Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUSHTET E NDËSHKIMIT TË NXËNËSVE ME RRAHJE

Fadlullah Mumtaz
Përdorimi i një force të lehtë (rrahjes) në edukimin e fëmijëve dhe arsimimin e tyre është me rëndësi të veçantë, por, për të mos dalë jashtë kornizave të edukimit dhe jashtë qëllimeve parësore, ose, për të mos kaluar nga përmirësimi në dëmtim dhe hakmarrje, është kushtëzuar nga dijetarët myslimanë me një sërë kushtesh, të cilat do t’i përmendim në vijim:
  1. Që të mos aplikojë këtë metodë vetëm se në mënyrë graduale. Pra. Më parë t’ia tërheq vërejtjen për gabim, pastaj ta këshillon, ta udhëzon, e nëse këto nuk kryejnë punë, atëherë të kalon tek qortimi dhe kërcënimi me ndëshkim por jo duke përdorur fjalë fyese dhe ofenduese. Ka thënë Ebul-Hasen el-Kabisiu: “..atë që shkujdeset për përmbajtjen dhe maturinë duhet edukuar me kërcënim dhe qortim por jo edhe me sharje dhe fyerje.” ([1]Nëse këto nuk japin efektet e duhura, atëherë mësuesi ka të drejtë të përdorë rrahjen si mjet por jo që edhe ta aplikojë atë pa kaluar paraprakisht në etapat që përmendëm të cilat edhe mund të mjaftojnë për edukim. Ibni Halduni citon në Mukaddime-n e tij këshillën dhe porosinë e Harun Rreshidit dhënë mësuesit personal të birit të tij, Muhammed Eminit: “Le të të mos kalojë asnjë çast pa e shfrytëzuar me një dobi të cilën do t’ia mësosh atij, por, jo duke e mërzitur, ngase kështu do t’ia vrasësh (paralizosh) mendjen (trurin) atij. Mos shfaq tolerancë të madhe ndaj që t’i hijeshohet dhe të familjarizohet me kohën e lirë. Drejtoje sa të kesh mundësi duke përdorur afërsinë dhe butësinë, e nëse refuzon, atëherë bëhu i ashpër dhe i vrazhdë ndaj tij!” ([2])
  2. Që fëmija ta kuptojë edukimin ngase nuk i lejohet mësuesit që të rrah fëmijën që nuk kupton se ç’është edukimi. Po kështu rrahja patjetër duhet të përshtatet me moshën dhe me peshën e gabimit. Është pyetur Imam Ahmedi për mësuesin që rrah fëmijët-nxënësit ndërsa ka thënë: “Po, rrihet sipas faji gabimit të bërë, por, le të kursehet nga rrahja e fuqishme, ndërsa nëse fëmija është i vogël dhe nuk kupton, atëherë nuk rrihet.” ([3]Në Fetava el-Burzuli qëndron: “Në mesin e fëmijëve (nxënësve) ka të fuqishëm dhe të dobët, kështu që secili rrihet sipas fuqisë që ka dhe gabimit që ka bërë. Nuk mund të kenë bërë gabime të ngjashme.” ([4]) Ibni Haxhibi ka thënë: “Nëse nxënësit nuk kanë kryer detyrat e tyre, atëherë veprohet sipas karaktereve të tyre, sepse, në mesin e tyre ka që qortimi mjafton me një mrrolje të fytyrës, ka të tjerë që duhet qortuar me fjalë derisa të tjerë nuk mund të marrin mësim vetëm se duke i rrahur. Pra, të gjithë duhet trajtuar sipas gjendjes së tyre.” ([5]) Ngjashëm me të ka thënë edhe Abderiu, duke shtuar se parimisht do të duhej edukimi të bëhej me butësi, mëshirë dhe afërsi ndërsa rrahja do të përdorej si mjet vetëm kur këto të kenë dështuar. ([6])
  3. Që mësuesi të bindet se rrahja rezulton me qëllimin e dëshiruar, edukimin, ndryshe, rrahjen duhet shmangur ngase ajo përdoret vetëm për përmirësim, pra është mjet ndërsa mjeti në qoftë se nuk shpie tek qëllimi i kërkuar, nuk ligjësohet. ([7])
