Do të rrëfejmë një sakrificë prej sakrificave më të bukura për hire të nderit dhe moralit. Sa shumë gjëra janë anashkaluar për hire të mbajtjes së hixhabit. Këto janë katër vajza turke, studente në njërin nga universitetet shtetërore. Ishin ndër më të zgjuarat dhe më të suksesshmet. Çdoherë i prinin listës së më të mirëve. Në vitin e fundit të studimit, e më konkretisht në semestrin e fundit, universiteti kishte nxjerrë një ligj që pengonte mbajtjen e hixhabit në universitet, madje edhe kërcënoheshin me përjashtim të gjitha ato vajza që nuk përfillin ketë urdhër administrativ.
Hixhab apo studime… Suksesi apo nderi…Ishte moment i vështirë. Me plot vendosmëri u dakorduan që të vazhdonin…të vazhdonin me mbajtjen e hixhabit, stoicizmin në nder dhe sakrifikim edhe me humbje të diplomës për hire të ruajtjes së nderit.
Hoxha Abdullah el-HUVEJL
Përcolli këto fjale: Seid el-KAHTANI
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
5-12-2007, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë