Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MË DHA TREFISH MË SHUMË SE QË KËRKOVA

Hoxha i njohur nga Egjipti, Muhammed Hassan [Allahu e ruajt!], rrëfen e thotë: Pasha Allahun, me sytë e mi e kam parë një jemenas në Qabe, i cili kishte ngritur duart drejt qiellit ndërsa e luste Allahun e Madhëruar me një përulje, nënshtrim dhe përgjërim të madh, aq sa më bëri përshtypje të madhe. Qante. E shkova ndërsa zemra mu rrëqeth aq sa u frikësova të më pushojë fare. Iu afrova pranë me qetësi ngase nuk doja ta shkëpus nga kjo gjendje shpirtërore në të cilën ishte.  Fala dy regate dhe u ula pranë tij. Të qarit e tij më bëri të qajë dhe unë. Qëndrova goxha një kohë të gjatë pranë tij ashtu i përlotur.
Pas pak, pranë nesh kaloi një njeri bujar, i cili u prek nga ajo që pa mu ashtu sikurse unë. Iu afrua këtij njeriu dhe i dha selam – e përshëndeti, por, për shkak të thellimit në lutje dhe dua, nuk ia ktheu. Nuk e dëgjoi përshëndetjen. Ky njeriu bujar nxori nga xhepi një shumë parash dhe ia lëshoi në prehër dhe u nis. Njeriu nuk e vërejti fare këtë. Nuk e dinte se çfarë po ndodhte në prani të tij. Pas pak, uli duart nga lutja dhe kokën në shenjë pendimi e tërhoqi poshtë. Shikoi në prehër kur ja paratë. Buzëqeshi. Pastaj qau. I ngriti duart prapë dhe filloi të lutej i përulur dhe me mallëngjim. Pasi e mbaroi, iu afrova, e përshëndeta me selam, ia putha kokën dhe i thashë: Të bëj be në Allahun të më flasësh për çështjen tënde!
Buzëqeshi dhe më tha: Po ty ç’të intereson puna ime?!
Pasha Allahun, do të më rrëfesh! Dhe fillova të qaj.
Sikur iu zbut zemra nga të qarit tim, andaj filloi të më tregonte për veten.   
O biri im!
Pasha Allahun, kam ardhur në këtë vend ndërsa brengën dhe hallin tim nuk e di askush pos Tij.
Nuk e kam lutur askënd përveç Tij.
Askujt nuk i jam ankuar për hallin tim.
Thashë: “O Zot, unë jam në Shtëpinë Tënde ndërsa askënd tjetër përveç Teje nuk e kam lutur, andaj, a do të më lësh të përbuzur dhe të nënçmuar?!”
O biri im!
Pasha Allahun, më ka dhënë trefish më shumë se që e kam lutur!
O të dashurit e mi!
Kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton!
Kush mbrohet me Të, shpëton!
Kush i dorëzohet, e udhëzon!
O Allah, na begato me sinqeritet dhe mbështetje të sinqertë në Ty!

Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013