Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRSE QAU MUSAI [ALEJHISELAM]?

 
Të thërrasësh për në ‘Rrugën e Allahut’ është nder i veçantë. Fjalët e Thirrësve janë përshkruar si fjalët më të mira ndërsa shpërblimi për thirrjen si shpërblimi më i madh. Nderi dhe shpërblimi janë këto ky gjëra që motivojnë shpirtin dhe e shtyjnë atë përherë me vullnet për të vazhduar në këtë rrugë. Nderi, ngase janë Profetët [alejhimuselam] ata që kanë ftuar, ndërsa shpërblimi, për shkak se për udhëzimin e secilit njeri fitohet shpërblim ekstra, sikur shpërblimi që arrin ai i udhëzuar me praktikimin e asaj që ka mësuar prej Thirrësit. Thënë të vërtetën, ajo që ka motivuar edhe Profetët [alejimuselam] për të vazhduar me Thirrjen, kuptohet gjithnjë pas përmbushjes së detyrës si qëllim dhe ideal absolut, ka qenë edhe shpërblimi. Për këtë shkak, kanë vazhduar stoik dhe të pathyeshëm në misionet e tyre, me gjithë sprovat e shumta e herë-herë edh fatale që kanë patur.

Një nga profetët, që na Sunnet, na vjen si shembull i kësaj dëshire të flaktë për të thirrur në Rrugën e Allahut, është edhe Musai [alejhiselam]. Ishte sprovuar shumë por duronte ngase barra ia vlente qiranë. Madje, do të pranonte edhe më shumë të sprovohej vetëm e vetëm që të vazhdonte me misionin e tij. Ishte shpërblimi për misionin ai që e bënte të shikonte lart në mirësitë në qiell dhe të harronte barrierat dhe pengesat që haste në tokë. Por, sikur vdekja e rrëmbeu furishëm nga ky mision, duke e lënë me merakun e pashuar të përhapjes së dijes dhe fjalëve të Allahut, merak dhimbjen e të cilit do ta gjen edhe në botën tjetër. Imam Muslimi (nr. 164) transmeton se gjatë Israsë dhe Miraxhit kur Muhammedi [alejhiselam] takoi Musanë [alejhiselam], ky i fundit qau për numrin e paktë të atyre që nga ummeti i tij do të hyjnë në Xhennet. Imam Neveviu (2/193) duke komentuar këtë hadith thotë:

Qëllimi i hadithit është se ai qau nga mërzia për popullin e tij si dhe për atë se, për shkak të kundërshtimit të tyre, u privua nga mirësia dhe shpërblimi i madh, ngase ai që thërret në të mirë dhe njerëzit veprojnë sipas saj, siç ka ardhur në hadithe autentike, ka shpërblim sikur shpërblimet e tyre. E, për një gjë sikur kjo, respektivisht për mos arritjen e kësaj, qahet dhe mërzitet.

Sigurisht, mësimet që mund të përfitohen nga jeta e Musait [alejhiselam] dhe misioni i tij janë të shumta, por atë që do të donim ta veçojmë si më të rëndësishëm në kontekst të kësaj çfarë po diskutojmë është vlera dhe rëndësia e thirrjes në Rrugën e Allahut dhe përhapjes së dijes fetare. Është diç që, në rast se privohesh prej shpërblimit për të, ia vlen të qashë dhe mërzitesh shumë.
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013