Dr. Mekki Klaina
Në lidhjet tona familjare dhe shoqërore kemi nevojë për të anashkaluar pyetjet për detaje dhe imtësi për çdo të madhe dhe të vogël. Kjo, ngase epilogu i tyre është me pasoja: hap dyert e dyshimeve, shkakton përçarje dhe mospajtime si dhe i jep rastin djallit për të shkaktuar ndasi. Kur Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i rrëfeu fshehurazi diç Hafsasë dhe i tha ta mbante fshehurazi por ajo ia rrëfeu atë sekret Aishes [radijAlalhu anhuma], gjë që më pas u zbulua nga qielli, atëherë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tregoi Hafsasë për atë se e kishte marrë vesh që sekreti i tij qe zbuluar prej saj por nuk i tregoi në detaje krejt çfarë kishte thënë ajo. Kështu, e shpjegon edhe Kur’ani:
(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!" (Et-Tahrim, 3)
Pa, një pjesë ia tregoi ndërsa pjesën tjetër e heshti, pikërisht për këtë gjë.
Ky është moral i njerëzve të mëdhenj dhe të ndershëm. Hasan Basriu ka thënë: “Shkujdesja vazhdon të jetë ende tipar i të ndershmëve!”
Imam Ahmedi thotë: “9/10 e moralit të mirë janë në shkujdesi dhe pavëmendje.”
Sa shumë kemi nevojë të aplikojmë këtë moral në raportet tona ditore!