Më fal o Zot!
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!
Nuk di se si tua rrëfej tregimin tim ngase ndihem i dëshpëruar dhe në konfuzion. Jam 23 vjeçar, jam i edukuar dhe ende vazhdoj në studime për diplomë të teknologjisë së lartë. Falë ndihmës së Allahut, jam musliman dhe falem.
Një ditë djalli më bëri vesvese dhe hyra në rrjet të tij. I telefonova një vajze në televizion dhe çova dashuri me të. Për fat të keq, më pas ushtroja edhe ejakulimin me dorë. U pendova shumë dhe thashë me vete se kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë.
Një mbrëmje, derisa isha në shtëpi, erdhi një mysafir i papritur, ardhjen e te cilit fare nuk e pata imagjinuar. Ishte meleku i vdekjes, i cili vinte për shpirtin e nënës sime. Paramendoni si do të ishte puna po ta merrte shpirtin tim ndërsa unë isha i papastër dhe kisha lënë pa falur namazin e akshamit dhe të jacisë! U pikëllova shumë dhe ende, edhe tani kur po e shkruaj tregimin tim, ende ndiej një mërzi për humbjen e nënës sime, por kështu ishte caktimi i Allahut.
Pas katër muajsh, vesveset e djallit prapë filluan të më shqetësonin. Ai më bënte vesvese ndërsa unë i përgjigjesha. Fillova të shaj e fyej, madje edhe Allahun. Të kërkoj falje o Allah! Të kërkoj falje o Allah! Të kërkoj falje o Allah! Në zemër ndieja diç që më thoshte: “Ndal nga ky i folur”, por hidhërohesha dhe nuk e përmbaja veten dot. Mora një guri dhe desha ta gjuaj në drejtim të një fotoje me emrin Allah. Këtu ndodhi mrekullia. Guri shkoi në anë të kundërt. Mbeta i shtangur dhe fillova të kërkoj falje! Më fal o Allah! Më fal o Allah! Më fal o Allah! Desha të qaj por nuk mundja dot.
Ky është pikëllimi dhe shpërblimi i atyre që nuk durojnë caktimet e Allahut.
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
10-2-2008, e diele
Vushtrri, Kosovë