Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
50 IDE PËR MOTRËN MYSLIMANE PËR TA SHËRBYER ISLAMIN EDHE NGA SHTËPIA
Ikram ez-Zejd
50 ide, të cilat nuk na vijnë nga një botë apo aktualitet tjetër. Ato janë të shkapërderdhura në mesin tonë; janë rezultat i jetës sonë të mbushur me ngjarje, ndodhi dhe personalitete. Kështu, e tëra që duhet të bëjmë është t’i “kapim” ato.
Ndoshta as unë dhe as ti (motër), si individë, nuk mund t’i vëmë në funksion të gjitha këto ide, por, nëse jemi të gjithë së bashku, jo vetëm ato por edhe shumë më shumë do të mund t’i realizojmë.
Personalisht, ti motër e nderuar, mund të kesh interes prej këtyre ideve, ani pse ky nuk është qëllimi i parë. Rëndësia e tyre është që të jenë shprehëse të interesimit dhe angazhimit tënd për fe, që burojnë thellë nga shpirti yt, dhe me të cilat ti mundohesh të ofrosh diç për këtë fe. Me rëndësi është që të jesh e sinqertë dhe të vazhdosh në këtë rrugë.
Shiko titujt e mëposhtëm dhe atë që të përshtatet ty. Përzgjidhe atë që të pëlqen, që mund ta bësh dhe fute në funksion menjëherë duke vazhduar me të. Bëhu e sinqertë. Përkujto se “Veprat më të dashura tek Allahu i Madhëruar i Madhëruar janë ato që kryhen në vazhdimësi, edhe nëse janë pak.” (hadith.)
BOTA E LEXIMIT, SHKRIMIT DHE MEDIAS
Nëse të shkon pena për dore, përse të mos kontribuosh me shkrime në gazeta, revista dhe portale, veçanërisht tash që ka nevojë shumë për diskutime rreth çështjeve që kanë të bëjnë me femrën dhe të drejtat e saja. Jo detyrimisht kërkohet të shkruash me emër dhe mbiemër. Mund të përvetësosh një emër të huazuar.
Disa motra nuk kanë përvetësuar shkrimin por mbledhin artikujt e mirë të gazetave dhe ua shpërndajnë të tjerave. Apo, edhe i nxisin motrat e zonja në shkrime që të shkruajnë për tema që janë aktuale.
Abonohu në revista islame. Kjo është ndihmë për to dhe shpërblim për ty, familjen tënde dhe të gjithë ata që i lexojnë ato.
Bëjua dhuratë abonimin në ndonjë revistë islame ndonjë motre myslimane, veçanërisht nëse motra është prej atyre që lexojnë dhe shpërndajnë dijen tek të tjerat.
Nëse të kanë mbetur revista që i ke lexuar, atëherë mblidhi dhe shpërndajua shoqatave fetare, në mënyrë që ato më pas ti shpërndajnë për lexim tek besimtarët. Mund t’i vendosësh edhe në ndonjë hapësirë pritjeje në spitale, qendra grash, faltore tregjesh, etj.
Pjesëmarrja në programe radio-televizive, veçanërisht kur trajtohen tema që kanë të bëjnë me gruan dhe problemet e saja. Sigurisht, gruaja duhet ë këtë rast t’i përmbahet edukatës fetare dhe të mos i ikë qëllimit për çka debatohet.
Shkruaju kanaleve televizive propozime për të diskutuar tema me interes fetar për femrën. Po kështu, në rast se vëren diç që është në kundërshtim me fenë, atëherë shkruaju vërejtje për ato gjëra.
Çantën e dorës sate bëjë librari lëvizëse që tua prezantosh bashkëbisedueseve. Mund edhe t’i huazosh për këtë qëllim. Pra, prezantoja dhe nxiti që t’i lexojnë. Merri disa libra të Ali Tantavit, Mustafa Rafiiut, Abdul Melik Kasimit, etj.
Shfrytëzo kanalet televizive, gjegjësisht shiritat për lajmërime, që të lajmërosh për ligjërata, takime, të publikosh materiale të dobishme, etj.
EDUKIMI FETAR
Informimi i shoqeve për ligjërata e ndryshme, edhe nëse vet nuk mund të marrësh pjesë në to.
Shkrimi i rezymeve të ligjëratave në të cilat ke marrë pjesë dhe shpërndarja e tyre rrjetit të femrave. Në mënyrë që të përfitojnë prej tyre.
Shpërndarja e fletushkave, broshurave, CD-ve, etj.
Hedhja në diskutim e ndonjë çështjeje për të cilën ke njohuri fetare të mjaftueshme në mënyrë që të përhapet dija fetare.
INTERNETI
Themelimi i faqeve elektronike që do të merreshin me trajtimin e temave përkitazi me vlerat morale, dijen dhe punët e mira.
Krijo grupe emailesh, të cilave do t’iu shpërndash tema të dobishme fetare.
Shfrytëzo forumet fetare për të përhapur dijen. Kjo për shkak të qasjes së lehtë në këto forume.
Kontribuo në përhapjen e faqeve islame të dobishme.
Kritiko faqet e dëmshme dhe këtë duke iu dërguar emaile ose duke shënuar në librin e vizitorëve.
Shtypi temat e dobishme dhe dërgojua në këtë format shoqeve që t’i lexojnë dhe të përfitojnë prej tyre.
