Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SI TË BËHESH BURRË QË PESHON SA NJË UMMET?

Një pyetje, nëse më lejoni, do t’ua parashtroj. Ndoshta iu duket pakëz e çuditshme por le ta përjetojë secili prej nesh këtë pyetje dhe vetvetes le t’i përgjigjët. – A të kujtohet hera e fundit kur ke blerë pemë për familjen tënde? Ndoshta të kujtohet dita kur qëndrove para peshores dhe zemra jote u lidh për të. Mundoheshe ta merrje të drejtën tënde (atë që pagove) për ta ngopur barkun. Përse nuk u ndale të mendoje se si do të jete puna jote kur to dhe vepra tua do të peshoheni para Allahut? Përse zemra jote nuk u lidh për shpërblimit të Ahiretit?
Të parët tanë, selefi, nuk vepronin kështu. Abdullah b. Omeri ndonjëherë kthehej në shtëpi dhe nuk flinte gjatë natës. Gjatë tërë natës qante dhe endej-sillej. Lutej dhe falej por të qajturit nuk e ndalte dot. Ndërsa netëve tjera flinte normal. Djemtë e tij thanë: Do ta përcjellim të shikojmë se çka bën. Njëri prej tyre e përcolli kur ja ai në natën që nuk flinte zakonisht më parë dilte në treg dhe kalonte kah thertorja ku ishin therur dele ndërsa koka iu ishte rrjepur. Kur kalonte pranë tyre përkujtonte fjalët e Allahut:
“فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (102) وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ (103) تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ
E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. 103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë. 104. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij”. ( )
Vëlla ti do të matesh!
Vëlla i nderuar!, derisa të vendosësh diç në peshore ndalu dhe mendo për një çast se edhe ti, personalisht ti, do të matesh në peshore. Ibni Kethiri në librin e tij “en-Nihaje fi’l fiteni ve’l melahim”, në koment të ngjarjes së Ibni Omerit, ka thënë: Nga ky hadith përfitohet fakti se njeriu së bashku me veprën e tij do të matet. Thotë Allahu:
“وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئاً وَإِنْ كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. ( )
Po, ti dhe vepra jote e mirë do të vendoseni në njërën anë të peshores ndërsa veprat e këqija, çfarëdo që të kenë qenë dhe sa do që të kenë qenë, të mëdha e të vogla, do të jenë në anën tjetër të peshores. Thotë Allahu:
“يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِنْ تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ فَتَكُنْ فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ
O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar”. ( )
“وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِراً وَلا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَداً
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. ( )
Parimi i peshimit
Në dunja ai që peshon më rëndë mund ta mundë anën tjetër të peshores ndërsa tek Allahu ky parim nuk vlen. Njeriu peshon me besimin dhe veprat e tij. Transmeton Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إنه لبأتي الرجل العظيم السمين يوم القيامة لا يزن عند الله جناح بعوضة، و قال: إقروأ: فلا نقيم لهم يوم القيامة وزنا
Vërtetë, në Ditën e Kiametit, do të vijë tek Allahu njeriu i madh e i shëndoshë por nuk do të peshojë as sa një krah milingone. Nëse doni, si dëshmi për këtë nga Kur’ani, lexoni:
فَلا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْناً
… dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere( )”. ( )
Nëse të është rritur barku nga konsumimi i birrës, dije se tek Allahu do të peshosh pak.
Nëse je shëndoshur nga ngrënia e kamatës atëherë përkujto se:
كل لحم نبت من سحت فالنار أولى به
Çdo mish që përfitohet nga ngrënia e kamatës, zjarri i Xhehennemit ka me se shumti merita në të (respektivisht në djegien e tij)”. ( )
Nëse njeriu ka qenë i dobët në këtë botë, prej shëndetit, nuk do të thotë se i tillë është edhe tek Allahu. Aliu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam e urdhëroi I. Mes’udin që të hipte në një peme dhe t’i sillte diç prej saj. Disa sahabe kur panë se sa i dobët ishte prej trupit I. Mes’udi, respektivisht panë se sa të holla i kishte këmbët prej nëngjurit e poshtë, qeshën. Muhammedi, alejhi’s selam iu tha:
ما تضحكون لَرِجْلُ عبدِالله أثقلُ في الميزان يوم القيامة من أُحُد
Përse qeshni? Këmba e Abdullahut në peshoren e Ditës së Kiametit do të jetë më e rendë se sa kodra e Uhudit!”. ( )
Sa sa njeriu ishte i pashëm por tek Allahu nuk kishte vlerë. Sa e sa njeriu nuk ishte i pashëm por tek Allahu ishte me vlerë të madhe. Bilali ishte zezak por Pejgamberi, alejhi’s selam kishte dëgjuar ecjen e tij nëpër Xhennet. Llukmani, i përmendur në Kur’an, po ashtu ishte zezak por ishte prej robërve të sinqerte të Allahut.
