Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
PËRFITIME NGA LIBRI ‘NURUN ALA-D-DERB’ – KAPITULLI I AGJËRIMIT
Nuk ka gjë të keqe në shkëmbim uratash me rastin e ardhjes së muajit Ramazan.
Përgojimi dhe bartja e fjalëve janë prej mëkateve të mëdha por nuk e prishin agjërimin.
Ai që e kalon ditën në gjumë ndërsa natën rri i zgjuar, agjërimi i tij është i pranuar por atij i kanë kaluar mundësi të mëdha të përfitimit të shpërblimeve.
Lejohet për gruan myslimane përdorimi i hapave që parandalojnë ciklin mujor. [Një pjesë tjetër e dijetarëve e preferojnë të kundërtën.]
Udhëtimi në të cilin lejohet shkurtimi i namazeve dhe prishja e agjërimit është udhëtimi 80 km.
Lejohen marrëdhëniet seksuale të bashkëshortëve gjatë udhëtimit në të cilin prishet agjërimi.
Gruaja shtatzënë dhe gjidhënësja pos kompensimit ditë për ditë nuk ngarkohen me tjetër.
Duhet bërë nijetin çdo ditë për agjërim. Nuk vlen nijjeti mujor. [Ka mendime të dijetarëve që e mbështesin të kundërtën.]
Injeksionet që nuk janë ushqyese,e dhe nëse jepen në damar dhe muskuj, nuk e prishin agjërimin.
Mjeti për frymëmarrje nuk e prish agjërimin.
Lejohet përdorimi i kuhlit (lloj pudre) në sy si dhe i aromave të bukura (parfumeve).
Lejohet stolisja për gruan duke qenë agjërueshëm.
Vendosja e pikave në sy nuk e prish agjërimin.
Nxjerrja e dhëmbit nuk e prish agjërimin por duhet patur kujdes që gjaku të mos depërtojë në brendësi (stomak) të trupit.
Lejohet përdorimi i sapunit gjatë agjërimit.
Lejohet përdorimi i pastës për dhëmbë, por duhet patur kujdes që të mos shkojë diç prej saj në bark.
Lejohet që gruaja të shijojë ushqimet por assesi të përpijë atë. Duhet ta pështyjë.