Porosi e artë e një prindi për të birin që po martohej
O biri im!
Ti nuk do të mund ta arrish lumturinë bashkëshortore nëse në raport me gruan tënde nuk posedon këto dhjetë tipare që po t’i them, andaj mbaji mend prej meje dhe kujdesu për to:
1.2. (1) Gruaja do që t’ia dëftosh dashurinë dhe (2) t’ia shprehësh atë drejtpërdrejtë, andaj mos e neglizho këtë, ndryshe, do të bësh hendeqe vrazhdësie dhe gjymtim dashurie e respekti ndërmjet teje dhe gruas.
3. Gratë e urrejnë burrin e vështirë dhe të rëndë ndërsa e përdorin (nënvlerësojnë) burrin e dobët dhe të butë, andaj vendoje secilin tipar në vendin e vet, për shkak se kështu arrihet dashuria dhe qetësia shpirtërore më lehtë.
4. Gratë duan tek burrat atë që burrat duan tek ato, pra: fjalët e bukura, pamjen e bukur, aromën e këndshme, rrobat e pastra, andaj kujdes për këto gjëra.
5. Shtëpia është mbretëri e gruas, në të cilën ajo ndien veten se është në fron dhe se është zonja e saj, andaj kujdes të mos ia shkatërrosh këtë mbretëri në të ciklën jeton dhe kujdes ta largosh – abdikosh nga froni. Nëse e bën, i ke shfaqur rivalitet në mbretërinë e saj ndërsa mbretërit rrejnë më së shumti rivalët,e dhe nëse këtë nuk e shfaqin.
6. Gruaja dëshiron ta fitojë burrin dhe të mos e humbas familjen e saj, andaj kujdes ta vendosësh veten tënde në një peshojë me familjen e saj, për shkak se atëherë puna vjen ose ti ose familja e saj, dhe, nëse ajo të zgjedh ty ndaj familjes së saj, do të ngelë shpirtcopëtuar, pasojat e të cilës do të reflektojnë në jetën tënde të përditshme.
7. Gruaja është krijuar nga briri i lakuar dhe këtu qëndron sekreti i bukurisë së saj dhe tërheqjes së saj. Kjo nuk është e metë sepse bukuria e vetullës qëndron në të qenit e lakuar- shtrembër. Andaj, nëse ajo gabon, mos u mundo ta drejtosh tërësisht, ngase thyhet, e thyerja është shkurorëzimi, mos, nëse gabon, mos e lërë të vazhdojë me gabime, për shkak se shtrembërohet edhe më shumë dhe më pas nuk drejtohet fare, pra nuk të dëgjon dhe nuk të respekton. Gjithmonë pozicionohu ndërmjet këtyre dy gjendjeve.
8. Gratë e kanë në natyrën e saj përbuzjen ndaj të mirave. Nëse vazhdimisht i bën mirë gruas dhe vetëm një herë i bën keq, do të thotë se nuk ta kam parë hairin kurrë. Le të të mos shtyjë ky moral që ta urresh atë dhe të irritohesh prej saj, për shkak se nëse urren një moral të saj, pëlqen moralin tjetër.
9. Gruaja kalon nëpër periudha të ndryshme kur fizikisht dhe shpirtërisht mund të jetë e lodhur dhe dërrmuar, madje, për shkak të këtyre gjendjeve edhe Allahu i Madhëruar e ka liruar nga disa detyrime. Kështu, kur të jetë në këto gjendje, trajtoje siç e ka trajtuar me lehtësime dhe Allahu i Madhëruar.
10. Gruaja është e huaj në familjen tënde, andaj trajtoje me butësi dhe mirësi, sepse kështu do të jetë mirësi e jetës dhe partner i mrekullueshëm në jetë.