Ebu Xhehli ishte i pasur, me autoritet por fundi i tij qe zjarri. Karuni, në kohën e Musait, alejhi’s selam, ishte shumë i pasur por jo besimtar dhe fundi i tij ishte fundosja-shafatja në tokë.
Ja si peshon njeriu sa një ummet
Ebu Dherr el-Gaffariu transmeton:
Thashë: O i dërguari i Allahut, si e dite, bindshëm, se je pejgamber? Tha: O Ebu Dherr, derisa isha në një pjesë të Bat’ha-së në Mekke, më erdhën dy melekë; njeri në tokë ndërsa tjetri në mes tokës dhe qiellit. A është ky ai?- e pyeti njëri shokun e vet. Po- tha. Mate me një njeri?- I tha. Me matën por peshova më rëndë. Mate me dhjetë- i tha. Peshova më rëndë. Mate me 100- i tha. Peshova edhe më rëndë sesa këta…Sikur ta peshoje këtë me krejt ummetin e tij do të peshonte më rëndë se ata- i tha njëri shokut të vet. ( )
Përse Muhammedi, alejhi’s selam peshoi kaq rëndë?
Muhammedi, alejhi’s selam peshoi kaq rëndë ngase ishte njeriu që barti barrën më të rëndë të Islamit. Me një fjalë, ai qe kumtues i kësaj feje, e cila nxori njerëzimin nga errësira në dritë, nga injoranca në dituri dhe nga amorali në moral. Ai me të drejtë quhet shpëtuesi më i madh i njerëzimit. Vuante për udhëzim të tyre në rrugën e drejtë. Thotë Allahu:
“فَلَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ عَلَى آثَارِهِمْ إِنْ لَمْ يُؤْمِنُوا بِهَذَا الْحَدِيثِ أَسَفاً
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?”. ( )
“لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ
A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!”. ( )
E adhuronte Allahun aq shumë saqë edhe këmbët i ishin çarë. Disa sikur ndien dhimbje për të nga kjo gjendje dhe i propozuan të pushonte ngase edhe ashtu mëkatet i ishin falur. Muhammedi, alejhi’s selam me një gjuhë përplot nder, moral e mirënjohje për Allahun, Zotin e vet e të tërë njerëzimit, tha:
„أفلا أكون عبدا شكوراً؟
A të mos jam rob falënderues“. ( )
Muhammedi, alejhi’s selam ishte njeriu më durimtar, më i moralshmi, më i sinqerti, më i devotshmi, më i mençuri, saqë Seid. el-Hudrijj, duke e përshkruar moralin dhe turpin e tij ka thënë:
“Pejgamberi alejhi’s selam ishte më i turpshëm se sa beqaresha në gjerdekun e saj (dhomën e nusërisë). Ndërsa kur urrente diç, këtë e vërenim ne fytyrën e tij”. ( )
Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu…
Natyrisht se ke dëgjuar për këta njerëz por a je ndalur të shikosh se çfarë i bëri të dalloheshin prej të tjerëve. Përse këta njerëz ishin aq të fortë saqë edhe toka dridhej nën këmbët e tyre, djalli ikte prej tyre, e madje ndonjëherë edhe turpërohej prej tyre, njerëzit ishin të kënaqur me ta, Islami përparonte me ta…Përse? Përse Ebu Bekri kishte imanin më të fortë se sa tërë njerëzit e botës?
