Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ÇELËSAT

Çelësat e të mirës
Ka thënë Imami Ibnul Kajjimi [rahimehullah]:
Allahu i Madhëruar çdo gjëje i ka lënë një çelës, me të cilin hapet:
  1. Për namaz, çelës e ka bërë pastrimin (abdesin),
  2. Çelës të Haxhit ihramin,
  3. Çelës të mirësisë sinqeritetin,
  4. Çelës të Xhennetit monoteizmin,
  5. Çelës të dijes pyetjen e duhur dhe dëgjimin e përkushtuar,
  6. Çelës të fitores dhe triumfit durimin,
  7. Çelës të shtimit të pasurisë falënderimin,
  8. Çelës të përkujdes hyjnore dashurinë dhe përkujtimin,
  9. Çelës të shpëtimit devotshmërinë,
  10. Çelës të suksesit vullnetin dhe frikën,
  11. Çelës të përgjigjes duanë,
  12. Çelës të dashurisë për ahiretin asketizmin në dynja,
  13. Çelës të besimit meditimin në atë që Allahu na fton të meditojmë në to,
  14. Çelësin e hyrjen tek Allahu i Madhëruar islamin-nënshtrimin e zemrës, pastrimin dhe dëlirësinë e saj si dhe sinqeritetin ndaj Tij në dashuri, urrejtje, veprim dhe mosveprim,
  15. Çelës të jetës së zemrës meditimin e Kur’anit, përgjërimin në mesnatë dhe braktisjen e mëkateve,
  16. Çelës të mëshirës hyjnore adhurimin e mirë ndaj Krijuesit dhe mirësjelljen e bamirësinë ndaj krijesave të Tij,
  17. Çelësin e furnizimit – idares angazhimin për të fituar duke e shoqëruar këtë me kërkim falje dhe devotshmëri,
  18. Çelësin e krenarisë respektin ndaj Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij [alejhis salatu ves selam],
  19. Çelësin e përgatitjes për Ahiret shkurtimin e shpresës në dynja,
  20. Ndërsa çelës të çdo të mire e ka lënë vullnetin dhe dëshirën për tua afruar tek Allahu i Madhëruar si dhe për të shpëtuar në botën tjetër.
Çelësat e të keqes
  1. Çelës të Xhehennemit e ka bërë shirkun, kufrin, mohimin e shpalljes së Muhammedit [alejhis salatu ves selam], neglizhimin e përkujtimit të Allahut të Madhëruar dhe kryerjen e detyrave ndaj Tij,
  2. Rakinë çelës të çdo mëkati,
  3. Këngën çelës të zinasë,
  4. Shikimin e pakontrolluar çelës të kërkimit dhe dashurisë ,
  5. Përtacinë dhe pushimin çelës të humbjes dhe privimit,
  6. Mëkatet çelës të kufrit,
  7. Gënjeshtrën çelës të hipokrizisë,
  8. Lakminë dhe kureshtjen çelës të koprracisë, prishjes së raporteve me të afërmit si dhe marrjes së paligjshme të pasurisë,
  9. Refuzimin e traditës profetike çelës të çdo bidati -  risie dhe devijimi,
  10. Ndërsa çelës të çdo të keqeje dashurinë për dynjanë dhe shpresën e madhe në të.
Këto gjëra nuk i vërteton askush përveç atyre që kanë pjekurinë e duhur dhe mendjen me të cilën e njohin veten e tyre si dhe e njohin të mirën dhe të keqen që ekziston përreth tyre, kështu që një njeriu i duhet t’i njoh hollësisht këta çelësa dhe funksionet e tyre.
 
 
 
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013