Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Ramazani muaj i gëzimit

Falënderimet i takojnë Allahut s.w.t ndërsa përshëndetjet tona  qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin a.s, më pas:
 
Vërtet gëzimi dhe kënaqësia janë kërkesë e vazhdueshme, qellim i deshiruar, synim i lakmuar, te gjithë njerëzit nxitojnë për knaqesine e zemrave te tyre, eliminimin e derteve dhe brengave si dhe shkëputjen e pikëllimeve dhe dhimbjeve. Por te pakte janë ata qe arrijnë knaqesine apo harenë e vërtet, te pakte janë ata qe arrijnë lumturinë e madhe dhe te pakte janë ata qe shpëtojnë nga dhimbjet dhe brengat. Tema ne vazhdim do te përqendrohet ne domethënien e vërtet te gëzimit, shkaqet e tij si dhe pengesat e tij. Pasi qe këto t’i njohim do te arrijmë tek domethënia e gëzimit ne agjërim dhe si mund te behet ky muaj i nderuar muaj i gëzimit ?
 
Agjërues i nderuar! Gëzimi është kënaqësi, qe për lokacion ka zemrën dhe qe realizohet me arritjen e te dashurit dhe realizimin e dëshirës. Nga këto lind një gjendje e cila quhet gëzim dhe kënaqësi. Pokeshtu edhe pikëllimi dhe dëshpërimi janë me humbjen e te dashurit, keshtuqe kur ta humbas njeriu te dashurin i ngjallet një ndjenje dëshpërimi a  pikellimi. Gëzimi është begatia me e madhe e zemrës, është kënaqësia dhe hareja me e madhe e saj. Pra gëzimi  dhe kënaqësia janë begati te zemrës ndërsa dëshpërimi dhe pikëllimi janë ndëshkim i saj. Gëzimi (El fereh) me diç është mbi te kënaqurit-pajtimin ( Rida-ne) me diç sepse kënaqësia (pajtimi) është qetësi, rehati dhe pushim ndërsa gëzimi është kënaqësi, hare dhe fatmirësi. Çdo i gëzuar është i kënaqur ndërsa çdo i kënaqur (me diç) nuk është i gëzuar (sepse ai ndodhe qe pranon diç sepse nuk ka alternative tjetër keshtuqe pajton me te, është i kënaqur, me mire se hiq, por megjithatë nuk është i gëzuar)
 
Mu pre këtë gëzimi (Fereh-i) është e kundërta e pikëllimit (Huzn-it), ndërsa kënaqësia (Rida-ja) është e kundërta e hidhërimit (Seht-it). Pikëllimi i shkakton dhimbje njeriut ndërsa hidhërimi nuk i shkakton dhimbje përveç nëse njeriu nuk është i forte te hakmerret.
 
Gëzimi ne Kur’an ka ardhe ne dy forma:
 
1) I pakufizuar ( i shfrenuar),dhe
 
2) I kufizuar…
 
Gëzimi i pakufizuar (i shfrenuar) ka ardhe ne ajetin kur’anor”لا تَفْرَحْ إِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ  “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!“  (Kasas 76) si dhe ne ajetin”ّإنه ُ لَفَرِحٌ فَخُورٌ“Vërtet, ai është shfrenuar dhe mendjemadh.  (Hud 10)
 
Gezimi i kufizuar -frenuar ndahet poashtu ne dy lloje:
 
A)             I kufizuar me dunjane qe dtth: te harrosh te mirat dhe begatitë e Allahut s.w.t .Ky lloj është i përbuzur. Një gjë te tille e vërteton edhe ajeti kur’anor” حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ “… derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer“.( En’am 44)
 
B)              Gëzim i kufizuar ne begatitë e Allahut s.w.t dhe mëshirën  e Tij s.w.t. Edhe ky lloj poashtu degëzohet ne dy grupe:
 
B1: Begati dhe mëshirë me shkak,dhe
 
B2:Begati me Shkaktuesin (Krijuesin s.w.t).
 
Llojit te pare i përgjigjet ajeti kur’anor”ُقلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.(Junus 58), ndërsa te dytit i përgjigjet ajeti”فرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ” Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, …( Ali Imran 170)
 
Allahu s.w.t e përmendi çështjen e gëzimit me nimetet-begatitë dhe mëshirën e Tij s.w.t pas ajetit” يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدىً وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ ” O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.  ( Junus 57)
 
Vërtet nuk ka diq me meritore për njeriun te gëzohet me te me shume sesa me begatinë dhe mëshirën e Allahut s.w.t, e cila permban këshillë dhe shërim te shpirtrave nga sëmundjet e ndryshme; me udhëzim dhe mëshirë.
 
