Fadlullah Mumtaz
Një mysliman –si është publikuar në revistën el-Bushra- kishte marrë me qira një shtëpi. Gruaja e pronarit të shtëpive që lëshoheshin me qira, e që nuk ishte myslimane, kishte shkuar një ditë tek ai dhe me habi i thoshte: O biri im, ne kemi patur kaq shumë qiramarrës por nuk ka ndodhur kurrë që ndonjëri prej tyre ta mbante shtëpinë kaq pastër siç po e mban ti, të lutem më trego përse e bën këtë?! Çfarë të shtyn?! Çfarë të motivon?! Atëherë myslimani filloi t’i përgjigjej: Unë e mbaj pastër kështu ngase feja jonë është fe e pastërtisë, bukurisë, fe e largimit të papastërtive, fe e bamirësisë ndaj fqinjëve, fe e besnikërisë ndaj qiradhënësit, kështu që unë kujdesem për shtëpinë, e rregulloj, pastroj dhe mirëmbaj në vazhdimësi!
Kur gruaja dëgjoi këto fjalë, iu drejtua myslimanit: Atëherë, të lutem, më fol për këtë fe, çfarë feje është ajo, kush është pronari – themeluesi i saj, më fol për mësimet e saj!
Pastërtia dhe mirëmbajtja e shtëpisë ishin shkak që kjo grua bashkë me burrin e saj pranuan Islamin.
Përshtati në shqip: Sedat Islami