Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
23 MESELE PËRKITAZI ME AGJËRIMIN E GJASHTË DITËVE TË SHEVVALIT

  1. E kanë preferuar shumica e dijetarëve agjërimin e këtyre gjashtë ditëve.
  2. Për vlerën e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin e pastaj e përcjellë dhe me gjashtë ditë nga Shevvali, është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën (vitin).” (Muslimi)
  3. Domethënia e hadithit: “...është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën.”: është për qëllim viti, ngase e mira shpërblehet me dhjetë sosh. Agjërimi i Ramazanit vlerësohet si agjërim për dhjetë muaj ndërsa ai i gjashtë ditëve për dy muaj. Kështu kemi 12 muaj agjërim.
  4. Preferohet për besimtarin t’i agjërojë këto gjashtë ditë ndërsa më e mira do të ishte që të filloj menjëherë pas Ramazanit për shkak se ajetet dhe hadithet preferojnë nxitimin me vepra të mira. Madje, nga vet shprehja në hadith: “...e përcjell (etbeahu)” sikur kuptohet kjo.
  5. Prej shenjave të pranimit të veprës së mirë është pasimi i saj me vepra të mira. Pra, vazhdimi me adhurime.  
  6. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit është sikur falja e sunneteve pas namazeve farze. Shpejtimi me të, pra mos vonimi i agjërimit të tyre, është më i preferuar për shkak të gjallërisë dhe forcës shpirtërore që ndien besimtari pas Ramazanit.
  7. Agjërimi vullnetar, para dhe pas Ramazanit, e plotëson Ramazanin në rast se ndodhin lëshime apo gabime në të, mu ashtu siç plotësohen namazet farze me namaze vullnetare – nafilet.
  8. Bërja shprehi e agjërimit pas Ramazanit është prej shenjave të pranimit të tij.
  9. Thënia se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit është bidat – risi është thënie e pabazë për shkak të hadithit autentik që cituam sipër: “Kush e agjëron Ramazanin e pastaj e përcjellë dhe me gjashtë ditë nga Shevvali, është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën (vitin).” (Muslimi)
  10. Thënia se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve nuk është legjitim nga perspektiva fetare, është e dobët dhe në kundërshtim me shumicën absolutë të dijetarëve myslimanë.
  11. Hadithi i agjërimit të këtyre gjashtë ditëve është i vërtetë dhe nuk ka dyshime rreth saktësisë së tij. e ka shënuar Muslimi në koleksionin e tij.
  12. Agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është nga adhurimet vullnetare të caktuara, kështu që kush ka dëshirë të arrij vlerën e tyre, nijetin duhet ta bëjë që natën.
  13. Më së miri është që këto ditë të agjërohen menjëherë pas Bajramit dhe këtë pa ndërprerje.
  14. Lejohet agjërimi ndaras i këtyre gjashtë ditëve.
  15. Nuk kushtëzohet agjërimi i pandërprerë i këtyre ditëve. Le t’i agjërojë besimtari ashtu si i vjen më lehtë.
  16. Nuk lejohet agjërimi i këtyre gjashtë ditëve pa plotësuar ditët e agjërimit të Ramazanit nëse dikujt për ndonjë shkak i kanë mbetur pa agjëruar. Kjo sepse farzi duhet përmbushur para nafilet.
  17. Gruaja nuk agjëron këto gjashtë ditë pa lejen e burrit.
  18. Kush nuk ka mundur t’i agjërojë këto gjashtë ditë për ndonjë shkak të arsyeshëm gjatë Shevvalit, atëherë mund t’i agjërojë ato edhe pas këtij muaji, për shkak se shpërblimi për agjërimin me dhjetë sosh vazhdon edhe pas Shevvalit. Shevvali në hadith është përmendur vetëm për të nxituar në të mira.
  19. Nëse gruaja ka qenë lehonë ndërsa kompensimi për ditët e mbetura i kanë marrë tërë muajin Shevval, atëherë agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit edhe pasi të ketë hyrë muaji tjetër i pranohen për shkak se ka patur arsye.   
  20. Veçimi i ditës së xhuma për agjërim të këtyre gjashtë ditëve (nëse i agjëron ndaras) nuk pëlqehet. Kështu, ose duhet paraprirë me një ditë ose pasuar me një tjetër.
  21. I lejohet besimtari të zgjedhë se cilat ditët do t’i agjërojë: ditët e fillimit, mesit apo fundit. Mund edhe t’i agjërojë të kombinuara, pra disa nga fillimi, tjera nga mesi e të tjera nga fundi.
  22. Lejohet që të bashkohen me nijjet agjërimi i këtyre gjashtë ditëve dhe ditëve të hëna e të enjte si dhe ditëve të bardha të muajit.
  23. Nuk lejohet që me një nijjet të agjërohen edhe ditët e ngelura të Ramazanit dhe këto të Shevvalit. Ditët e ngelura kompensohen së pari pastaj agjërohen ditë tjera për Shevvalin.
 
Përshtati: Sedat ISLAMI
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013