkundrazi, që të gjitha ato elemente, që zakonisht njerëzit e rëndomtë i bëjnë të devijojnë, tek ai ujisnin dhe kultivonin virtytet e nderit dhe njerëzisë.
Ne sot nga ai kopsht do të vjelim këto cilësi:
1. Modestia.  Allahu i Madhëruar duke e përshkruar Sulejmanin, alejhi’s selam thotë:
“لَقَدْ آَتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَى كَثِيرٍ مِنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë” .
Për ta perceptuar realitetin e kësaj modestie, duhet të ndalemi dhe të shikojmë se çfarë pushteti kishte Sulejmani, alejhi’s selam.
    Kishte dituri të shumta, në mesin e të cilave edhe njohja e gjuhës së shpezëve dhe buburrecave,
    Ishte shumë i pasur, dhe
    Kishte pushtet shumë të madh.
2. I ditur. Arsyeja se përse po e ripërsërisim këtë cilësi nga ato që më herët përmblodhëm është fakti se ai, me gjithë modestinë që kishte, e meritonte një gjë të tillë. Kjo jo për tjetër por për atë se mungesa e diturisë do të shkaktonte rrëmujën dhe kaosin në shtet. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe Pejgamberi, alejhi’s selam, i cili thotë:
“إِذَا وُسِّدَ الْأَمْرُ إِلَى غَيْرِ أَهْلِهِ فَانْتَظِرْ السَّاعَةَ
Kur çështjet t’i ngarkohen atij që nuk është i denjë, atëherë prite Kiametin” .
3. I sjellshëm me prindër. Thotë Allahu:
“رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ
…Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi..” .
Kjo për faktin se përderisa nuk ka mirësjellje ndaj atyre që ka obligim parësor, si do të jetë puna me të tjerët. Një njeri që nuk kujdeset për shtëpinë e tij, ai për shtëpitë tjera është edhe më i pakujdesshëm. Pejgamberi, alejhi’s selam thotë: “Më i miri prej jush është ai që është më i miri për familjen e tij kurse unë jam më i miri prej jush për familjen time” .
Vëllezër besimtarë!
Ky ishte Sulejmani, alejhi’s selam ndërsa në vazhdim ja:
Platforma e tij
Strategjia e tij për udhëheqje ishte shumë efektive. Ajo kishte çdo element të nevojshëm dhe përfshinte çdo aspekt të duhur. Kjo zaten i siguroi atij pushtetin më të madh në botë që ka patur ndonjëherë njeriu.
Ja aspekti teorik dhe praktik i kësaj platforme dhe asaj strategjie:
1. Nuk shkel premtimet e dhëna. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“وَلَقَدْ آَتَيْنَا دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ عِلْمًا وَقَالَا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي فَضَّلَنَا عَلَى كَثِيرٍ مِنْ عِبَادِهِ الْمُؤْمِنِينَ
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë” .
Shevkani në Fet’hu’l Kadir, në koment të këtij ajeti ka thënë: Ata kanë punuar me atë që ua mësoi Allahut të Madhëruar ngase falënderimi me gjuhë nuk përsoset pa qenë i përparësuar me vepër zemre, e cila është vendosmëria për kryerje të adhurimeve – obligimeve dhe braktisje të mëkateve.
2. Kritere të ashpra pune
Sulejmani, alejhi’s selam nuk ishte një udhëheqës i shthurur, një prijës i dobët, një pushtetar i ngutshëm. Përkundrazi, ai ishte tepër i kujdesshëm dhe shumë vigjilente. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ (20) لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ
Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” 21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim)” .
Kriteret e punës këtu mund t’i përmbledhim në dy:
   Mbajtja e evidencës për punëtorët dhe mbikëqyrja e tyre
   Kërkimi i arsyetimit të justifikueshëm të mungesës, ndryshe pason dënimi.
Nëse Sulejmani, alejhi’s selam është interesuar edhe për këtë shpeze, atëherë çfarë i bën pushtetarët tanë të mos kujdesen për stafin dhe personelin e tyre?!
3. Verifikimi i lajmeve dhe mos ndikimi nga thashethemet. Ishte strategji e tij kjo në mënyrë që të mos vinte deri tek vendimet e gabuara. Kur pupëza e informoi për popullin e Belkizës, Sulejmani, alejhi’s selam tha:
“قَالَ سَنَنْظُرُ أَصَدَقْتَ أَمْ كُنْتَ مِنَ الْكَاذِبِينَ
Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” .
4. Nuk ka qenë i korruptuar. Kishte kuptuar se mirësitë e kësaj bote në raport me begatinë që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë nuk janë hiq asgjë ndaj edhe e shihje tek refuzonte çdo gjë dhe atë pa asnjë rezervë. Allahu i Madhëruar na e përshkruan këtë element të personalitetit të tij:
“  فَلَمَّا جَاءَ سُلَيْمَانَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٍ فَمَا آَتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِمَّا آَتَاكُمْ بَلْ أَنْتُمْ بِهَدِيَّتِكُمْ تَفْرَحُونَ
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!” .
6. Trajtimi human dhe njerëzor ndaj popullit. Pushteti i kishte dhënë, në vend të mendjemadhësisë, përgjegjësinë, ndaj e shihje tek sillej me popullin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur’ani na përshkruan mirësjelljen e tij me Belkizën, që nuk ishte pjesë e popullit të tij, dhe nëse ka qenë me të ashtu atëherë me popullin e vet padyshim se ka qenë shumë më i sjellshëm. Ky tipar është shumë i nevojshëm për një personalitet publik. Allahu i Madhëruar një gjë të tillë ia mësoi edhe Muhammedit, alejhi’s selam kur i tha:
“فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ
Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten” .
Te nderuar vëllezër
(Përmbyllje)
Mos harroni se vota juaj ka peshë të madhe, si në këtë botë për zgjedhjen e liderit por edhe para Allahut të Madhëruar ngase ju me duart tuaja sot vendosni për caktimin e të mirës apo të keqes. Keni kujdes se kujt ia jepni votën, ikni nga padrejtësia, ikni nga fanatizmi dhe verbëria partiake…Përkujtoni se njerëzit janë të ndryshëm dhe vlejnë për funksione të ndryshme ndaj le të mos iu pengojë përkatësia partiake që votën të mos ia jepni të mirit. Përkujtoni se një njeri mund të jetë shumë i mirë, shumë i moralshëm, shumë i ditur por jo edhe për pushtet. Ebu Dherri, me gjithë afërsinë që kishte me Muhammedin, alejhi’s selam, me gjithë shoqërinë e madhe që kishin, me gjithë statutin e tij prej një sahabiu të vjetër (prej të parëve), megjithatë kur kërkoi udhëheqjen e një vendi, Pejgamberi, alejhi’s selam nuk ia mundësoi një gjë të tillë duke i thënë:
“يَا أَبَا ذَرٍّ إِنَّكَ ضَعِيفٌ وَإِنَّهَا أَمَانَةُ وَإِنَّهَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ خِزْيٌ وَنَدَامَةٌ إِلَّا مَنْ أَخَذَهَا بِحَقِّهَا وَأَدَّى الَّذِي عَلَيْهِ فِيهَا
O Ebu Dherr! Ti je i dobët kurse kjo pozitë është amanet kurse në Ditën e Kiametit është pikëllim dhe keqardhje përveç nëse ia jep hakun (e merr me seriozitet) dhe kryen obligimet përkatëse”.
Posti, në rast se keqpërdoret, sikur që është dëshpërim për atë që ka zënë atë, është i tillë edhe për atë që ia ke hedhur votën atij! Ndaj të jeni të vëmendshëm!
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013