Muslih ibn Zuvejd el-Utejbi
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet janë për Muhammedin, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!
Rregullat që do t’i përshkruajmë në vijim janë të përfituara nga kaptina el-Bekare, gjegjësisht ajetet 6-15. Allahun e lus që të përfitohet prej tyre dhe njëherësh ftoj të gjithë hoxhallarët që t’i meditojnë ato!
1. Thirr në rrugën e Allahut por mos harro se megjithëkëtë disa njerëz nuk do të ndryshojnë, iu fole apo jo.
E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.“ (el-Bekare, 6)
2. Atyre që Allahu ua ka shkruar ndëshkimin, iu vërehen shenjat dhe simptomat, e ndoshta nga këto shenja më e theksuara është privimi i përfitimit nga dija.
All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.“ (el-Bekare, 7)
3. Mos u mashtro me fjalë të njerëzve sepse jo të gjithë ata që flasin janë të sinqertë në fjalët e tyre.
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.“ (el-Bekare, 8)
4. Nëse të lëndon forma se si shkatarraqët të trajtojnë dhe sillen me ty, atëherë përkujto s nga arroganca dhe mungesa e respektit nuk kanë kursyer as Allahun, sepse kjo ta lehtëson dhimbjen.
Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.” (el-Bekare, 9)
5. Dije se tradhtari, si dënim për veprën e bërë, nuk tradhton askënd tjetër përveç vetës së tij dhe megjithëkëtë prapë nuk ndien se është në rrezik.
Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.“ (el-Bekare, 10)
6. Sado që të përhapet besimi dhe e mira, një grup keqbërësish dhe shkatërruesish do të vazhdojnë të mbesin.
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.“ (el-Bekare, 13)
7. Një thirrës i sinqertë nuk brengoset nëse përmendet emri i tij apo jo; me rëndësi të depërtojë fjala-thirrja e tij.
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.“ (el-Bekare, 13)
Në ajet është mjaftuar me përmendjen e përmbajtjes së Thirrjes ndërsa emra të thirrësve nuk janë përmendur.
8. Mos prit nga shkatarraqi që të pranojë fajin e tij, përkundrazi, ai pretendon se është duke bërë mirë, veçanërisht kur ky shkatarraq është prej atyre zemrat e të cilëve janë përplot hipokrizi.
E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" 12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.“ (el-Bekare, 11-12)
9. Mos u merr me qëndrimin e të prishurve ndaj teje, për shkak se besimtari në sytë e tyre është mendjelehtë. E vërteta është se pikërisht këta të prishur janë mendjelehtë, por nuk e kuptojnë dot.
E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" 12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.“ (el-Bekare, 11-12)
10. Takimet e fshehta të mendjelehtëve ndërmjet vete janë evidente që nga e kaluara e largët dhe këtë e kanë trashëgimi nga të parët e tyre. Temë bosht e takimeve të tyre është tallja e me besimtarët ndërsa nikoqir kanë të mëdhenjtë –liderët e tyre.
... Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".“ (el-Bekare, 14)
O Allah! Të lus që këto fjalë të shkruara të jenë të qëlluara dhe të dobishme, ma llogarit si vepër të sinqertë, ma depono në ahiret, ma hap dritaren e meditimit të fjalës Sate dhe ma mundëso të jetoj sipas Librit Tënd!