Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
TË KRENOHESH ME ISLAM
Nuk ka fe përveç Islamit që ka përputhur mendjen dhe dijen në çdo fushë.
Nuk ka fe përveç Islamit që është shpirtërore dhe materiale njëkohësisht.
Nuk ka fe përveç Islamit që thërret në civilizim dhe qytetërim.
Nuk ka fe përveç Islamit për të cilën kanë dëshmuar filozofët e botës së qytetëruar.
Nuk ka fe përveç Islamit, që lehtësisht mund të dëshmohet edhe me metodën empirike.
Nuk ka fe përveç Islamit që bazë të besimit ka bërë besimin në të gjithë profetët dhe të gjitha librat qiellore.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka përmbledhur të gjitha gjërat që i duhen njerëzimit.
Nuk ka fe që ka lehtësime dhe përshtatje me natyrën njerëzore sikur Islami.
Nuk ka fe përveç Islamit për të cilën dëshmojnë zbulimet shkencore.
Nuk ka fe përveç Islamit që vlen për çdo kohë, popull dhe vend.
Nuk ka fe që mund të veprosh sipas saj në çdo kohë dhe rrethanë përveç Islamit.
Nuk ka fe më të balancuar dhe baraspeshuar se Islami.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka arritur ta ruajë Librin e saj të shenjtë.
Nuk ka fe, libri i të cilës ka proklamuar drejtpërdrejtë se është për tërë njerëzimin, përveç Islamit.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka urdhëruar përvetësimin e të gjitha shkencave të dobishme. Qytetërimi që shohim sot është shkëndijë e Islamit dhe, për të kuruar defektet që i janë mveshur, doemos duhet t’i kthehet Islamit. Historia nuk ka regjistruar ndonjë fe të ketë përputhur shpirtëroren dhe materialen sikur Islami dhe se paqja universale nuk dot të mund të arrihet pa iu kthyer Islamit dhe mësimeve të tij.
Nuk ka fe përveç Islamit që mund të vërtetohet nëpërmjet analizave shkencore.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka unifikuar ligjin mbi raportet shoqërore ndërmjet të gjithë njerëzimit.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka arritur të shkrijë dallimet shtresore në shoqëri.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka arritur ta jetësojë drejtësinë shoqërore.
Nuk ka fe sikur Islami që nuk bie ndesh me asgjë të natyrshme.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka ndaluar persekutimin, dhunën dhe tiraninë e pushtetarëve si dhe ka urdhëruar për organizimin e jetës politike dhe shoqërore sipas parimit të Shura-së (përcaktimit të pushtetarëve nga përfaqësuesit e popullit).
Nuk ka fe përveç Islamit që ka urdhëruar drejtësinë madje edhe me armiqtë.
Nuk ka fe, për ardhjen e të cilës kanë paralajmëruar librat e mëhershëm hyjnor, përveç Islamit.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka arritur ta shpëtojë femrën dhe t’ia kthejë dinjitetin e saj si vajzë, grua dhe nënë.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka barazuar ndërmjet të bardhëve dhe të zinjve, të kuqve dhe të verdhëve.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka urdhëruar për dijen si dhe ka kërcënuar për fshehjen e dijes së dobishme.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka aprovuar të drejtën ndërkombëtare.
Nuk ka fe, ligjet e të cilës të jenë përputhur me mjekësinë bashkëkohore, sikur Islami.
Nuk ka fe përveç Islamit që ka shpëtuar robin nga dhuna e zotërisë, ka barazuar atë me zotërinë e tij si dhe ka nxitur për lirimin e tij.
Nuk ka fe përveç Islamit që ndihmon të varfrit duke bërë obligim ndarjen e një pjesë të pasurisë nga të pasurit.
Nuk ka fe sikur Islami që ka përcaktuar moralin dhe etikën për çdo gjë dhe për çdo rast.
Nuk ka fe sikur Islami të ketë urdhëruar bamirësinë dhe butësinë në sjellje me çdo krijesë.
Nuk ka fe përveç Islamit të ketë aprovuar të drejtat qytetare mbi bazën e natyrshmërisë.
Nuk ka fe përveç Islamit që interesohet për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.
Nuk ka fe sikur Islami që ka ndikuar në shpirt, moral dhe mendje.
Burimi: Et-Tefsir el-asrijj el-kadim të Abdul Fettah Imam-it, cituar siaps Muhammed Ibn Ali Ibn Ibrahim el-Arfexhi në Lemehat min mehasin el-Islam, f. 45-49.