Hadithi “Mos i shani arabët ngase unë jam prej tyre” nuk ka bazë, madje me këtë tekst, ai nuk i përket asnjë kategorie hadithesh: as sahih, as hasen dhe as daif.
Ai gjendet në disa burime por me tekst ndryshe: “Duani arabët për tri gjëra: ngase unë jam arab, Kur’ani është në gjuhën arabe dhe gjuha e banorëve të Xhennetit është arabe.” Shejh Albani e ka përmendur këtë hadith në Es-Silsiletu ed-daifah, nr. 160, dhe ka vlerësuar se ai është i fabrikuar (meuduë).
www.islamweb.net
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI