Kush nuk ka mundur të qëndrojë në Arefeh
atëherë le të qëndrojë në kufijtë e Allahut që e njeh
Kush nuk ka mundur ta kalojë natën në Muzdelife
le ta kalojë në adhurim për Allahun që ta afrojë dhe pranë ta ketë
Kush nuk mund ta ther kurbanin në Mina
le ta ther epshin e tij, që të arrijë qëllimet
Kush nuk mund të arrijë në Qabe, për shkak se e ka larg
le ta synojë Allahun, të Cilin më afër se damarin e qafës e ka
(Shih: Letaif el-mearif të Ibni Rexheb Hanbeliut, f. 499 (botimi 1999 nga Dar Ibn Kethir, Damask.)