Një punëtor kërkoi nga menaxheri pushim njëditor.
Vërtet, kërkon të pushon një ditë?! –e pyeti me habi menaxheri.
Po- u përgjigj punëtori dhe nuk shtoi asgjë tjetër.
Menaxheri e pyeti: A ke menduar mirë para se ta kërkosh këtë ditë pushimi?
A nuk e di se viti i ka 365 ditë, të cilat bëjnë plot 52 javë ndërsa ty në çdo javë të janë lënë dy ditë pushim (vikendet). Kështu, i bie se nga viti mbesin vetëm 261 ditë (365-104 (52x2)). Pastaj, ti çdo ditë kalon në shtëpi 16 orë të plota, që, shtrirë në gjithë vitin, bëjnë 174 ditë. Kështu, nga viti të mbesin vetëm 87 ditë (261-174).
Ti për çdo ditë merr nga:
- 30 min. për pushim kafeje dhe çaji, që llogaritur në nivel vjetor, bëjnë plot 23 ditë (pune). Kësisoj, ditët e ngelura nga viti për punë janë vetëm 64 (87-23).
- 1 orë për drekë, që kalkuluar në nivel vjetor bëjnë 46 ditë (365: 8 (orë ditë pune)= 45.6). Kështu, ditë pune kanë ngelur vetëm 18 (64-46).
E, siç e ke bërë shprehi, çdo vit merr nga dy ditë pushim mjekësor, kështu që për punë të mbesin vetëm 16 ditë.
Për festën e pavarësisë nuk punojmë kështu që ditët e punës zbresin në 15. Kompania jonë të jep pushim vjetor në kohë prej 14 ditësh, që i bie se të mbetet vetëm një ditë punë. A mendon se jam aq budalla sa ta jap pushim edh këtë ditë?!
Marrë nga ‘Meuid mea-l-hajat’ të Dr. Halid ibn Salih l-Munif, f. 57.