Një ditë po vështroja një shok timin që ishte ulur në një pushimore në korridor të objektit ku punojmë ndërsa tallej he përqeshte çdokënd që i kalonte pranë. Njerëzit i shmangeshin takimit me të. sikur njerëzve ua përkujtonte hadithin profetik: “Njeriu me pozitën më të keqe tek allahu është ai, të cilin njerëzit e braktisin shkak i paturpësisë së tij.”
Ishte i njohur për fjalor të pistë. Iu afrova dhe fillova bashkëbisedimin me të. e pyeta për familjen, veçanërisht fëmijët dhe studimet e tyre. E pyeta edhe për gjendjen e tij. “Ke në telefon bluetooth?” – e pyeta. Jo- mu përgjigj. E dija se kishte, por, nejse. I thashë: Si thua të dëgjojmë bashkë ca ajete kur’anore. Dakord- më tha. Dëgjuam disa ajete, nga melodia e bukur e të cilave u prek shumë. Filloi të qante shumë.
Eh, sa shumë prej atyre që janë në rrugë të drejtë ankohen për thatësinë e syrit!
I madhëruar qofsh, o Allah!
Mësime nga tregimi:
- Ikja nga gjykimi ndaj njerëzve duke patur parasysh vetëm aspektin e jashtëm të tyre - pamjen. Pasha Allahun, askush përveç Tij, nuk e di se çfarë fshehin njerëzit në zemra.
- Larmia e metodave në Davet (Thirrje).
Për fund,
Nëse nuk mund ta ndryshosh historinë, ndoshta ata që i thërret në fe, mund ta bëjnë këtë!