Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
RREGULLAT E TRAJTIMIT TË KONSULTIMIT
Disa hoxhallarë dhe nxënës të dijes shpesh marrin telefonata nga besimtarët për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me dijen, thirrjen (daven), familjen, rininë, etj. Kjo, padyshim se është pozitive, ngase, për aq kohë sa besimtarët konsultohen me hoxhallarët, punët nuk janë keq. Por, hoxhallarët dhe nxënësit e dijes fetare që thirren për këshillime ose konsulta duhet ta dinë se ekzistojnë rregulla dhe parime si duhet trajtuar konsulta dhe konsultuesit. Dijetarët kanë përmendur diç nga këto rregulla dhe parime:
Të qenit i sinqertë me Allahun para këshillimit ngase sinqeriteti me Të hap rrugët e suksesit dhe thënies së të qëlluarave.
Respektimi i profilizimit dhe mosqasja gjërave për të cilat ai nuk është kompetent. Le të respektojë fushën e specializimit të tij. Nëse ka kompetencë ta zëmë të flet për dijen, atëherë të mos flet për çështjet tjera. Ose, nëse është nga ata që bëjnë rukje, të mos merr kompetencat dhe të flet për Dave.
Ndaje një kohë të përshtatshme për ty për të pranuar telefonatat për konsultime. Le të të mos ndodhë që t’iu përgjigjesh telefonatave ndërsa ti je në treg, duke vozitur, pranon mysafirë, etj. Kësisoj do t’i hyje në hak (do t’i bëje padrejtësi) konsultuesit.
Kujdes me etikën gjatë telefonatës. Mos ia ndërpre bisedën me arsyetimin se e di problemin e tij, etj.
Mos jep përgjigj në formë të prerë sikur të t’ketë zbritur shpallje nga qielli por thuaj; “Ajo që mendoj unë”, “Përgjigja për këtë është kështu...”, etj.
Le të të mos mërzisë dhe bëjë monoton biseda e gjatë e thirrësit për shkak se ai nuk të ka marrë në telefon pa patur një hall të madh. Ai pret një zgjidhje prej teje andaj mos ia kompliko edhe më shumë gjendjen atij.
Nëse konsultuesi është femër, atëherë bëhu i devotshëm që të mos ndikohesh nga biseda me të. Kujdes cytjet e djallit!
Nëse nuk e di përgjigjen, thuaj nuk e di, ngase kjo është më mirë se të japësh përgjigje pa dije.
Ndoshta, në raste të caktuara, është më mirë t’i propozosh konsultuesit takim të drejtpërdrejtë në zyrën tënde ose në xhami.
Në raste të caktuara nuk është keq që konsultuesin ta drejtosh tek gjykata nëse veç ka të bëjë rasti me gjykatësin.
Nëse ndodhesh në ambient të papërshtatshëm, p.sh. fëmijët bëjnë zhurmë, atëherë ndërroje ambientin ose kërko nga konsultuesi të të merr në telefon më vonë.
Shfaqe bashkëveprimin emocional me konsultuesin dhe bëhu i sinqertë me këtë. Pra, ndaj me të hallin e tij.
Gjatë bisedës mos harro të lutesh për të në mënyrë që ai të ndiej afërsinë, respektin, mëshirën dhe edukatën tënde me të.
Mos e ndërpre bisedën me arsyetimin se po dëshiron t’ia kursesh kohën ose për shkak se problemi është i thjeshtë për shkak se ai nuk të ka marrë në telefon pa e menduar problemin e tij si serioz.
Mos u lësho gjatë në përgjigje që më pas të mos harrojë konsultuesi bazën e përgjigjes sate.
Për këtë shkak, nuk është keq që në fund, në formë rezymeje, t’ia përsëritësh përgjigjen tënde.
Nuk është keq të kërkosh prej konsultuesit që të të merr në telefon prapë pas disa ditësh që ta dish gjendjen e tij (është përmirësuar apo jo).
Nuk është gabim as nëse ti e regjistron numrin e konsultuesit dhe e thërret vet pas disa ditësh që të sigurohesh për gjendjen e tij.
Ruaji sekretet e njerëzve.
Mos thuaj fjalë nga të cilat kuptohet një lloj pesimizmi për të gjetur një zgjidhje për problemin e konsultuesit.
Udhëzoje konsultuesin që të mbështetet në Allahun dhe t’ia delegon Atij çështjet e tij!
Nëse konsultuesi është në gjendje të rëndë dhe qanë gjatë bisedës atëherë mos harro t’ia lehtësosh dhimbjen duke ia përkujtuar mëshirën e madhe të Allahut, se zgjidhja është afër, se pas vështirësive vjen lehtësimi, se Allahu hap dyert e furnizimit, shëndetit, mirësive, lumturisë...