Për këta njerëz të mëdhenj foli Muhammedi, alejhi’s selam e tha:
“رَأَيْتُ اللَّيْلَةَ فِي الْمَنَامِ كَأَنَّهُ ثَلَاثَةٌ مِنْ أَصْحَابِي وُزِنُوا فَوُزِنَ أَبُو بَكْرٍ فَوَزَنَ ثُمَّ وُزِنَ عُمَرُ فَوَزَنَ ثُمَّ وُزِنَ عُثْمَانُ فَنَقَصَ صَاحِبُنَا وَهُوَ صَالِحٌ
Mbrëmë pashë në ëndërr sikur tre shokë të mi u matën. U mat Ebu Bekri por ia mundi peshores, u mat Omeri dhe edhe ky po kështu. Pastaj u mat Otmani por shoku ynë peshoi diç më pak, megjithatë, ai është i sinqertë”. ( )
Në një transmetim, po kështu nga Ahmedi, hadithi sqarohet:
“كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُعْجِبُهُ الرُّؤْيَا الصَّالِحَةُ وَيَسْأَلُ عَنْهَا فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ذَاتَ يَوْمٍ أَيُّكُمْ رَأَى رُؤْيَا فَقَالَ رَجُلٌ أَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ رَأَيْتُ كَأَنَّ مِيزَانًا دُلِّيَ مِنْ السَّمَاءِ فَوُزِنْتَ أَنْتَ بِأَبِي بَكْرٍ فَرَجَحْتَ بِأَبِي بَكْرٍ رَضِيَ اللَّهُ تَعَالَى عَنْهُ ثُمَّ وُزِنَ أَبُو بَكْرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ بِعُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ فَرَجَحَ أَبُو بَكْرٍ بِعُمَرَ ثُمَّ وُزِنَ عُمَرُ بِعُثْمَانَ رَضِيَ اللَّهُ تَعَالَى عَنْهُ فَرَجَحَ عُمَرُ بِعُثْمَانَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ…
Pejgamberit, alejhi’s selam i pëlqente ëndrra e mirë dhe pyeste për të. Një ditë Pejgamberi, alejhi’s selam tha: A ka parë dikush ndonjë ëndërr? Një njeri tha: O i dërguari i Allahut, kam parë sikur një peshore zbriti prej qiellit dhe të matën ty me Ebu Bekrin por ti peshove më rëndë. Pastaj e matën Ebu Bekrin me Omerin por Ebu Bekri peshoi më rendë. Pastaj e matën Omerin me Uthmanin por Omeri peshoi më rëndë se Uthmani…”.
Përse Ebu Bekri?
Jo rastësisht, Muhammedi, alejhi’s selam Ebu Bekrin e përmendi si burrë të madh. Ai, këtë, e vërtetoi në rastet më të vështira, si për moral po ashtu edhe për strategji. Me rastin e vdekjes se Muhammedit, alejhi’s selam, kur njerëzit u trishtuan, u hamenden, u hutuan, Ebu Bekri theu akullin e këtyre çudive, hutive, konfuzioneve, doli para masës dhe shprehi diturinë, dashurinë dhe largpamësinë e tij që ka për dhe në Islam. Ai deklaroi:
“ألا من كان يعبد محمدا صلى الله عليه وسلم فإن محمدا قد مات ومن كان يعبد الله فإن الله حي لا يموت وقال إنك ميت وإنهم ميتون وقال وما محمد إلا رسول قد خلت من قبله الرسل أفإن مات أو قتل انقلبتم على أعقابكم ومن ينقلب على عقبيه فلن يضر الله شيئا وسيجزي الله الشاكرين
Vëni re! Kush e ka adhuruar Muhammedin, paqja qoftë mbi të, le ta dijë se Muhammedi ka vdekur. Ndërsa kush e ka adhuruar Allahun le ta dijë se Allahu është i Gjallë dhe nuk vdes. Ka thënë Allahu:
“Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur”. ( ),
“Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit”( )”. ( )
Ebu Bekri ishte prej atyre që më së shumti pasonin Muhammedin, alejhi’s selam. Ishte i vendosur që të gjitha parimet e fesë të zbatohen. Këtë shumë qartë e tha me rastin e vendimit për luftim të atyre që ndaluan se dhëni zekatin. Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se:
“قَالَ لَمَّا تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ وَكَفَرَ مَنْ كَفَرَ مِنْ الْعَرَبِ فَقَالَ عُمَرُ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ كَيْفَ تُقَاتِلُ النَّاسَ وَقَدْ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَقُولُوا لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ فَمَنْ قَالَهَا فَقَدْ عَصَمَ مِنِّي مَالَهُ وَنَفْسَهُ إِلَّا بِحَقِّهِ وَحِسَابُهُ عَلَى اللَّهِ فَقَالَ وَاللَّهِ لَأُقَاتِلَنَّ مَنْ فَرَّقَ بَيْنَ الصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ فَإِنَّ الزَّكَاةَ حَقُّ الْمَالِ وَاللَّهِ لَوْ مَنَعُونِي عَنَاقًا كَانُوا يُؤَدُّونَهَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَقَاتَلْتُهُمْ عَلَى مَنْعِهَاقَالَ عُمَرُ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ فَوَاللَّهِ مَا هُوَ إِلَّا أَنْ قَدْ شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَ أَبِي بَكْرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ فَعَرَفْتُ أَنَّهُ الْحَقُّ
Kur vdiq Muhammedi, alejhi’s selam dhe në pushtet erdhi Ebu Bekri, dhe doli prej Islamit kush doli prej arabëve, Omeri i tha Ebu Bekrit: Si po i lufton njerëzit kur Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka zot përveç Allahut. Ai që e thotë e ka të ruajtur prej meje gjakun dhe pasurinë përveç asaj që parasheh kjo fjalë (apo Islami, siç është komentuar) ndërsa llogaria e tij është tek Allahu. Pasha Allahun, do t’i luftoj të gjithë ata që bëjnë dallim në mes namazit dhe zekatit ngase zekati është e drejtë e pasurisë. Pasha Allahun, sikur të ma ndalnin një kërpesh që Muhammedit, alejhi’s selam ia jepnin do t’i luftoja për të. Omeri kur pa këtë vendosmëri tha: Pasha Allahun, nuk pashë tjetër veç asaj se gjoksi i Ebu Bekrit ishte hapur për luftim të tyre (ishte bindur për të) kështu që e dita se ai është në të vërtetën)”.