Me udhëzimin i cili përfshin freskinë e zemrës dhe bindjes, qetësinë e zemrës, rehatinë e shpirtit dhe gjallërinë e tij. Mëshirë, e cila i sjelle njeriut çdo te mire e kënaqësi dhe ia largon çdo sherr e dhimbje…
 
Këshillë, e cila përfaqëson urdhëresat dhe ndalesat te shoqëruara me nxitje dhe vërejtje.
 
Shërim shpirtërorë, i cili përmban çiltërsinë e njeriut nga sëmundja e injorancës, errësirës, padrejtësisë, mendjelehtësisë…(shërim) nga sëmundjet te cilat janë me te renda sesa sëmundjet trupore.
 
Këshilla, shërimi, udhëzimi dhe mëshira janë gëzim i vërtet. Kjo është gjeja me e mire me te cilën gëzohet njeriu sepse kjo është gjeja me e mire qe njerëzit arrijnë ta mbledhin-korrin prej qëllimeve dhe stolive te dunjase. Me këtë duhet te krenohemi- gëzohemi dhe ai qe gëzohet me te ai veç është gëzuar me një caktim (exhel) te gëzuar-krenuar. Kjo nënkupton këtë e jo atë, qe njerëzit e mbledhin nga gjerat e dunjase sepse ajo nuk është qendër e gëzimit, madje ajo i ekspozohet sëmundjeve-ligësive, është ne prag te shkatërrimit… është spektër i fantazuar i cili viziton te dashurin e tij ne gjumë pastaj kalon gjumi e bashke me te edhe spektri i fantazuar per te pasuar pas vizitës braktisja dhe pagjumësia. Gëzimet e dunjase nuk paramendohen pa mundimet e saja, pikëllimet e saja janë te përhershme madje nuk ka ndonjë kënaqësi apo gëzim e qe nuk është i paraprirë  apo i maskuar apo i pasuar me ndonjë pikëllim respektivisht mundim. Gëzimi nuk mund te veçohet vetëm por patjetër duhet ta shoqërojë atë ndonjë mundim. Ndodhe qe gëzimi te jete me i madh sesa pikëllimi dhe kështu dispozita e tij (pikëllimit) dhe mundimet e tij fshihen edhe pse ato ekzistojnë dhe anasjelltas.
 
Gëzimi me Allahun, te dërguarin e Tij, me besimin, me Kur’anin, me Sunnetin dhe me diturinë është prej gradave me te larta të të devotshmeve, është prej pozitave me te larta te pasuesve (te programit hyjnor). E kundërta e këtij gëzimi është pikëllimi, qe prej shkaqeve me te mëdha te tij është injoranca, ndërsa injoranca me e madhe është injoranca ne raport me Allaun s.w.t, me urdhrat e Tij, me ndalesat e Tij…Dituria sjelle drite, shoqëri ndërsa e kundërta e saj sjelle errësirë dhe te shpie ne vetmi.
 
Prej shkaqeve te pikëllimit është edhe ndarja-shkëputja e pikëllimit prej Allahut s.w.t (dtth mos shpresa se Allahu ia largon atë), madje kjo është qendër e pikëllimit te tij sikurse qe lidhja e zemrës për Allahun s.w.t është qendër e gëzimit dhe begative te tij, sepse, ne zemër ka pluhur qe nuk e pastron atë përveç drejtimi kah Allahu s.w.t, ka vetmi qe nuk e largon atë përveç shoqërimi me Te s.w.t ne vetmi, ne te ka pikëllim qe nuk e largon përveç se gëzimi me njohjen e Allahut s.w.t dhe sinqeriteti ne raport me Te s.w.t, ne te ka frike, te cilën nuk e largon perveqse bashkimi për hire te Tij s.w.t dhe nxitimi tek Ai s.w.t, ne te ka zjarre te ashpra qe nuk i shuan dot ato përveç pajtimi dhe kënaqësia me urdhrat dhe ndalesat e Tij s.w.t, me caktimin e Tij si dhe me pajisjen me sabër ne kohen e ballafaqimit me te (sprove), ne te ka kërkim te forte saqë nuk ndalet derisa vet te jete i kërkuar, ne te ka kërkesa te shumta te cilat nuk i bllokon përveç dashuria ndaj Tij, pendimi tek Ai s.w.t, përkujtimi sistematik i Tij dhe sinqeriteti i njëmendtë ne raport me Te s.w.t. Po ta epte dynjanë dhe tere atë qe posedon ajo nuk do te mund t’i bllokonte ato([1]).
 
Ja ky është gëzimi i njëmendtë, ky është gëzimi i besimtareve e jo gëzimi i huliganeve, skandalozeve dhe tiranëve.
 
Ne hadithin, për vertetesine e te cilit janë te dakorduar Buhariu & Muslimi, vihet ne pah se agjëruesit do te kenë fat ne këtë gëzim duke mos iu munguar-cunguar asgjë,si jo kur thotë Pejgamberi a.s” وللصائم فرحتان فرحة عند فطره وفرحة عند لقاء ربه ” Agjëruesi i ka dy gëzime: një gëzim kur te beje iftar dhe gëzimin tjetër kur ta takoje Zotin e vet“.
 
