Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJË BOTËKUPTIM I GABUAR PËRKITAZI ME POLEMIKËN SI METODOLOGJI E KUMTIMIT TË FESË

Një nga klasifikimet që duhen bërë të thirrurve është dhe ai sipas kualifikimit, dhe, rrjedhimisht, jo të gjithëve iu ofrohet feja në formë të njëjtë. Islami nuk mohon karakteret dhe ndikimin prej tyre. Disave, për shkak të kualifikimit që kanë, feja duhet ofruar edhe nëpërmjet diskutimit të argumenteve. Në Kur’an, në mënyrë të drejtpërdrejtë, Allahu ka përmendur tri metoda, një nga të cilat edhe ajo të cilën e quan ‘polemizimi me të mirë’ (en-Nahl:125). E ka kushtëzuar kësisoj, për të mos dalë nga qëllimi i destinimit, ndryshe, ajo nuk është e mirë ndërsa efektet janë vetëm negative. Udhëzimi, që ishte si qëllim primar, tanimë nuk figuron fare. Debati zbret në nivel të një gare apo përballje individuale, në të cilën fundi nënkupton disfatën, për dallim nga ai qëllimmiri, në të cilin fundi shënon fitoren e ty palëve: besimtarit, që çon në vend fjalën e Allahut, dhe tjetrit, që e pranon fjalën e Allahut.
Në të vërtetë, fundi i këtij lloj debati të mirë shënon fillimin e një epoke të re, asaj të vazhdimit me thirrje, por tashmë në një formë tjetër. Pra, esenca e debatit të mirë është që nuk ndalet me triumfimin me argumente, sepse kësisoj do të bëhej mundës, nënshtrues, por ai vazhdon për të treguar fytyrën e vërtetë, atë të udhëzimit të mëtejmë dhe kultivimit të raporteve vëllazërore. Kjo është ajo që dijetarët kanë nënvizuar si vërejtje me rëndësi. Ibni Ashuri, duke komentuar ajetin: "Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.“ (el-Haxh, 67), respektivisht pjesën “...pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt...”, thotë: “(në këtë ajet ka) urdhër për të vazhduar me thirrjen në rrugën e Allahut, për të mos mjaftuar njëkohësisht me triumfin e argumentit ngase mendjemadhësia (kryeneçësia e palës tjetër) mund ta zbeh bindjen (e tij në të vërtetën), dhe se në të vazhduarit me thirrjen ka dobi për të gjithë...” (et-Tahrir ve-t-tenvir, 17/329)
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013