Bin Bazi, një emër që lidh të kaluarën me të tanishmen. Ndër të rrallët, që trashëgojnë dhe përcjellin gjeneratë pas gjenerate trashëgiminë e vlerave dhe virtyteve. Njeri, që të kujton gjeneratat e para. Lexon për jetën dhe veprat e tij ndërsa ke përshtypjen se je duke lexuar për një dijetar nga gjeneratat e hershme. I ditur, i devotshëm, modest, popullor. Vetëm pas humbje së tij fizike ummeti ka kuptuar kush në të vërtetë ka qenë ai. Do të doja të paraqes para jush angazhimin ditor të tij, të cilit nuk iu nda derisa vdiq.
“Zgjohej në mesnatë për të falë namaz nate. Pastaj shkonte në xhami për ta falur namazin e sabahut. Pas namazit zakonisht qëndronte në xhami për të dhënë ligjërata shkencore, të cilat ndodhë të zgjasnin për tre orë rresht. Pastaj shkonte në shtëpi bashkë me të ftuar të tij për të ngrënë mëngjes. Pas mëngjesit, shkonte në zyrë për të kryer detyrat e tij si Myfti, këshillues, mësues, edukator. Kur afronte koha e namazit të drekës, shkonte në xhami për ta falur atë. Pastaj kthehej në zyrë prapë për të vazhduar me punët e tij deri në ora 14:30. Pas këtij orari shkonte në shtëpi, ku zakonisht e prisnin mysafirë, me të cilët qëndronte, iu përgjigjej pyetjeve të tyre dhe pyetjeve të atyre që e merrnin në telefon. Më pas drekonte me mysafirët e tij ndërsa vazhdonte me përgjigjet në pyetjet e tyre deri në kindi. Shkonte ta falte namazin në xhami kurse qëndronte për një ders – ligjëratë të shkurtër. Më pas kthehej në shtëpi për tu çlodhur pak. Shkonte në xhami për ta falur namazin e akshamit ndërsa ndërmjet kohës së akshamit dhe jacisë priste mysafirë, të cilëve iu përgjigje në pyetjet e tyre. Pastaj shkonte në xhami për ta falur namazin e jacisë. Koha pas namazit të jacisë ishte e rezervuar në shtëpinë e tij për disa mysafirë dhe nxënës dije, me të cilët diskutonte çështje të natyrës shkencore. Nuk shkonte për të fjetur vetëm se pas orës 23. Ditët e hëna dhe të enjte i agjëronte pothuajse gjithmonë.”
Allahu e pastë mëshiruar!
Për të tillët ia vlen të qahet!