Jo vetëm kaq. Ebu Bekri ishte i pari edhe në vepra të mira. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi’s selam një (ditë) tha:
Kush prej jush u zgjua sot agjerueshëm?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush prej jush përcolli sot ndonjë xhenaze?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush ushqeu sot ndonjë të varfër?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha: Kush vizitoi sot ndonjë të sëmurë?
Tha Ebu Bekri: Unë.
Tha Pejgamberi, alejhi’s selam: Nuk bashkohen (në dikë këto cilësi) e të mos hyjë në xhennet”.
Ebu Davudi, Tirmidhiu, Daremiu, Hakimi, Bejhekiu, Ebu Neimi dhe te tjerët nga Omeri se: Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na urdhëroi që të japim sadaka. Meqë unë kisha pasuri thashë: Nëse ndonjë ditë do të mund t’ia kalojë Ebu Bekrit në vepra të mira do ta bëjë sot. Ia dërgova Pjegamberit, alejhi’s salatu ve’s selam gjysmën e pasurisë sime ndërsa ai me tha:
Çfarë iu ke lënë familjes sate?
Iu kam lënë diç.
Çfarë iu ke lënë insistoi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam.
Thashë: Iu kam lënë kaq sa kam sjellë këtu.
Erdhi Ebu Bekri me tere pasurinë e tij ndërsa Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: O Ebu Bekir! Çfarë i ke lënë familjes?
Allahun dhe të dërguarin e Tij – iu përgjigj. Thashë (vazhdon Omeri): Kurrë nuk mund t’ia kalojë Ebu Bekrit në asgjë.
Tash ndalu dhe krahaso veten me këtë burrë: Kur ty të ndodhi vdekja e ndonjë të afërmi si veprove? Ti si e paramendon vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam? Sa ke ndihmuar të varfrit ti? Sa ke dhënë që kjo fe e Allahut të ecë përpara?
Përse Omeri?
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte kuptuar shumë mirë se Islami, edhe nëse nuk varet prej njerëzve, megjithatë ai me ta ec tutje. Me një rast, derisa ishte duke ndejtur me disa shokë të tij, i kishte pyetur: Çfarë do të dëshironit tani? Njëri tha: Do të doja ta kisha një dhomë me para që ta mobilizoja ushtrinë! Tjetri tha: Unë do te kisha dëshirë ta kisha një fushë me kuaj. Omeri tha: Unë do të doja ta kisha një dhomë me burra që i fitojnë paratë, blejnë kuajt dhe luftojnë. Mu për këtë, kur Amr b. Asi i kishte kërkuar Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, 1000 ushtarë përforcim, Omeri ia kishte dërguar vetëm një njeri dhe i kishte thënë: Ky vlen sa 1000 veta.
Omeri shquhej me shumë gjëra. Ishte prej njerëzve që supozimi i tyre ishte i vërtet, djalli ia kishte frikën, e fliste të vërtetën, dhe, sipas Muhammedit, alejhi’s selam, po te kishte pejgamber pas tij, sigurisht se ai do te ishte Omeri.
Perse Omeri ishte i tillë?
Djali i Amrit, valiut të Egjiptit, gjatë një gare me një tjetër kishte humbur. Nga mllefi, Amri fituesit i kishte rënë shuplakë. Ky i ri iu ankua Omerit, i cili reagoi menjëherë dhe tha një fjalë që nuk e peshon dot as ari: A i robëroni njerëzit ndërsa nënat i kanë lindur të lirë?!
Krahasoje veten me këtë burrë. Nëse ty të ndodhë një rast i tillë si do të veproje? Nëse ndonjë njeri me famë shkel ndonjë ligj a do ta qortoje në ketë mënyrë?
Përse Talha-ja?
Përse për Talhanë tha Muhammedi, alejhi’s selam:
“لصوت طلحة في الجيش خير من ألف فارس
Zëri i Talhasë në ushtri është më i mirë se sa 1000 kalorës”.
