Falënderimet i takojnë Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Vëlla i nderuar! Ty po t’i ofrojmë këto propozime te përmbledhura, te cilat, nëse do Allahu, do te ndihmojnë për përgatitjen shpirtërore, rregullimin (sistemin) e shtëpisë dhe xhamisë, për pritjen e muajit te bekuar te Ramazanit, për çka e lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na mundësojë agjërimin dhe faljen shume ne te, neve, juve dhe te gjithë muslimaneve, sepse vërtet, Ai për çdo gjë ka mundësi!
Së pari: Vetvetja:-
1- Sinqeriteti ne vepra vetëm e vetëm për Allahun,subhanehu ve teala.
2- Ndjenja dhe përshtypja se Allahu,subhanehu ve teala, na ka begatuar me këtë stine (Ramazanin).
3- Dituria se Ramazanin është arene garimi, ne te cilën garohet për lirimin e vetvetes prej zjarri.
4- Përgatitja për Kur’anin (leximin e tij) dhe largimi prej gjerave qe te preokupojnë zakonisht.
5- Zgjedhja e një libri (tefsiri te Kur’anit), për t’iu referuar ne rast moskuptimi te ndonjë ajeti. Sa për shembull, mund t’i referohesh tefsirit te Sa’diut.
6- Q njeriu te veçoje për vete dy lloje leximi: Ne leximin e parë, veçohet me studim te domethënieve te Kur’anit, duke lexuar kështu për çdo dite nga një xhuz’ (Pjese prej 30 pjesëve sa numëron gjthsejt Kur’ani), dhe duke u ndalur, medituar, hulumtuar dhe studiuar çudirat e e Kur’anit dhe domethëniet e tij. Ndërsa leximi i dytë është leximi për shpërblim, ne te cilin lloj njeriu mund te shpeshtoje shume leximin e Kur’anit duke e përfunduar brenda muajit disa here.
7- Përgatitja e një skeme tabelore për lexim, ku njeriu mund te planifikoje kohen për këtë vepër te mrekullueshme sipas mundësisë dhe punëve qe ka.
8- Bërja shprehi për ngritjen e duarve dhe duanë.
9- Bërja shprehi pre te ndejtur ne xhami pas namazeve farze, e sidomos pas namazit te sabahut dhe atij te ikindisë.
10- Bërja shprehi lëmoshën, fisnikërinë dhe shpenzimin ne vepra te hajrit.
11- Kërshëria dhe ambiciet për motivimin dhe shumëfishimin e rolit te shpirtit ne vepra te mira, dhe këtë duke lexuar jetepershkrimet e gjeneratës se pare, e sidomos gjate Ramazanit.
12- Dëgjimi i ligjëratave dhe leximi i teksteve te veçanta, qe kane te bëjnë me këtë.
13- Bërja shprehi për namaz te shumte, sidomos natën, gjate kohës se vitrit dhe namazit te natës.
Së dyti: Shtëpia:-
1- Blerja për secilin anëtarë te familjes nga një Kur’an.
2- Veçimi i një dhome për falje (namaz).
3- Blerja e ligjëratave (ne Cd ose kaseta), literature për Ramazan dhe mbajtja e garave familjare për njohuritë rreth Ramazanit.
4- Mbajtja e ndonjë mbledhjeje me familje, ne te cilën flisni për Ramazanin, vlerën dhe dispozitat e tij.
5- Blerja e ushqimeve dhe pijeve te nevojshme për Ramazan, por jo se tepërmi.
6- Marrja e një vendimi te përbashkët për mjetet e informimit dhe emisionet e transmetuara gjate këtij muaji. (Ose: Përcjellja e mjeteve te informimit për Ramazanin dhe emisionet e veçanta për këtë muaj. S.I)
7- Organizimi i punëve te shtëpisë ne mënyrë qe edhe gruaja te gjej kohe për realizimin e programit te saj adhurues.
8- Organizimi i vizitave dhe mikpritjeve gjate ramazanit me shokët, miqtë dhe te fqinje.
9- Mundësisht, organizimi i Umres (vizitës se Qabese) me tere anëtarët e familjes.
10- Pjesëmarrja ose bashkëpunimi ne përgatitjen e ndonjë racioni ditor, për t’ua dhuruar atyre qe hane iftar ne xhami.
11- Garimi për nxënien përmendësh te haditheve ne librat e agjërimit, siç është libri “Bulugul Meram”, “Rijadus Salihin”,etj.
Së treti: Xhamia:-
1- Imami duhet përgatitur për te mos munguar asnjëherë gjate kryerjes se obligimeve farze, (qofshin namaz apo ligjërata) dhe këtë gjate tere muajit.
2- Ndriçimi i xhamisë dhe pastrimi i saj si dhe përkujdesja për mikrofonat (altoparlantët) dhe gjera tjera teknike.
3- Pastrimi i banjave dhe toaleteve.
4- Nxitja e xhematit për bamirësi për xhami dhe nevojat e saja, qofte ujë, peshqirë, mindilë letre, parfume, etj.
5- Ftesa dijetareve dhe studentë fetarë për te dhënë ligjërata, këshilla dhe porosi ne xhami para dhe gjate Ramazanit.
6- Mbajtja e ligjëratave te shkurtra pas ndonjë namazi nga imami i xhamisë.
7- Përgatitja e garave ditore dhe javore ne xhami.
8- Caktimi i një grupi personash, te cilët do ta marrin përsipër përgatitjen e ushqimit për ata qe bëjnë iftar ne xhami.
9- Shpërndarja e ligjëratave ne kaseta fqinjëve te lagjes.
10- Përgatitja e programeve për pakicat (ose gurbetcaret), duke iu dhuruar literature apo kaseta.
11- Caktimi i dy apo tri netëve gjate muajit, ne te cilat takohen tere xhemati për iftare ne xhami, duke sjellur çdokush prej tyre ngapak ushqim, ku nen mbikëqyrjen e imamit shtrohet iftari.
12- Përgatitja e programeve te lira për rininë e lagjes.
13- Kërshëria qe imami ta lexoje tere Kur’anin gjate taravive, te paktën njëherë gjate tërë muajit.
14- Mbajtja e një programi te rregullte lagjes.
15- Përgatitja e programeve, te cilat do te ishin si zëvendësuese dhe rivale apo konkurrente te atyre te informimit.
16- Mbledhja e zekatit dhe shpërndarja e tij fukarave te lagjes.
17- Përgatitja e programeve për Bajramin e Ramazanit, si p.sh: takimi me fqinje pas namazit te bajramit dhe urimet e sinqerta ndërmjet vete.
Me Allahun,subhanehu ve teala, është bekimi, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Marre nga: www.islamway.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
25-9-2005, e diele
Brunei Darussalam