Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PARA SE TË GJYKOSH SPROVËN TËNDE

  1. Ndodhë që Allahu i Madhëruar të të sprovojë me njerëzit që ke përreth, në mënyrë që zemra jote të mos lidhet me ta, por të jetë e lidhur me vetëm Atë.
  2. Ndodhë që Allahu i Madhëruar të të sprovojë që të del në shesh adhurimi i sabrit (durimit), pajtimit me caktimin e Allahut, vërtetimin e asaj e ti a pajton me Allahun vetëm pse të jep apo pajton me Të dhe ke besë në Të për shkak se Ai është i Gjithëditur dhe i Mëshirshëm.
  3. Ndodhë që Allahu të të privojë nga ndonjë mirësi-furnizim që e kërkon, për shkak të dijes së Tij se ajo mund të jetë shkak i devijimit tënd nga feja, i çekuilibrimit të jetës në dynja, apo edhe për shkak se koha e saj nuk ka ardhur ende dhe se Allahu do të të begatojë me të në kohën e duhur.
  4. Ndodhë të ta merr ndonjë begati që e ke patur, për shkak se ka parë që zemra jote është lidhur me të, kështu që të sprovon që ta dish se begatitë e dynjasë janë kalimtare dhe se ajo që nuk tretet është vetëm mirësia e Xhennetit.
  5. Ndodhë që Allahu të të sprovojë për shkak të një sëmundje që ti fsheh në zemrën tënde dhe nuk ke mundësi vullnetarisht ta largosh, kështu që me problemet dhe vështirësitë që ballafaqohesh, ajo del, largohet nga emra jote, ani pse me dhimbje të vogla. Pastaj, do t@i buzëqeshësh jetës.
  6. Ndodhë që Allahu të të sprovojë duke ta vonuar përgjigjen e lutjes sate, në mënyrë që ti t’i shfrytëzosh të gjitha rrugët dhe mundësit, e kur nuk do të mbetet më shpresë në zgjidhjen e problemeve, atëherë Allahu i Madhëruar t’i zgjidh atë prej nga nuk e kujton fare, që ta dish se kujt i detyrohesh për begati dhe mirësi.
  7. Ndodhë që Allahu i Madhëruar të të privojë nga dynjaja kur ti e bën adhurimin me qëllimin të arritjes së mirësive të dunjasë, në mënyrë që të të kthehet sinqeriteti dhe ta bësh shprehi adhurimin për Zotin tënd. Pastaj Allahu i Madhëruar ka për të të dhënë shumë sepse asgjë nuk e pakëson pasurinë e Tij!
  8. Ndodhë që sprova të të zgjat shumë në mënyrë që gjatë kësaj periudhe të kesh rastin të njihesh më shumë me Të, me butësinë, mëshirën, përkujdesjen e Tij ndaj robërve, të të hapet zemra dhe të të mbushet me dije dhe dashuri për Të.
  9. Ndodhë që Allahu të të sprovojë për shkak të shkujdesjes së zemrës sate ndaj edukimit fetar, i komenton gjërat-ngjarjet sikur ato ndodhin vetvetiu, kështu që Allahu të sprovon që të të bëhet e qartë madhështia e Tij, se çdo gjë ndodhë siç Ai e ka paracaktuar.
  10. Ndonjëherë ndodhë që Allahu i Madhëruar të të sprovojë me ndëshkim për mëkatet tua, në mënyrë që ta përshpejtosh pendimin e t’i fal mëkatet dhe të pastron prej tyre. Allahu me këtë nuk dëshiron që mëkatet të grumbullohen në zemrën tënde dhe më pas të jetë i vështirë largimi i tyre.
  11. Ndonjëherë Allahu të jep diç për shkak të kërkesës sate të vazhdueshme dhe nguljes këmbë në atë gjë, sid he për shkak të shfaqjes së një lloj mospajtimi me caktimin e Tij, që ta shijosh realitetin e asaj gjëje e pastaj ta urresh dhe të bindësh se përzgjedhja e Allahut të Madhëruar ka qenë dhe është më e mira për ty.
  12. Prej mirësive të sprovës është se Allahu të të sprovon që të shohësh se ka dhe të tjerë që janë sprovuar, madje shumë më shumë se ti, për tu bindur më pas se megjithatë Allahu të ka mëshiruar dhe është treguar i butë me ty dhe tët huash me zemrën plot: ELHAMDULILAH!!!
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013