Ky burrë luftonte për Allahun, dhe siç rrëfehet, kur ishte plakur djemtë i kishin thënë: Ke luftuar në kohën e Pejgamberit, alejhi’s selam, luftove në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit, (tashmë je plakur) ne do të luftojmë për ty. Ai refuzoi dhe luftoi romakët ne det dhe vdiq. ( )
Ebu Talha ishte edhe dorëdhënës i madh. Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se: Ebu Talhaja ishte më i pasuri i medinasëve. Pasuria më e dashur tek ai ishte Bejreha-ja, kopsht, i cili ishte përballë xhamisë. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam hynte në të dhe pinte ujë prej tij, i cili ishte i mirë. Kur zbriti ajeti:
” لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ
Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di”. ( ),
Ebu Talhaja tha: O i dërguari i Allahut! Allahu po thotë: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj “, ndërsa pasuria më e dashur tek unë është Bejrehaja. Ai qoftë lëmoshë për hire të Allahut, shpresoj në mirësinë e tij dhe deponimin e së mirës së tij tek Allahu! Bë çka të duash me të o i dërguari i Allahut. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam tha: Bukur! Ky është fitim i madh, ky është fitim i madh! Unë të dëgjova dhe mendoj se është mire t’ua ndash të afërmeve tu. Ebu Talhaja tha: Do ta bëj këtë o i dërguari i Allahut! Ebu Talhaja ua ndau të afërmeve dhe kushërirëve të tij”( ).
Krahaso veten me këtë burrë. Në këtë moshë që je tani a do të pranoje ta lëshoje Kosovën dhe të luftoje për Allahun në ndonjë vend ku Islami rrezikohet? A do të pranoje ta japësh “Mercedesin” për Allahun? A do të pranoje ta japësh ndërtesën për Allahun? A do ta japësh dyqanin për Allahun?
Imam Ahmedi
Sigurisht se ke dëgjuar për këtë Imam, udhëheqësi i parë i medh’hebit hanbelit. Ajo që na detyron moralisht ta përmendim këtu Imam Ahmedi është sprova e tij dhe ardhmëria e Islamit krahas dëshmive se ai ngjante shumë me sahabet dhe burrat e mëdhenj të tyre. Ali ibën El Medini tha: “I përngjante shumë Se’id ibën Xhubejrit …”. Gjithashtu tha: “All-llahu e nderoi dhe e forcoi këtë fe me Es Siddikun (Ebu Bekrin), radijall-llahu anhu, në ditën e riddes (dita e daljes prej fesë, apostacisë, kur pas vdekjes së Pejgamberit disa grupe njerëz i bënë murted sh.r.), dhe me Ahmedin në ditën e fitnes (kur halifeja i detyronte dijetarët që të pohojnë thënien se Kur’ani është i krijuar) ( )”.
Imam Ahmedi, atë ditë para tërë botës shfaqi vendosmërinë e muslimanit. Ai pranoi të vdiste dhe të mos lëshonte pe në asgjë prej fesë. Disa njerëz, duke mos gjykuar dëmin që do të vinte në rast se Imam Ahmedi para torturave të mu’teziliteve të pranonte se Kur’ani është i krijuar, i kishin propozuar që formalisht ta thoshte atë fjalë e të mos vuante atë dënim. Por jo të gjithë. Kishte njerëz, që sikur ia kishin lexuar vendimin në kokë Imam Ahmedit, dhe i thoshin: Bë durim( ). Paramendo sikur Imami të lëshonte pe. Shumica e botës islame sot do të ishin të devijuar.
Si të bëhesh njeri që peshon sa nje ummet?
Pasi që u njoftove, shkurtimisht, me këta burra që peshuan rëndë, tashmë para vetes ke edhe “dietën” e arritjes se një peshe të tillë.
