Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT – RREGULLAT DHE DISPOZITAT
ORGANIZATA E KONFERENCËS ISLAMIKE
AKADEMIA E FIKUT ISLAM
Vendimi nr. 176 (2/19)
LIRIA E SHPREHJES SË MENDIMIT – RREGULLAT DHE DISPOZITAT
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, ndërsa përshëndetjet me paqe dhe mëshirë për janë për zotërinë tonë, Muhammedin, vulën e profetëve, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam i dalë nga Organizata e Konferencës Islamike, në sesionin e nëntëmbëdhjetë të mbajtur në Sharikah, EBA, ndërmjet datave 1/5 xhumade-l-ula 1430 / 26-30 prill 2009, pas shqyrtimit të hulumtimeve të prezantuara në Akademi përkitazi me të drejtën e të shprehurit – rregullat dhe dispozitat si dhe pas dëgjimit të diskutimeve rreth temës në fjalë, merr vendim si më poshtë:
Së pari, qëllimi me ‘lirinë e shprehjes së mendimit’ është disponimi i njeriut me vullnetin për të bërë publike atë që ai e sheh si të drejtë dhe dobiprurëse për të dhe shoqërinë, pavarësisht se a ka të bëjë me çështje personale (si individ) apo me çështje të përgjithshme (kolektivit-shoqërisë.)
Së dyti, liria e shprehjes së mendimit në kuadër të kritereve fetare është e drejtë e garantuar në Islam.
Së treti, kriteret më të rëndësishme përkitazi me ushtrimin e të drejtës së shprehjes së mendimit:
E drejta e shprehjes së mendimit nuk nënkupton lirinë për të abuzuar me diç që prek jetën, nderin, reputacionin apo pozitën kulturore të tjetrit, si: fyerja, përbuzja dhe tallja, si dhe publikimi i saj, pavarësisht se me çfarë mjetesh bëhet.
Objektivizmi, sinqeriteti, ndershmëria si dhe zhveshja nga ndikimi i epshit.
Përgjegjësia dhe ruajtja e interesit dhe vlerave shoqërore.
Që mjeti i shprehjes së mendimit të jetë legjitim, ndryshe, edhe nëse mendimi është i saktë por nuk i është përmbajtur këtij kriteri, gjegjësisht ka përdorur ndonjë mjet të dëmshëm apo që prek nderin dhe vlerat, ndalohet. Qëllimi nuk e arsyeton mjetin jolegjitim.
Që qëllimi parësor nga shprehja e mendimit të jetë kënaqësia e Allahut dhe shërbimi i ndonjë interesi të muslimanëve, privat apo publik qoftë.
Që të kihen në konsideratë rezultatet dhe pasojat, të cilat mund të jenë shkak që të mos ushtrohet e drejta e shprehjes së mendimit. kjo nënkupton që të vihet në funksion rregulli i balancimit ndërmjet dobive dhe dëmeve dhe peshimit të tyre ndaj njëri tjetrit.
Që mendimi i shprehur të ketë mbështetje të dokumentuar. Duhet shmangur thashethemeve duke iu përmbajtur fjalës së Allahut: "O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (el-Huxhurat, 6)
Që liria e shprehjes së mendimit të mos nënkuptojë në asnjë rrethanë blasfeminë apo sulmet ndaj fesë, riteve, ritualeve dhe shenjtërive të saj.
Që liria e shprehjes së mendimit të mos ketë epilog prishjen e rendit të përgjithshëm të Ummetit dhe përçarjen ndërmjet besimtarëve.
Më tej, Akademia propozon si në vijim:
Garantimi dhe ruajtja e lirisë së të shprehurit, e cila përkon me fenë dhe është e konsoliduar sipas saj si dhe i përmbahet përgjegjësive përkatëse, duke miratuar ligje dhe masa mbrojtëse konkrete.
Funksionimi i të gjitha mjeteve të mundshme për të ndaluar përdorimin e lirisë së shprehjes së mendimit si mjet për fyerje dhe blasfemi në raport me parimet fetare apo përçarjen e muslimanëve.
Aplikimi i konventave ndërkombëtare përkitazi me lirinë e shprehjes, gjegjësisht, vënia në jetë e kushteve përkatëse të cilat ndalojnë blasfeminë ndaj fesë dhe personaliteteve të saja, duke shmangur apo përjashtuar dualizmin që aplikon komuniteti ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve islame dhe çështjeve tjera.
Shtetet islame duhet të bashkëveprojnë për të nxjerrë një ligj ndërkombëtar, i cili do të kujdesej dhe do të ruante ndjenjat dhe shenjtëritë fetare nga cenimet, përqeshja dhe shtrembërimi i tyre nën thirrjet për -kinse- art apo liri të shprehjes së mendimit, etj.