Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SIKUR ATIFETE JAHJAGA TË ISHTE KRYEMINISTRE E BRITANISË

Kosova de jure është shtet laik dhe në kuptim të trajtimit të feve është neutrale. Megjithatë, ky neutralizëm nuk është krejt i pangjyrë fetare. Politikanët tanë nuk kanë ngurruar të vizitojnë kisha dhe manastire, veçanërisht në raste festash, derisa xhamitë, edhe pse kanë përkatësi fetare islame dhe rrjedhin nga familje myslimane, nuk i vizitojnë kurrë. Seç iu është ngulitur një ide e çoroditur në kokë se kinse Perëndimi nuk na do si myslimanë, andaj, nisur me këtë pretekst, kanë promovuar hipokrizisht të kundërtën, simpatinë për fenë e krishterë. Bile, nuk i ka penguar fare që të ngrenë dolli madje edhe në tempuj ku është bërë bekimi i masakruesve dhe kriminelëve.
Kështu veproi Presidentja edhe tani me rastin e Pashkëve. Nuk ngurroi të vizitonte kishat. Por, ajo që të binte në sy këto ditë në media, e që lidhej me kishat dhe pashkët, ishte deklarimi i kryeministrit anglez, D. Cameron, për besimin e tij dhe të shtetit anglez, i cili ngjalli reagime në botën akademike. Më shumë se pesëdhjetë akademikë, ndër të cilët edhe fitues të çmimit nobel, nënshkruan një letër, në të cilën ia kujtonin kryeministrit neutralitetin shtetëror ndaj fesë dhe se me këtë promovonte një lloj ndasie fetare. Është kjo Anglia. Akademikët reaguan për shkak se një sjellje e tillë e një politikani nuk i shkon shtati shtetit.
Athua vallë, del ndokush që t’i thotë troç këtë kësaj presidenteje?
E vlerësoj reagimin e ‘Ali Hadrit’-it por kush do të del t’ia thotë se me këtë po fyen dhe provokon rëndë ndjenjat e besimtarëve myslimanë?
A do të reagojnë akademia, parlamenti ose gjykata kushtetuese ndaj këtyre veprimeve të udhëheqësve tanë?
Nëse nuk e bëjnë për bindje dhe parime, le ta bëjnë bile sa për sy e faqe sepse “kështu po u vepruaka në Evropë.” 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013