1. Bindja.
Bindja e thellë në Allahun e Madhëruar dhe mos dyshimi aspak në besim. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ سَيُخَلِّصُ رَجُلًا مِنْ أُمَّتِي عَلَى رُءُوسِ الْخَلَائِقِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيَنْشُرُ عَلَيْهِ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ سِجِلًّا كُلُّ سِجِلٍّ مِثْلُ مَدِّ الْبَصَرِ ثُمَّ يَقُولُ أَتُنْكِرُ مِنْ هَذَا شَيْئًا أَظَلَمَكَ كَتَبَتِي الْحَافِظُونَ فَيَقُولُ لَا يَا رَبِّ فَيَقُولُ أَفَلَكَ عُذْرٌ فَيَقُولُ لَا يَا رَبِّ فَيَقُولُ بَلَى إِنَّ لَكَ عِنْدَنَا حَسَنَةً فَإِنَّهُ لَا ظُلْمَ عَلَيْكَ الْيَوْمَ فَتَخْرُجُ بِطَاقَةٌ فِيهَا أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ فَيَقُولُ احْضُرْ وَزْنَكَ فَيَقُولُ يَا رَبِّ مَا هَذِهِ الْبِطَاقَةُ مَعَ هَذِهِ السِّجِلَّاتِ فَقَالَ إِنَّكَ لَا تُظْلَمُ قَالَ فَتُوضَعُ السِّجِلَّاتُ فِي كَفَّةٍ وَالْبِطَاقَةُ فِي كَفَّةٍ فَطَاشَتْ السِّجِلَّاتُ وَثَقُلَتْ الْبِطَاقَةُ فَلَا يَثْقُلُ مَعَ اسْمِ اللَّهِ شَيْءٌ
Në Ditën e Kiametit, Allahu do të zgjedhë një njeri prej ummetit tim para të gjitha krijesave dhe do t’ia hap-shtrijë përpara 99 regjistra të veprave, ku çdo regjistër është sa kap të pamurit e syrit, për t’i thënë më pas: A mohon diç prej kësaj? A të kanë bërë padrejtësi shkruesit e Mi? Thotë: Jo, o Zoti im. A ke arsye? Thotë: Jo, o Zoti im. Por ti, tek Ne, ke një të mirë, dhe sot, askujt nuk i bëhet padrejtësi- thotë Allahu. I nxirret një kartelë në të cilën shkruan: Dëshmoj se nuk ka Zot përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i dërguar i Allahut!. Thotë Allahu: Shko te peshorja jote. O Zot, si të matet kjo kartelë me këta regjistra?!- pyet i hutuar njeriu. Ty sot nuk do të bëhet padrejtësi- i thotë prape Allahu. Vendosen regjistrat në njërën anë ndërsa kartela në anën tjetër dhe ua mundë (peshon me rende) kartela. Asgjë nuk mund ta peshoje emrin e Allahut”. ( )
Se bindja e ka këtë tretman dëshmon edhe hadithi në vijim. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنِّي رَسُولُ اللَّهِ لَا يَلْقَى اللَّهَ بِهِمَا عَبْدٌ غَيْرَ شَاكٍّ فِيهِمَا إِلَّا دَخَلَ الْجَنَّةَ
Nuk ndodhe ta takoje Allahun ndonjë rob, qe dëshmon se nuk meriton te adhurohet askush me te drejte përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Tij e te mos hyje ne Xhennet”. ( )
Në kohën e Musait, alejhi’s selam, kanë qenë dy izraelitë. Njëri falej e adhuronte ndërsa tjetri jo shumë. Musai u çudit kur u lajmërua nga Allahu se i pari do të shkonte në ferr ndërsa i dyti jo. I interesoi çështja e tyre andaj pyeti e pyeti por askush nuk e bënte t’i flejë zemra me përgjigje të tij. Pyeti gratë e tyre. Gruaja e të parit filloi ta përshkruaj burrin: Është njeri i mirë, falet, agjëron, jep lëmoshë…por sa here që shkojmë për të fjetur më pyet: A thua ajo që i shpallet Musait, është e vërtetë apo jo?
Musai, alejhi’s selam kuptoi se problemi qëndron këtu. Ky njeri dyshuaka në të.
Shkoi tek gruaja e njeriut të dytë dhe e pyeti për të. Gruaja e informoi se njeri i keq nuk ehte por shumë nuk kryen detyrat fetare. megjithatë, sa herë që shkojmë të lejmë, ai më thotë: Nuk ka dyshim se ajo që i zbret Musait është e vërtet!
Musai, alejhi’s selam kuptoi se Xhenneti qenka për të ngase ky besuaka bindshëm.
Një tabiin quhej Uthman en-Nehdijj, dhe merrte një ndihmë sociale prej 20 dinarëve prej arkës së shtetit. Çdoherë jepte nga pesë dinarë lëmoshë dhe për çudi shuma kurrë nuk pakësohej. Ai ishte i bindur në hadithin e Muhammedit, alejhi’s selam:
” ثَلَاثَةٌ أُقْسِمُ عَلَيْهِنَّ وَأُحَدِّثُكُمْ حَدِيثًا فَاحْفَظُوهُ قَالَ مَا نَقَصَ مَالُ عَبْدٍ مِنْ صَدَقَةٍ وَلَا ظُلِمَ عَبْدٌ مَظْلَمَةً فَصَبَرَ عَلَيْهَا إِلَّا زَادَهُ اللَّهُ عِزًّا وَلَا فَتَحَ عَبْدٌ بَابَ مَسْأَلَةٍ إِلَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ بَابَ فَقْرٍ
Iu betohem për tri gjera dhe ua them një hadith andaj mbajeni mend:
Pasuria e njeriut nuk pakësohet nga lëmosha,
Nuk ndodhë të mos ia rrisë Allahu njeriut krenarinë kur atij i bëhet padrejtësi ndërsa ai bën durim, dhe
Dhe nuk ndodhë ndonjë njeri ta hap derën e lypjes e Allahu të mos ia hap derën e varfërisë”. ( )
Kjo gjë tashmë ishte bërë e njohur tek ai. Djemtë e vëllait të tij, që po ashtu merrnin një ndihmë të tillë, e pyeten për këtë. Ai iu tregoi por ata e morën pakëz me rezerve dhe thanë: A na garanton për këtë? Unë nuk i vë kusht Zotit tim- ua ktheu. Provuan por kot, paratë e tyre harxhoheshin. Problemi qëndron në atë se ata nuk besuan bindshëm në këtë hadith dhe deshën të bëjnë eksperiment.
