Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
30 FJALË DHE KËSHILLA KUSHTUAR HOXHALLARËVE
Nëse ka programe dhe kurse të caktuara për njerëzit në përgjithësi, përse të mos ketë të atilla edhe për përgatitjen e Thirrësve?
Drejtimi i masës kah Thirrësit është gjë e bukur, por ku janë modelet-shëmbëlltyrat?
Thirrësit patjetër duhet t’i studiojnë shkaqet dhe mënyrat e ndikimit tek njerëzit. Ata duhet të prezantojnë në kurse psikologjike për tu njohur me realitetin e ndikimit tek njerëzit.
Doemos duhet të kemi njohuri për rrymat dhe fraksionet që kundërshtojnë Islamin. Këto dije dhe njohuri duhet t’i marrim nga burime të vërtetuara.
Thirrësi duhet ta demonstrojë univerzalitetin e Thirrjes. Pra, të mos jetë një thirrës lokal, por kudo që të jetë, le të thërret në fe.
Largimi nga emocionet dhe impresionimi dhe kalimi në nivelin e planifikimit dhe organizimit.
Thirrja (Daveja) nuk avancon ndryshe vetëm se nëpërmjet rrugës së saj (thirrjes), andaj bëhu kureshtar të përfitosh nga elementet e reja.
Shpërblimi për Thirrjen arrihet me të demonstruar të saj, jo me sukses në të.
Je kureshtar për të eliminuar pengesat në rrugën e Thirrjes por dije se pengesa kryesore mund të jetë morali dhe sjellja jote jo e mirë.
Përfito nga mjetet bashkëkohore të komunikimit dhe teknologjisë.
Nëse punon pak, si kërkon shumë suksese në Thirrje?!
Shtimi i vullnetit është gjë e rëndësishme për Thirrësin.
Kritikoje veten para se të kritikohesh nga të tjerët.
Ti e përfaqëson Thirrjen dhe ajo të përfaqëson ty.
Kur njerëzit të shohin stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Thirrësve në sprova, do t’i bashkohen - përgjigjen Thirrjes.
Thirrësit e plotësojnë njëri tjetrin.
Vëzhgimi i përhershëm i Thirrjes, si pikë e programit të saj, nuk është më pak i rëndësishëm se fillimi në vet Thirrjen.
Pjesë e Thirrjes është edhe që t’ia bësh vetes të qartë qëllimet e saja.
Vlerësimi i aktiviteteve në Thirrjes është shkak prej shkaqeve të suksesit.
Kur do ta kalojmë njëherë e përgjithmonë çështjen e regjistrimit të vizitave dhe nënshkrimit të vizitorëve në përpjekje dhe sakrifikim për hire të Thirrjes?
Thirrja është një lloj xhihadi, i brendshëm, ashtu sikur që xhihadi është luftë e jashtme.
Thirrja është mjeti i parë i përfitimit të përkrahësve.
Thirrësi i sinqertë nuk pret lëvdatat e njerëzve.
Thirrësi duhet patjetër të kujdeset për burimin e të ardhurave të tij, në mënyrë që të mos ketë nevojë për njerëzit.
Thirrësi artist gjithnjë ushtron artin e përfitimit të zemrave të njerëzve.
Doemos duhet të përfitojmë nga përvojat e të tjerëve.
Vetëpërmbajtjen duhet ta dëshmojmë gjatë performimit të Thirrjes.
Masën me të cilët merret Thirrësi gjithsesi duhet t’i njeh.
Nuk ka vend për pesimizëm tek një Thirrës.
Duhet bërë dallimet ndërmjet lëvdatave dhe lajkatimit.
Thirrësi i suksesshëm interesohet për të rinjtë dhe të vjetrit.
Përforcimi i lidhjeve me Allahun, Thirrësit i garanton mbështetje dhe sukses hyjnor.