Sikur ta merrje një libër me rrëfime për të penduarit dhe ta lexoj një rrëfim të veçantë, të cilin më pas do t’ia përcjellësh kolegut në punë, i cili do të ndikohej prej tij dhe, gjatë kohës së pushimit, do tua përcillte të tjerëve, në mesin e të cilëve mund të jetë dhe një profesor, i cili më pas do tua përcjell 100 studentëve: a mendon se shumë të mirat do t’i vjelje! Sa më shumë që të përhapej ai tregim, ti vazhdimisht do të shpërbleheshe.
Vëlla Thirrës!
Janë në pyetje vetëm pesë minuta. Ummeti është në pritje të kontributit tuaj. Të mirat përhapen në mesin e shoqërisë. Ndoshta ky pesëminutëshi është mjeti më i mirë për përhapjen e tyre.
Vëlla Thirrës!
Leximi yt për vetëm pesë minuta mund të jetë i dobishëm për fenë dhe besimtarët derisa neglizhimi i tyre mund të jetë me pasoja.
Janë vetëm pesë minuta, por nëse janë për Allahun, nuk humbasin kurrë. Allahu ka thënë: "… ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë...“ (err-Rra’du, 17)
Përshtati: Sedat ISALMI