Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJË FËMIJË AMERIKAN PRANON ISLAMIN

Një fëmijë amerikan, pa patur asnjë kontakt me asnjë musliman, vendosi të bëhet musliman. Ai e gjeti veten duke parapëlqyer Islamin si vërtetim të thënies së Muhammedit, alejhi’s selam: “Çdo fëmijë lind musliman porse prindërit janë ata që e çifutizojnë, krishterizojnë apo e bëjnë adhurues të zjarrit”.
I lindur më 1990, nga dy prindër të krishtere, Aleksandri kishte patur mundësinë e lirisë së zgjedhjes së fesë nga nëna e tij, qysh prej fillimit. Posa e mësoi shkrim leximin, ia sollën librat e të gjitha feve qiellore dhe jo qiellore. Pas leximit, Aleksandri kishte vendosur ta pranonte Islamin. Thënë më qarte, ai kishte mësuar Islamin në moshën gjashtë vjeçare ndërsa në moshën tetë vjeçare kishte hyrë në Islam.
Dashuria për këtë fe e kishte verbëruar. Kishte mësuar namazin dhe disa rregulla fetare. Kishte lexuar historinë islame, kishte mësuar fjalë arabe dhe kishte nxënë përmendësh disa kaptina të Kur’anit. Mësoi ta thirrte edhe ezanin, dhe të gjitha këto pa patur asnjë kontakt me muslimanët.
Në bazë të leximeve që kishte bërë, pëlqeu që emri i tij i ri të jetë Muhammed Abdullah, duke përvetësuar emrin e Muhammedit, Pejgamberit që aq shumë e deshi qysh prej fëmijërisë.
Gjatë një interviste, Muhammedi shpalos për ne edhe disa detaje të jetës së tij.
A jeni hafiz i Kur’anit?- pyeti intervistuesi.
Jo- u përgjigj Muhammedi, dhe filloi t’i bënte disa pyetje intervistuesit:  Por ti je musliman dhe di të flasësh arabisht?
Heshti. Nga gjuhët e tij tani vinin pyetje pareshtur. Ke kryer haxhin? Ke bërë Umren? Ku i ke blerë rrobat e Ihramit?
Intervistuesi ia ndërpreu pyetjet dhe i tha: I dashuri im Muhammed, me trego se çfarë të shtyri të bëhesh musliman? Përse e zgjodhe Islamin e jo fetë tjera?
Muhammedi heshti për pak çaste e më pas u përgjigj: Tërë atë që unë e di është se kam lexuar për të dhe sa herë që lexoja, aq më shumë më shtohej edhe dashuria për të.
Çfarë ke dëshire?- e pyeti intervistuesi.
Kam disa dëshira- u përgjigj me nxitim Muhammedi. Dëshiroj të shkoj në Mekke dhe ta puthi gurin e zi, dëshiroj ta mësoj arabishten dhe ta zë përmendësh tërë Kur’anin.
Përse kaq shumë të intereson Haxhi?- e pyeti intervistuesi.
Nëna e tij ndërhyri për herë të parë dhe tha: Dhomën e tij e kanë mbuluar fotot e Qabesë. Disa njerëz mendojnë se kjo që është duke i ndodhur atij është vetëm një iluzion ndërsa harrojnë se ai, krahas asaj që është serioz, ai ka një besim të fortë që të tjerët nuk mund ta ndiejnë.
Muhammedi filloi të buzëqesh kur pa nënën e tij duke e përkrahë. Filloi t’ia sqaronte asaj sjelljen rreth Qabesë, tavafin, dhe se si Haxhi është një adhurim që nxjerr në shesh barazinë në mes njerëzve duke anashkaluar ngjyrën, racën, pasurinë a varfërinë.
Unë, vazhdoi Muhammedi, kursej çdo javë para nga shpenzimet e mia javore që një ditë prej ditësh ta vizitoj Qabenë e Madhërishme. Kam dëgjuar se udhëtimi kushton afër 4.000 $ ndërsa unë tani kam vetëm 300 $.
A falesh në shkollë?- e pyeti intervistuesi.
Po, e kam gjetur një vend të fshehte tek libraria dhe aty falem çdo ditë- u përgjigj ai. Kur u afrua koha e namazit të akshamit, Muhammedi pyeti intervistuesin: A më lejon ta thërras ezanin? U ngrit dhe thirri ezanin në kohën kur sytë e të pranishmeve ishin mbushur lot.
 
Burimi: Revista el Hajat, nr. 92.  www.denana.com
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
11-2-2008, e hënë
Vushtrri, Kosovë
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013