Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
CILAT JANË DALLIMET NDËRMJET GJINIVE?

Mashkulli nuk është sikurse femra.” (Kur’ani: 3: 36)
Ebu Ahmed Zehrani

Jobesimtarët, bashkërisht me hipokritët, kanë ngritur prapë një çështje, me të cilën duan të shpallin kundërshtinë e tyre të hapur ndaj Librit të Allahut. Është kjo çështja – thirrja në zhdukjen e dallimeve ndërmjet meshkujve dhe femrave. Kjo thirrje, me këtë dimension përgjithësues, është tipike jobesimtare dhe bie ndesh me tekstet e qarta nga Kur’ani dhe Sunnetit, të cilat do tua paraqesim në vijim. Më parë, para se të përmend konceptin islam të mbështetur me argumentet përkatëse, do të doja tua përkujto se një lloj dallimi ndërmjet gjinive është anuluar nga Allahu. Fjala është për dallimin, i cili për referencë ka patur faktorin njeri. kjo është diç që Allahu nuk e ka ligjësuar. Është padrejtësi dhe mendjemadhësi. Ja për çka është fjala: “
Madje ata thoshin: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (meshkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do ta ndëshkojë Ai cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.“ (El-En’amë, 139)
Ky dallim, që në thelb paraqet padrejtësinë dhe shkeljen e të drejtës së femrës, është i ndaluar, ndërsa mohimi i dallimeve të përshkruara nga Allahu, e të cilat kanë ardhur si veçori për gjinitë përkatësi, është mohim i fesë. Në vazhdim do t’iu përmendim disa nga tekstet kur’anore dhe profetike. Thotë Allahu: “…E mashkulli nuk është si femra…“ (Ali Imran, 36); “Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.“ (En-Nisa, 32 )
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka mallkuar ata që përpiqen të anulojnë dallimet dhe veçoritë gjinore. Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi [Allahu qoftë i kënaqur me të dy!] se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i ka mallkuar burrat që përpiqen të imitojnë femrat dhe femrat që përpiqen të imitojnë burrat. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të!] transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka mallkuar burrin që vesh rrobat e gruas dhe gruan që vesh rrobat e burrit.
Ajo që më së shumti dallon njëri nga tjetri tek mashkulli dhe femra janë të drejtat përkatëse. Jetën bashkëshortore Allahu e ndau në dysh. Secili nga burri dhe gruaja punojnë për të ndërtuar mbretërinë familjare. Ndërsa, po të kryenin që të dy të njëjtën punë, atëherë familja nuk do të ekzistonte. Aspekte të caktuara të saj do të mbeteshin përherë jofunksionale. Prej punëve që Allahu ia ngarkoi burrit dhe me të cilat e dalloi atë për shkak të përputhjes me natyrën e tij janë sigurimi i furnizimit familjar, banimit, kujdesit dhe ruajtjes. Thotë Allahu: “Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t'i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuani atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojë për të gjidhënëse tjetër. 7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).“ (Et-Talak, 6-7)
Ndërsa ajo me çka u obligua gruaja, e që përputhet patjetër me natyrën dhe fizikun e saj, është shtatzënia, gjidhënia dhe kujdesi ndaj fëmijëve. Thotë Allahu: “Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t'u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje".“ (El-A’rafë, 189); “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju (baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh çka punoni.“ (El-Bekare, 233)
E, duke qenë se jeta nuk mund të zhvillohet drjetë pa një prijës, atëherë burrin, për shkak të aftësive dhe karakteristikave, e bëri udhëheqës të familjes. “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.“ (En-Nisa, 34)
Dallimet janë bërë edhe në dëshmi, por edhe në trashëgimi. Mashkulli, për shkak të rrethanave, trashëgon dyfishin e femrës.
Për ta ruajtur këtë mbretëri (familjare), urdhëroi që ajo të ruhet nga elementet e huaja. Për këtë shkak, ndaloi çdo formë të lidhjeve intime të jashtëligjshme. “Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), 6. Me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, 7. E kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara.“ (El-Mu’minune, 5-7)
Për të qenë ruajtja edhe më e fortë, ndaloi çdo gjë që mund të shkaktojë rrezik për familjen. Kështu, urdhëroi të dy gjinitë që të mos shikojnë në gjëra të ndaluara. “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. 31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre...“ (En-Nur, 30-31)
Për shkak të natyrës joshëse të femrës, e urdhëroi që të mbulohet. “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.“ (El-Ahzab, 59)
Për të mos shfrytëzuar dallimet gjinore për padrejtësi ndaj njëri tjetrit, feja ndaloi dhunën ndaj njëri tjetrit. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i drejtohet burrave për gratë: “T’ia keni frikën Allahut në raport me gratë tuaja...” (Buhariu) Po kështu edhe grave ua përkujton se përbuzja dhe mosmirënjohja e tyre janë shkak i ndëshkimit në zjarr të Xhehennemit.
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013