Nëse je dizejnatore e mirë, atëherë bë diç të dobishme në këtë aspekt, si: porosi fetare në formate animacionesh që kanë ndikim, etj.
KUZHINA DHE DHËNIA E USHQIMIT
Gatuaj ushqime dhe më pas shiti ato për të ndarë në vijim fitimin e tyre për nisma humanitare dhe qëllime bamirësie. Një grua nga Sudani ka filluar me këtë punë dhe falë ndihmës së Allahut të Madhëruar tani ajo është kujdestare për shumë jetimë dhe financuese e shumë projekteve fetare.
Gatuaj ushqime dhe ndaji si dhurata për të afërmit. Kjo di t’i forconte lidhjet dhe do ta shtonte miqësinë. Është dëshmuar si e suksesshme kjo metodë në përfitimin e zemrave.
Ndihmo shoqata humanitare me ushqime, veçanërisht me ushqimet që mbesin nga ahengjet (dasmat). Sa shtëpia është ngopur nga ushqimi i tepruar i shtëpisë tjetër. “Për çdo gjë që ka mëlçi, ka shpërblim.”
Blerja e pemëve dhe perimeve dhe shpërndarja ndaj të afërmve si dhuratë.
NË LAGJE
Organizo gara periodike kulturore për gratë e lagjes. Tipi i organizimit mund të jetë edhe elektronik, pra nëpërmjet shkëmbimit të emaileve, por bën edhe të takohen fizikisht në xhami të lagjes, etj.
Mbaji lidhjet me fqinjët dhe interesohu për ta. Pejgamberi [alejhiselam] ka porositur: (kur të gatuash) shtoji gjellës ujë...”
Interesohu për gjendjen ekonomike të tyre. Sa prej fqinjëve që i kemi prapa murit kanë probleme dhe borxhe ndërsa ne nuk e dimë.
NË LOKALITETE PAKICASH
Punëtoreve të huaja që punojnë në shtëpi si shërbëtore mundohu t’iu ofrosh ndonjë material që i udhëzon në Islam, ose shoqëroji deri tek qendrat islame, ku do ta kenë më të lehtë ta pranojnë fenë më pas.
Po kështu, infermiereve nëpër spitale, e që vijnë nga pakicat, mundohu t’iu dhurosh ndonjë libërth, ndonjë këshillë, ndonjë kontakt të ndonjë qendre islame që t’iu lehtësohet hyrja në Islam.
Punëtorëve që pastrojnë rrugët, e të cilët i përvëlojnë e rëndojnë vapa e madh, era kundërmuese, mundohu tua përfitosh zemrat duke iu ofruar ushqim, pije, duke ua thënë ndonjë fjalë të mirë, duke iu ofruar ndonjë të hollë, sepse kështu ua fiton zemrat dhe i udhëzon në Islam.
Ndihmo ndonjë projekt që merret me përkthimin e materialeve fetare në gjuhë të huaja.
FËMIJËT
Mësojua fëmijëve leximin e Kur’anit, pjesë të caktuara prej tij, lutje, etikën fetare, e të ngjashme.
Rrëfeju tregime motivuese për fëmijë.
Bëjua shprehi zakonet e mira dhe shpërbleji për ato.
Përkujdesu për fëmijët e atë afërmeve.
Farefisi dhe shoqëria
Mbaji kontaktet me të afërmit.
Mundohu t’i pajtosh nëse kanë konflikte ose zënka ndërmjet vete.
Përkujdesu për të afërmit me çdo gjë që të jepet mundësia.
TELEFONI I DORËS
Dërgo mesazhe fetare të dobishme
Shfrytëzoje telefonin për të përkujtuar kohët e namazit, lutjet e caktuara, këndimin e kaptinës el-Kehf, agjërimin e ditëve të hëna dhe të enjte, etj.
Përdore për të informuar për ndonjë aktivitet fetar, kulturor, shkencor, dhe nxiti shoqet për të prezantuar.
Përdore telefonin edhe për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja.
VENDI I PUNËS DHE STUDIMEVE
Shpërndaje ndonjë revistë, tregoju të tjerëve për të apo abonoje dikë në të si dhuratë ndaj saj.
Koordinohu me ndonjë thirrës/e për ndonjë takim të hapur apo ndonjë seminar enkas për gjininë femërore.
Aktualizo tema që kanë të bëjnë me Islamin dhe muslimanët, e për të cilat ti ke njohuri, që t’i diskutosh më pas me shoqet.
LËMOSHA
Grumbullo ndihma për shoqata bamirëse, të cilat janë të njohura dhe të regjistruara.
Krijo një rreth shoqesh për të kontribuar në formë sistematike me ndihma, qoftë për familje skamnore, përkujdesje për ndonjë jetim, apo diç tjetër të kësaj natyre.
NISMA PËR VEPRA TË MIRA TË NDRYSHME
Vendos sexhade (shtrojë për falje) në faltore spitalesh ose tregjesh.
Grumbullo mus’hafe (kopje të Kur’anit) të përdorur dhe dërgoji në qendrat fetare për t’ua shpërndarë më pas atyre që kanë nevojë.
Bojkoto ata që keqtrajtojnë Islamin, si fe, dhe myslimanët, si ithtarë të tij.
Sigurisht, idetë janë shumë më shumë se këto që përshkruam këtu, kjo ngase rrugët e mirësive janë të panumërta, andaj mundohu të gjesh veten në atë që është interes dhe dobi për fenë tënde.