Ka thënë Ibni Rexhebi r.a: Sa i përket gëzimit ne iftar kjo ndodhe sepse krijesat janë te prira-krijuara per te anuar ne atë qe iu përshtatet natyrës se tyre nga ushqimi, pijet, martesa…keshtuqe nëse pengohen ndonjëherë nga këto gjera dhe iu lejohen ne një kohe tjetër  gëzohen me lejimin e sidomos nëse nevoja ka qene e madhe për ato gjera. Shpirtrat gëzohen me këtë nga natyra qe Allahu s.w.t ua ka falur ndërsa kjo, nëse është e pëlqyeshme tek Allahu s.w.t konsiderohet edhe ligjërisht-sipas sheriatit-e pelqyer. Pokeshtu edhe agjëruesi ne iftarin e tij gëzohet sepse pasi qe Allahu s.w.t ia ndaloi agjëruesit gjate ditës konsumimin e këtyre gjerave te lartcekura, ia ka lejuar gjate natës. Madje  nxitimi ne konsumimin e tyre ne fillim dhe ne fund te natës konsiderohet me preferuar i mire sesa ngecja ne këtë aspekt, sepse robërit me te mire te Allahut s.w.t janë ata qe me se shumti e shpejtojnë iftarin ndërsa për vonimin e tij natën iu mjafton si nder se Allahu s.w.t i përmend për te mire ndërsa melaiket e Tij s.w.t luten për te. Agjëruesi iu largua epshit te vet gjate ditës për t’u afruar tek Allahu s.w.t dhe njeherit respekt për Te s.w.t ndërsa gjate nxitimi gjate natës për tek ai (përmbushja e epshit) konsiderohet poashtu afrim dhe respekt ndaj Allahut s.w.t Nuk i braktisi këto gjera përveç se për hire te urdhrit te Allahut s.w.t  dhe nuk iu kthye atyre përveç se për hire te Allahut s.w.t, ai është ne te dy rastet respektues ndaj Allahut te vet dhe mu për këtë është ndaluar Visali (agjërimi pa syfyr) .
 
Nëse agjëruesi nxiton ne iftar si afrim tek Allahu s.w.t, han, pin dhe e falënderon Allahun s.w.t atëherë shpresohet për te falja dhe arritja e kënaqësisë se Allahut s.w.t….deri te thënia e Shejh Ibni Rexhebit: ndoshta ne iftar i pranohet duaja.
 
Ibni Maxheh transmeton se”إن للصائم عند فطره دعوةً لا تُرد “Vërtet duaja e agjëruesit ne iftar nuk refuzohet“.
 
Nëse me ngrënien e tij ka për qellim forcimin për agjërim dhe për falje  do te shpërblehet për të, sikurse qe gjumi i tij gjate ditës apo natës për t’u forcuar për pune i llogaritet ibadet.
 
Kush e kupton këtë, ne te cilën aluduam ai nuk do te ngec ne domethënien e gëzimit ne iftarin e tij sepse iftari i tij ne aspektin e aluduar është prej begative dhe mëshirës se Allahut s.w.t, qe hyjnë ne kuadër te fjalës se Allahut s.w.t” قلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.  (Junus 58)
 
Ka thënë Ibni Rexhebi r.a: Ndërsa sa i përket gëzimit te tij ne takimin me Allahun s.w.t ai përmblidhet ne sevapin apo shpërblimin e deponuar, te cilin e gjen tek Allahu s.w.t, madje e gjen ne kohen kur me se shumti ka nevoje për te, siç thotë Allahu s.w.t”وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنْفُسِكُمْ مِنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْراً وَأَعْظَمَ أَجْراً وَاسْتَغْفِرُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ ” se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!(Muzzemmil:20)
 
Thotë poashtu Allahu s.w.t”يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَراً وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَداً بَعِيداً وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ وَاللَّهُ رَؤُوفٌ بِالْعِبَادِ “Ditën kur çdo njeri e gjen prane vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve. (Ali Imran 30)
 
Poashtu ka thënë” فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْراً يَرَهُ ” E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.  ( Zilzal 7)
 
O Allahu im! Na i gëzo zemrat tona me iman, Kur’an, sunnet, dituri, agjerim…
 
Dhe për fund: Përshëndetjet tona qofshin mbi te dërguarin tone, Muhammedin, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te,mbi familjen e tij dhe mbi te gjithë shokët e tij…([2])
 
 
 
[1] Shif: Medarixhu-s-Salikin te Ibni-u-Kajjimit, 2/148-156
 
[2] Muhammed Ibrahim El Hamid, 14/10/2004,e enjte, pas jacije, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, Marre nga www.emanway.com, Brunei Darussalam


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013