Çfarë bindje ke ti? Cili është niveli i bindjes sate? A ke me vete një kartelë me bindje të thellë që te Allahu do të shpëtoje me të?
Bindja është ajo që siguron Xhennetin për besimtarin, dhe nëse do shembuj ende, eja me mua të lexojmë së bashku. Do të shkëpusim inserte nga bindja magjepse e disa sahabeve. Ngjarja është zhvilluar shumë herët, atëbotë kur Islamin e kishin pranuar një shifër simbolike. Ne betimin e dyte u tbuan 72 burra dhe 2 gra. Pejgamberi, alejhi’s selam e morri besën prej tyre që ta përkrahnin.
Udhëheqësi i tyre, el-Bera b. Ma’ruri tha: Kushtëzo për Allahun dhe të dërguarin e Allahut çka të duash! Kërkoj ta adhuroni Allahun dhe të mos i bëni shok ndërsa mua të më mbroni nga ajo që mbroni fëmijët, pasurinë, veten dhe gratë tuaja.
Sa’d b. Zurare, më i riu i popullit, shprehu gatishmërinë e tij për t’u sakrifikuar për Islam. Ne nuk iu hipëm deveve për t’u bindur se ky është pejgamber, jo, ne erdhëm t’i besatohemi (ngase bindshëm besuam edhe më parë se është pejgamber).
Sa’d b. Ubade tha: O i dërguari i Allahut, nëse na urdhëron, ne po i sulmojmë banorët e Minnes. Ishin 70 veta por nga bindja që kishin deshën të luftojnë me një vend.
Derisa besatimi lidhej el-Hejthem b. et-Tihani tha: Ndaluni o njerëz se unë kam një pyetje. Nëse Allahu të ndihmon ty, a do të kthehesh në Mekke e të na lësh neve apo do të qëndrosh në Medine?
Subhanallah! I lartësuar është Allahu! Ky njeri po negocion për diç që do të ndodhë pas shumë vitesh. Brenga e tij është a do ta ka nderin dhe shansin që të jetë pranë Muhammedit, alejhi’s selam çdoherë.
Përmbyllje
Pas dëgjimit të këtyre fakteve e dëshmive, tregimeve e rrëfimeve, jam i bindur se zemra jote fluturon tani. E di se sa ndien gëzim ndien edhe hidhërim për shkak se gjendja e ummetit ende vazhdon të mbetet ashtu siç ehte ndërsa ti për vete nuk mendon se mund të kontribuosh shumë. Unë, me lejen e Allahut, do ta zhdukë këtë pesimizëm nga zemra jote, do ta jap barin shërues dhe ti, së bashku me mua dhe atë e ata, do të bëjmë shumë për Islamin. Por më parë lexoje këtë. Në betejë e Hendekut njëri prej myslimanëve, i quajtur Hudhejfe b. Jemani, Allahu qoftë i kënaqur me të, praktikisht na ka mësuar një gjë shumë me rëndësi. Ai rrëfen: Ajo natë ishte e errët dhe e ftohtë. Kurrë nuk kishim parë e as përjetuar natë më të errët se ajo. Në atë errësirë nuk mund të shihnim asgjë. Nga shpejtësia e erës, që po frynte me aq rrëmbim, dëgjoheshin zëra të fortë dhe fishkëllima sikur të bubullimës. Ishim të rrethuar nga të gjitha anët. Në anën e epërme gjendej Ebu Sufjani me idhujtarët e Mekës, kurse në anën e poshtme kishim fisin e hebrenjve Beni Kurejdha, nga të cilët kishim frikë për sigurinë e familjeve tona. Munafikët filluan të kërkojnë leje nga Pejgamberi a.s. duke thënë: “Shtëpitë tona i kemi të pambrojtura nga armiku,” -kurse në realitet ato nuk ishin të pambrojtura. Secilin që kërkoi leje të shkojë, Pejgamberi a.s. e la të lirë, derisa mbetën afro treqind veta. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. filloi të ecë në mesin e radhëve tona duke na shikuar një nga një, derisa arriti tek unë. Unë s’kisha asgjë mbi trup që të më mbronte nga të ftohtit, përveç një copëz petke të gruas sime, që nuk m’i mbulonte as gjunjtë.
