Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUSH NË TË VËRTETË QËNDRON PAS ESKTREMISTËVE?

Çështja rreth ekstremizmit fetar islam sa vjen e bëhet më komplekse. Kësaj, pandershmërisht, i ka kontribuar edhe një pjesë e mediave, të cilave i faturohet edhe klima e re urrejtëse, shpifëse dhe deziinformuese. Në të vërtetë, këtyre do të duhej t’i hidhet faji edhe për vet pasojat, pasi që janë shkaktarë kryesorë të asaj që po e paraqesin si rrezik islam për Kosovën. Këta janë provokuesit. Unë do të doja vetëm të rikujtoj se këto vitet e fundit aktet terroriste që i janë mveshur myslimanëve në Perëndim, nuk kanë qenë të orkestruara nga organizata ekstremiste. Ato kanë qenë reagime instinktive ndaj asaj që ata e kanë parë si dhunë dhe padrejtësi.
Ka dhe një tjetër gjë, e cila mendoj se në rastin tonë është më e theksuar. Është provokimi i ekstremizmit. Tash e sa herë është vlerësuar se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi islam, por megjithëkëtë, zërat kobndjellës nuk kanë reshtur së krekosuri për ekstremizmin islam. E kanë paraqitur si problem kryesor në Kosovë. Këtë e kanë bërë zakonisht gazetarët, të cilët, qoftë për shkaqe personale (ateistë, të krishterë, etj), qoftë për shkak të karakterit prej sahanlëpirësish që kanë, kanë tentuar ta mbajnë Islamin si problem, e me çka, realisht, kanë dashur t’i hedhin popullit hi syve, në mënyrë që të mos jetë në ngjarje rreth asaj se çfarë po ndodhë. Apo, edhe më keq, janë vet organizata të caktuara shtetërore që qëndrojnë pas tyre.
  1. Aktualisht, kemi veriun, problem që sfidon shtetësinë tonë. Me gjithë lajkat dhe sorollatjet e politikanëve ndaj serbëve, këta të fundit nuk ndalen së refuzuari shtetësinë e Kosovës.
  2. Kemi korrupsionin që pothuajse është bërë imazh i qeverisjes në vend. Kemi shkallë të madhe papunësie në vend derisa imazhet që shënuan fillimin e pranverës arabe po zënë vend edhe tek ne.
  3. Sundimi i ligjit është larg çdo niveli të dëshiruar. Adresa e dështimit dihet.
  4. Arsimi ka dështuar. Zhveshja e tij nga edukimi ka bërë që dhuna dhe cilësia super e dobët të jenë lajmet më të shpeshta për arsimin në vend.
Mendoj se këto janë probleme kyç, janë kryefjala e mjerimit në Kosovë. Janë gjëra, për zgjidhjen e të cilave do të duhej të kontribuonim të gjithë. Ta lëmë ekstremizmin. Ai nuk është problem. Ose, edhe nëse vërehet prania, ende nuk është në shkallë shqetësimi. Madje, do të doja t’iu garantoj se zgjidhjen e këtij problemi mund ta bëjmë shumë lehtë. Mund të kursejmë shumë nga mundi dhe mjetet. Respektoni të drejtat e myslimanëve. Lejoni bartjen e shamisë në shkolla. Mos i përjashtoni nga shoqëria. Janë shumicë. Pastaj, institucionin më të madh në vend, BIK-un, mos e anashkaloni. BIK-u ka një infrastrukturë të shtrirë në tërë Kosovën. Është institucioni i vetëm që organizon jetën fetare në vend. Me një bashkëpunim të ndërsjellë, probleme si këto të paqenat nuk do të na lodhnin fare.
Institucionalizojeni fenë. Nëse diç ka alarmante këtu, është kjo. 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013