Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NUK KA QORTIM PËR TË MIRËT

Muhammed Guvejdi
 
Thotë Allahu i Madhëruar: "...pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi...” (et-Teube, 91)
Dijetarët kanë një rregull se ‘mësimi i përfituar nga ajeti merret nga përgjithësimi i shprehjes, jo veçantisë së shkakut.’ Pra, kjo nënkupton se ajeti ose hadithi jo domosdo merren vetëm me ata, për të cilët janë shpallur/thënë. Mësimet dhe dobitë përfitohen nga teksti i tyre përgjithësues. Kjo, gjithashtu nuk nënkupton as mohimin e shkaqeve të shpalljes së ajeteve dhe thënies së haditheve.
Vëlla dhe motër!
Unë nuk e kam ndërmend të prezantoj para jush ndonjë koment të ajetit të lartpërmendur, pasi që, falë ndihmës së Allahut, librat që komentojnë Kur’anin janë më shumë se kurdoherë më parë në dispozicion të besimtarëve. Po kështu nuk kam synim të paraqes ndonjë nxjerrje apo përfitim shkencor prej tij. Ajo që, shkurtimisht, po dua ta paraqes para jush ka të bëjë me keqinterpretimin e ajetit dhe argumentimin e gabuar me të. ta konkretizoj më qartë çështjen. Kemi vëllezër që janë aktivistë të Davetit në fusha të ndryshme, por, edhe pse marrin përsipër përgjegjësi, nuk iu përmbahen atyre. Këta, po i qortove për neglizhimin dhe mungesën e seriozitetit në kryerjen e punëve, të arsyetohen me ajetin në fjalë: “...për të mirët nuk ka rrugë qortimi...” Sikur me këtë dëshiron të të thotë se unë jam ai që iu kam bërë mirë, kështu që nuk keni të drejtë të më qortoni apo merrni në llogari. Ky të kuptuar është i mangët dh i gabuar.
Konkluza: Padyshim se participimi dhe pjesëmarrja jote në aktivitete të Davetit janë në kuadër të mirësisë sate ndaj kolektivit, por, në momentin që ke marrë përgjegjësitë përsipër, atëherë do të merresh në llogari për lëshimet, mospërfilljen, shkujdesjen, andaj të jemi syçelë dhe të vëmendshëm karshi kësaj.
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013