Dr. Muhammed Arifi
Një ditë, derisa Abdullahu ishte nisur për në Xhami ndërsa kureshtja për namaz dhe adhurim e kishte kapluar të tërin, pa në rrugë një njeri që, ndonëse kishte thirrur ezani, punonte ende. Më konkretisht, kishte hipur në një palmë kurse të veshura kishte rrobat e punës. Ibni Omerin e pengoi kjo. Si nuk kujdeset ky njeri për namaz?!
“Zbrit poshtë për namaz!” – i bërtiti.
Mirë, mirë, po zbres –iu përgjigj me butësi njeriu.
Shpejto, or gomar –i bërtiti prapë Ibni Omeri.
Si, mua më thua gomar – i tha me zë të lartë njeriu. Theu një degë palme që t’i binte me të kokës. Abdullahu mbuloi kokën me shallin e tij që mos ta njihte njeriu dhe u nis në xhami. Njeriu zbriti ashtu i hidhëruar dhe shkoi në shtëpi, ku e fali namazin dhe pushoi pa, për të dalë sërish për të vazhduar punën e tij.
Erdhi koha e ikindisë. Abdullahu u nis prapë për në xhami. Kaloi pranë ky burrë, i cili nuk e njihte ndërsa e përshëndeti me selam.
Si je? Si qëndron puna me hurmat këtë vit?
Mirë- iu përgjigj njeriu ndërsa falënderoi Allahun për mirësitë.
Allahu të begatoftë për punë të mira dhe të shpërbeftë për këtë mund! – u lut për të Abdullah.
Njeriu u gëzua shumë nga kjo lutje e Abdullahut.
Siç duket, për shkak të angazhimit të madh, nuk paske vënë re se ka hyrë koha e namazit të ikindisë. Nuk është keq sikur të zbresësh dhe ta falësh namazin. E pastaj, vazhdo punën tënde. Allahu të ruajt dhe të dhëntë shëndet!
InshaAllah! Tash do të zbres. Zbriti dhe e përshëndeti dorë për dore Abdullahun. Të falënderoj për këtë moral të lartë që tregove. Ndërsa, sa i përket atij që kaloi pranë meje në kohën e namazit të drekës, do të doja shumë ta takoj që t’i tregoj se kush është gomari!