Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUJDESU PËR FQINJËT QË TË KESH SHËNDET DHE JETË TË GJATË


Të përkujdesesh, nderosh, ndihmosh dhe tua duash të mirën fqinjëve është mënyra më e re e luftimit të sëmundjeve bashkëkohore, në njërën anë, dhe disponimit me shëndet të kënaqshëm, në anën tjetër.

A mund të jetë e vërtetë dhe logjike kjo?

Le të merremi pak me detajet e një studimi përkitazi me këtë çështje!

Studimi shkencor

Në një rezyme të një punimi shkencor të publikuar nga CNN amerikan, është vërtetuar se fqinji i ri dhe bashkëpunimi me të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë. Hulumtuesit kanë anketuar 5000 të moshuar të cilët në katër vitet e fundit nuk janë goditur nga ndonjë sëmundje e zemrës në një studim të titulluar “shëndeti dhe pleqëria”, i cili është publikuar në të revistën “Epidemiologjia dhe Shëndetit Shoqëror.” Pjesëmarrësit i janë nënshtruar një ankete përkitazi me atë se sa janë të lidhur dhe rrethin dhe komunitetin si dhe sa mund të kenë besë në fqinjët dashamirë dhe bashkëpunëtorë.

 
Zemra është ajo që pëson më së keqi nga finjë problematik, por, kur ndërmjet fqinjëve ka respekt, bashkëpunim dhe dashamirësi, atëherë efikasiteti i zemrës në punën e saj shtohet ndërsa sistemi imunitar i njeriut do të bëhet më rezistent ndaj sëmundjeve. Studimi ka zbuluar se të anketuarit që kanë patur fatin të kenë fqinjë të mirë, i janë ekspozuar më pak atakut kardiak, i cili përgjatë kohës sa zhvillohej studimi pati goditur 148 pjesëmarrës. Hulumtuesit kanë nënvizuar se në shoqëritë në të cilat mbahen lidhje të mira ndërmjet anëtarëve të tyre, nxitet për kultivim të një lloj marrëdhënieve dhe sjelljeve të caktuara, të cilat e ruajnë zemrën dh enët e gjakut nga dëmtimi.

E vërteta shkencore po na udhëzon në atë se fqinjët duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë raporte të mira, ngase kështu do të shkarkohen nga problemet e zemrës, ngritja e tensionit të gjakut, dhe, rrjedhimisht, do të kenë një jetë më të gjatë.

Opinioni i Muhammedit [alejhiselam] për fqinjët
Historia nuk ka njohur ndokënd të jetë kujdesur më shumë për fukaratë, skamnorët, të moshuarit, jetimët, të afërmit, fqinjët, sesa Muhammedi [alejhiselam], i cili porositi për tu kujdesur vazhdimisht për fqinjët, për t’iu ndihmuar, për të kultivuar raporte të mira me ta, dhe këtë vetëm pse ai dëshironte më të mirën për njerëzimin, në përgjithësi, dhe pasuesit e tij, në veçanti. Ka thënë Pejgamberi [alejhiselam]: “Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë fqiun e tij!”(Transmetim unanim.)
Shihni madhështinë e këtij hadithi, çfarë mirësish do të mbulonin njerëzimin sikur ta praktikonin këtë hadith? Sigurisht këto probleme që po e ngarkojnë njerëzimin nuk do të ishin evidente fare ndërsa gjykatat dhe burgjet do të zbrazeshin.
Një hadith tjetër madhështor për këtë temë. Thotë Pejgamberi [alejhiselam]: “Pasha Allahun! Nuk ka besuar! Pasha Allahun! Nuk ka besuar! Pasha Allahun! Nuk ka besuar! E kush? – o i Dërguari i Allahut! Tha: Ai prej të ligave tët ë cilit nuk është i sigurt fqiu i tij! ” (Buhariu.) Pra, Pejgamberi [alejhiselam] ia mohon cilësinë e besimit, respektivisht kompletimin e besimit, atij që shqetëson fqinjët e tij.  

Athua vallë, sa e praktikojnë muslimanët sot këtë hadith? Ndoshta përqindja është e frikshme. Sot vështirë se gjen dikë që e nderon fqiun, i ndihmon atij dhe ia dëshiron të mirën siç ia dëshiron vetes së tij. kjo, në një farë forme, do të parashtronte dhe një pyetje tjetër: sa kemi muslimanë të vërtetë në kohën tonë?
Pasha Allahun e Madhëruar, sikur njerëzit ta praktikonin sot vetëm një këshillë profetike, si fjala vjen përkujdesjen ndaj fqinjëve, problemet tona do të zhdukeshin ndërsa superlativitetin si ummet do ta demonstronim më së miri. Ndoshta vetëm duke patur parasysh këtë arrijmë ta kuptojmë peshën e hadithit: “Xhibrili aq shumë më porositi për fqiun aq sa mendova se do ta bëjë trashëgimtar.”

Lexues i dashur,
Kujdesu për fqinjët, nderoji ata dhe ndihmoju atyre, sepse kjo është një mundësi shumë e madhe për ta fituar Xhennetin ndërsa paraprakisht në dynja të dëfrehesh me shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, bi idhnil-Lah!
 
Abdudaim el-Kehil
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013