Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
RREGULLA DHE KËSHILLA PËR RAPORTE TË EKUILIBRUARA ME VETËN DHE TË TJERËT
Ashtu siç i lë disa ushqime të ftohen që të të lehtësohet konsumimi i tyre, kështu lëri disa mospajtime të qetësohen që të të të lehtësohet zgjidhja e tyre.
Gjërat e bukura janë në brendësinë tonë dhe jo në ngjarjet përreth. P.sh. nëse ke sy të bukur, sheh çdo gjë bukur, nëse ke shpirt të kënaqur (qetë, që pajton me atë që i është dhënë nga Allahu), do të kënaqesh edhe nëse ajo që të është dhënë është e paktë.
Marrëdhëniet nuk kanë parametër matës shoqërimin e gjatë por gjurmët e bukura (që reflektojnë prej tyre) dhe moralin e bukur. Sa shumë ka marrëdhënie që janë të shkurtra por që me bukurinë dhe dashurinë e tyre janë më të thella dhe më të çiltra se sa marrëdhëniet e gjata!
Respekti nuk nënkupton patjetër dashurinë. Ai flet për edukatën e mirë, andaj, edhe nëse nuk i do njerëzit, respektoji ata.
Kush shfaq përkushtim dhe interes për ty, mos e nënvlerëso, sepse ky lloj zemrave janë pranë rrënimit.
Pushimi është sikur iluzioni për ujin që krijohet kur je në rrugë në një ditë me vapë të madhe, e të cilit sa herë që i afrohesh, të largohet. Ne nuk do të arrijmë pushimin vetëm se në Xhennet, andaj ta lëmë për atje.
Eleganca e gjuhës është reflektim i elegancës së shpirtit.
Në bashkëbisedim, mos e ngrit zërin por nivelin e fjalëve.
Njeriu më i dashur është ai që kalon në jetën tonë ndërsa mbesin prej tij kujtime të mira.
Ne kemi ndonjëherë nevojë për polemika - dialogje për të zbuluar atë që njerëzit fshehin në zemrat e tyre, ngase ndonjëherë hasim në njerëz që të mahnitin, sikur që mund të hasësh në të tjerë që në shenjë respekti të puthin në kokë.
Mos ndiej keqardhje pse dikush nuk ka vlerësuar nijetin tënd të çiltër, përkundrazi, krenohu për shkak se ke qenë dhe vazhdon të jesh njeriu me zemër të mirë në mesin e njerëzve që nuk të kuptojnë.
Po thonë: “I mjerë është ai që nuk e di anglishten, për shkak se has vështirësi në komunikim me njerëz”, ndërsa unë po iu them: “I mjerë është ai që nuk e di arabishten, për shkak të vështirësive që gjen në kuptimin e fjalëve të Allahut, Zotit të njerëzve.”
Ka thënë një dijetar: “Nëse e përkujton një njeri kur je i vetëm ndërsa të buzëqesh fytyra, atëherë dije se ndërmjet jush ka dashuri të sinqertë.”
Komunikimi me njerëz është sikur qepja; ti je rrobaqepësi ndërsa fjalët janë gjilpëra, nëse e zotëron rrobaqepësinë, do të qepësh rrobë të bukur, e nëse gabon, nuk do ta lëndosh askënd përveç vetes sate.
Mos shpeshto ankesën që si pasojë të të kaplojnë brengat, por shpeshto falënderimin ndaj Allahut të Madhëruar që të lumturohesh.
Sado që të të fshihen – humbasin gjëra nga jeta, që ke menduar se janë shkak i lumturisë, dije se Allahu i ka larguar prej teje para se të jenë shkak i dëshpërimit tënd.
Në jetën tënde mungesa e plotë e atij që e do është sikur mungesa e ngjyrës në fotografi; mungesa nuk na e humb jetën, por shijen e saj.
Zemrat e bukura janë sikur ari, asnjëherë nuk ndryshken pavarësisht rraskapitjes që e kaplon, me një fjalë të mirë fshihet dhe i kthehet shkëlqimi dhe bukuria.