Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ARSYEJA SI KRITER THELBËSOR I VEPRIMEVE NË ISLAM

Këto ditët e fundit, ndër pyetjet që bëhen më së shpeshti është dhe ajo se nëse lejohet fetarisht apo jo festimi i Vitit të Ri vetëm sa për argëtim. Disa arsyetoheshin se nuk kanë bërë ndonjë bredh në shtëpi porse duan që vetëm sa për zbavitje të shtrojnë darkë dhe të festojnë. E ka të tjerë që arsyetimin e kanë për shkak të fëmijëve. Duan tua bëjnë qejfin atyre.
Sigurisht, përgjigja është jo. Bile, JO- e madhe. Jo vetëm për nuk ka asnjë një arsyetim.
A është festë e jona?
Jo.
A e adhurojmë Allahun nëpërmjet festimit të saj?
Përkundrazi, e hidhërojmë.
A ka ndonjë mirësi/urtësi që reflekton prej saj?
Jo. Ajo është thellësisht pagane, dhe, bazuar në këtë, ajo atakon drejtpërdrejtë besimin tonë monoteist.
Bëra këto pyetje për të shpjeguar një karakteristikë të veprave në Islam. Është fjala për arsyen. Ne, besimtarët myslimanë, e dimë pse adhurojmë, pse festojmë, pse kryejmë çdo veprim. E adhurojmë Allahun pse ne jemi të krijuar për adhurim; festojmë, pse feja na ka caktuar festat; veprojmë, pse jemi të urdhëruar për të vepruar. Justifikimi i festimit arsyetimet se bëhet për argëtim, për mbushje të qejfit të fëmijëve, për këtë e atë, është i papranueshëm. Mungon shkaku i duhur. Tek ne, edhe adhurimi –e lëre më dëfrimi dhe zbavitja- pa arsye, është i papranueshëm. Ibni Tejmije dhe Ibni Haxher el-Hejtemi kanë thënë se ndalohet madje edhe sexhdeja që bëhet pa ndonjë shkak. Allahu nuk adhurohet pa arsye. Mund të bësh sexhde falënderimi, sexhde leximi, sexhde lutjeje -siç përmend Ibni Muflihi në El-Furuë nga Ibni Tejmije për ç’gjë nuk ka pajtim tek një pjesë tjetër e dijetarëve-, por të bësh një sexhde ndërsa nuk e di pse e ke bërë, kjo ndalohet. Imam Neveviu është strikt sa i përket ndalimit. Thotë se nëse dijetarët janë unanimë sa i përket ndalimit të bërjes së një rukuje (përkulja që bëhet në namaz) të vetme (pa qenë i lidhur në namaz), atëherë, vështruar sipas kësaj, edhe sexhdeja ndalohet. Është nga risitë humbëse - devijuese.
Do të doja tua kujtoj vëllezërve dhe motrave edhe një gjë me rëndësi që ka të bëjë me festat në islam. Ato, jo vetëm se janë të caktuara dhe se nuk lejohet shpikja e tyre, porse janë dhe pjesë e fesë. Ato, përveç argëtimit, kanë të inkorporuar edhe elementin adhurues. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç shënon Nesdaiu në Sunenin e tij ndërsa Albani konsideron se hadithi është i saktë, duke folur për festën e Kurban Bajramit, thotë: “...dhe se këto ditë janë ditë ngrënie, pirje dhe përmendje të Allahut...”
Kësisoj, le të mjaftojmë me festat tona!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013