  4. Që vet mësuesi të jetë ai që rrah fëmijën e jo për këtë ta autorizon ndonjë nga nxënësit sepse kështu do të krijohej një klimë urrejtjeje dhe smire në mesin e nxënësve. ([8])
  5. Që mësuesi t’i shmanget rrahjes gjatë kohës sa është i hidhëruar sepse në këtë rast rrahja do të ishte për shfryrje mllefi dhe jo për edukim. Ka thënë Kabisiu: “Po kështu duhet që mësuesi i fëmijëve që të ketë kujdes për ta në mënyrë që t’i edukojë për të mirën e tyre. Mësuesi nuk guxon që me rrahje ta shfryj mllefin, ndryshe kjo është rrahje e fëmijëve të myslimanëve për qejfin e tij dhe kjo nuk është drejtësi.” ([9])
  6. Që rrahja e nxënësit nga mësuesi të jetë e ligjësuar fetarisht në sasi, formë dhe vend. Sa i përket sasisë dhe formës, juristët myslimanë kanë kushtëzuar që rrahja të jetë domosdo e lehtë dhe jo më shumë se tri të rëna. Në Mugni qëndron: “Nëse mësuesi e godet tri herë, atëherë nuk bart përgjegjësinë e dëmtimit, e nëse e godet më shumë, është ai që e bart këtë përgjegjësi.” ([10]Ndërsa sa i përket vendit të goditjes, detyrimisht duhet shmangur vendet e ndaluara për goditje, si: fytyra, koka, gjoksi, barku, etj. Mund të zgjedh vendet – pjesët të cilat janë më pak të ekspozuara ndaj dëmtimit të fëmijës, si këmbët, etj. ([11]) Rrahja -nënvizon Kabisiu- duhet të jetë rrahje që dhemb por jo edhe që dëmton gjymtyrët e trupit.([12]) Në Fetava el-Burzuli qëndron: “Nuk e godet në kokë dhe fytyrë ngase mund t’ia dëmtojë trurin apo t’ia shtrembërojë syrin, apo edhe t’ia lë ndonjë pasojë të keqe. Ndërsa goditja në këmbë nuk mund të shkaktojë probleme. ” ([13])
  7. Që mësuesit të ketë leje nga autoritet për ta përdorur rrahjen si mjet edukimi. Këtë e kanë kushtëzuar pothuajse të gjithë juristët myslimanë, si hanefitët ([14]), malikitët sipas një mendimi ([15]) dhe disa shafiitë ([16]). Kjo për shkak se edukimi i fëmijës me rrahje është ndëshkim ta’zirijj (edukues, për të mos e bërë shprehi një gabim, ndërsa nuk është masë e caktuar ndëshkuese), gjë kjo që i lejohet vetëm autoritetit (përgjegjësit) kryesor (ar. el-velijj), që në këtë rast nuk është mësuesi. Leja për dhënie mësim nuk interpretohet si leje edhe për ndëshkim. Për këtë shkak edhe nuk ka të drejtë ta përdor atë pa leje paraprake ([17]).  Ndërsa hanbelitët([18]), mendimi tjetër i malikitëve([19]) dhe një pjesë tjetër e shafiitëve([20]), mendojnë se nuk kushtëzohet leja e autoriteteve për shkak ixhmai (konsensusi) i qëndrueshëm është që t’i lejohet mësuesit rrahja e fëmijëve pa lejen nga autoriteti kryesor([21]). Ky mendim merret edhe si më i pranuar për dy arsye kryesore: 
  • Leja për këtë rrahje (me këto kushte) është leje tradicionale, e e cila është sikur leja me autorizim([22]). 
  • Kushtëzimi i lejes së autoriteteve për rrahje të nxënësve mund të mos reflektojë drejtësinë e duhur, për shkak se leja mund të jetë e përkohshme, parciale, kështu që mund t’i përfshijë disa dhe jo të tjerët. Kjo, tek këta fëmijë që nuk kuptojnë natyrën e lejes, do të lë pasoja negative, jo vetëm në psikikën e tij, por edhe në mësim.
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
 