U afrua pranë meje derisa isha i shtrirë në tokë dhe pyeti:
- Kush është ky?
- Jam Hudhejfeja – iu përgjigja.
- Hudhejfeja?!! – u çudit Resulullahu.
- Po, o i Dërguar i Allahut – i thashë dhe u mblodha pak, ngase nuk mund të ngritesha në këmbë prej urisë dhe të ftohtit të madh që ndieja.
- Diçka atje poshtë po ndodh me ta (armiqtë). Përvidhu disi fshehtaz te ta dhe na i sill lajmet e tyre! – më tha i Dërguari a.s.
U nisa drejt tyre duke u dridhur pak nga të frika e pak nga të ftohtit. Duke çarë errësirën dëgjova Pejgamberin a.s. duke u lutur për mua: “O Allah i Plotfuqishëm, ruaje Hudhejfen nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, nga lart dhe nga poshtë.”
Për Zotin, ende pa e kryer mirë lutjen e tij Pejgamberi a.s., Allahu xh.sh. ma largoi tërë frikën që më kishte pushtuar dhe tërë të ftohtit që më kishte kapluar.
Kur u largova pak, Pejgamberi a.s. më thirri me zë dhe me tha:
- O Hudhejfe! Mos ndërmerr asgjë me kokën tënde derisa të kthehesh!( )
Të porosis ta lexosh edhe një herë tregimin ngase prej tij do të marrim udhëzimet dhe rekomandimet. Preferoj që më parë të transmetoj ca premtime hyjnore për fitoren dhe ngadhënjimin tënd. Thotë Allahu:
“كَتَبَ اللَّهُ لَأَغْلِبَنَّ أَنَا وَرُسُلِي إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ
All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. ( )
“يُرِيدُونَ أَنْ يُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَيَأْبَى اللَّهُ إِلَّا أَنْ يُتِمَّ نُورَهُ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë”. ( )
“وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْناً يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئاً وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit”. ( )
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ زَوَى لِي الْأَرْضَ فَرَأَيْتُ مَشَارِقَهَا وَمَغَارِبَهَا وَإِنَّ أُمَّتِي سَيَبْلُغُ مُلْكُهَا مَا زُوِيَ لِي مِنْهَا
Allahu ma bashkoi tokën në dorë dhe pashë lindjen dhe perëndimin e saj. Pushtet i ummetit tim do të mbërrijë atje ku ka lindje dhe perëndim”. ( )
Tash duhet të kthehemi prapë për të parë nëse nxorëm mësimet e duhura prej tregimit apo jo? Mos harroni se ende jemi duke folur për bindjen. Nuk di nëse ndokush, që vetes i thotë musliman, dyshon në këto premtime hyjnore dhe profetike. Nëse nuk dyshojmë atëherë çfarë duhet të bëjmë? Duhet të punojmë që ummeti jonë të përparojë. Pra janë vetëm dy kushte: Bindja dhe puna.
Ky sahabij i nderuar, ishte i dobët (ngase uria e kishte dobësuar), kishte frikë ngase i rrezikohej jeta, ishte i vetëm, ishte jashtë Medinës, por kur dëgjoi fjalët e Muhammedit, alejhi’s selam: “…shko dhe na sill lajme prej tyre”, ai u bind se do të shkoj dhe do të kthehet, ngase Muhammedi, alejhi’s selam nuk flet nga hamendja, dhe mu për këtë tha se me nuk ndiente aspak frikë.
Vëlla, nëse ke menduar ndonjëherë se duhet ta ndërrosh gjendjen e ummetit, ta ndalësh historinë e vuajtjes dhe mjerimit e të fillosh me atë të krenarisë dhe mburrjes, praktiko dy gjëra: Bindu se këto ajete kur’anore dhe hadithe profetike që paralajmërojnë fitoren janë të vërteta, ashtu siç u bind Hudhejfe në fjalët e Muhammedit, alejhi’s selam, e pastaj mos rri duarkryq por puno ngase Hudhejfe u bind por edhe ndërmori hapat praktik që duhej të ndërmerreshin. Më thjesht, Hudhejfe shkoi dhe kreu punën.
Mos u arsyeto me dobësi, me vetmi, me rrezik, por dije se feja të urdhëron të punosh për të dhe se fitorja, herët a vonë, do të vijë. Thotë Allahu:
“قَاتِلُوهُمْ يُعَذِّبْهُمُ اللَّهُ بِأَيْدِيكُمْ وَيُخْزِهِمْ وَيَنْصُرْكُمْ عَلَيْهِمْ وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُؤْمِنِينَ
Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë”. ( )
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Përgatiti: Sedat G. ISLAMI
2-1-2008, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013