 


[1] Fetava el-Burzuli, 3/574; Hashijetu-s-Savi, 5/291; Tahriru-l-mekal fi adabi ve ahkami ve fevaid jahtaxh ilejha mueddibu el-atfal li ibni haxher, f. 79; Xhevanib et-terbijjeti-l-islamijjeh të Mikdad Jalçin, f. 431.

[2] F. 451.

[3] El Mugni i Ibni Kudames, 5/537; Hashijetu-l-xhumel ala sherhi-l-menhexh, 5.164; el-Mi’jar el-muarr-rreb i Etsherisit 8/256; el-Adab esh-sherijijjeh ve-l-mineh el-merijjeh i Ibni Muflihit 1/506.

[4] 3/574.

[5] el-Med’hal, 2/459.

[6] Et-terbijjetu el-islamijjetu ve felsefetuha të Muhammed Atijjeh el-Ebrashit, f. 152.

[7] el-Mi’jar el-muarr-rreb i Etsherisit 8/250; 258; El-Fevakih ed-devani të Nefravit, 2/124; Fetava el-Burzuli 38/574.

[8] Mevahib el-xhelil të Hattabit, 4/15; Tebsiretul hukkam të Ibni Ferhunit, 3/301; Esna el-metalib të Ensarit, 3/239; Mugni el-muhtaxh të Sherbinit, 4/192; Reudatu et-talibine të Neveviut, 10/175; Tahriru el-mekal të Ibni Haxherit, f. 80.

[9] Fetava el-Burzuli, 3/590; Et-terbijjetu fi-l-Islam të Dr. Ahmed Fuad el-Ehvanit, f. 310.

[10] Mugni i Ibni Kudames, 8/372.

[11] el-Mi’jar el-muarr-rreb i Etsherisit 8/258; Tahriru el-mekal të Ibni Haxherit, f.73; Fetava el-Burzuli, 3/574-576.

[12] Hashijetu-s-Savi ala esh-sherhi-s-sagir, 5/291; Fetava el-Burzuli, 3/590.

[13] 3/560.

[14] Bedaiu-s-sanaië të Kasanit, 7/305; Hashijetu-t-Tahtavi ala ed-durr-rri-l-muhtar, 4/275; Hashijetu Ibni Abidin, 6/567; Xhamiu el-ahkami es-sigar, 2/168.

[15] Xhevahir el-iklil të El-Abi, 2/296.

[16] Hashijetu esh-shebramlesi ala nihajeti-l-muhtaxh, 8/28; Reudatu-t-talibine të Imam Neveviut, 10/175.

[17] Hashijetu Ibni Abidin, 3/189; Tahriru el-mekal të Ibni Haxherit, f.77; Reudatu-t-talibine të Imam Neveviut, 10/175; Mugni i Ibni Kuddames, 4/193.

[18] Mugni i Ibni Kuddames, 5/537; 8/327; Sherhu munteha-l-iradat të Behutit, 3/305; el-Furuë të Ibni Muflih, 6/106; el-Ahkam es-sultanijjeh të Ibni Ja’las, f. 282.

[19] Hashijetu-d-seuki ala sherhi-l-kebir, 4/354.

[20] Mugni el-muhtaxh i Sherbinit, 4/193.

[21] Tahriru el-mekal të Ibni Haxherit,, f. 78; Mugni el-muhtaxh i Sherbinit, 4/193, el-Mubdië të Ibni Muflihit, 8/341.

[22] Mexhmuul fetave të Ibni tejmijes, 11/427; 29/20; Mugni i Ibni Kuddames, 8/327.


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013