Sipas statistikave të fundit, Islami është bërë feja më e madhe në botë. Statistikat vërtetojnë se përhapja e Islamit në vitet e ardhshme do të ndodhë me një shpejtësi të madhe. E, karakteristikë e kësaj shpejtësie është se ndonëse ndodhë, ndodhë në heshtje dhe qetësi. Kjo është e vërteta në të cilën hasin më së shumti ata që merren me studimin e çështjeve islame në botë. Shifrat që do tua lexojmë (paraqesim) në vazhdim paraqesin një befasi për shumicën prej nesh.
Studimet statistikore kanë qartësuar se numri i myslimanëve në botë është 2.038 miliardë (dy miliardë e tridhjetetetë milionë) ndërsa përqindja më e madhe është në Azi me gjithsej 1.389.5 miliardë (një miliardë e treqindetetëdhjetenëntë milionë e pesëqind mijë) derisa në Afrikë ka 581.58 milionë myslimanë.
Sipas një statistike të publikuar nga BBC, 2/3 e qytetarëve britanikë nuk e llogarisin veten fetar ose nuk interesohen për fenë e tyre, e që është feja e krishterë, derisa tek myslimanët është pikërisht e kundërta. Shumica e myslimanëve në botën mbarë krenohen me përkatësinë islame që kanë dhe të paktë janë ata që shprehin mosbesimin e tyre ose largimin nga feja. Ky është një argument tjetër i fuqisë së mësimeve islame.
Sipas një studimi tjetër të kryer në Britani, përqindja e atyre që kanë deklaruar veten për të krishterë ka rënë 10% dhe kjo në një periudhë pesëvjeçare, megjithëse shumica e perëndimorëve deklarohen se janë fetarë por këtë vetëm sa për konsideratë qytetare dhe se realiteti është krejtësisht ndryshe.
Një studim në Amerikë vërteton se të krishterët pësojnë rënie vazhdimisht dhe kjo për shkak se në të shumtën e rasteve bëhen ateistë.
CNN ka publikuar një statistikë, sipas të cilës 1/5 e amerikanëve thonë se nuk kanë fe. Po kështu, edhe në shumë vende evropiane, të krishterët fe
tarë janë në rënie përderisa përqindja e ateizmit, si pasojë e kundërthënies ndërmjet fesë dhe shkencës, është në rritje.
Vendi më i madh mysliman tani për tani është Indonezia me gjithsej 218 milionë myslimanë, pastaj vjen Pakistani me 183 milionë myslimanë, Bangladeshi me 154 milionë myslimanë, kurse vendi me numrin më të madh të myslimanëve në botë është India, e cila ka gjithsej 255 milionë myslimanë. Kurse në Kinë ka 135 milionë myslimanë.
Le të shohim statistikat më të reja të myslimanëve në botë të ndarë sipas kontinenteve:
Kjo tabelë paraqet myslimanët në Azi, të cilët janë 1.389.5 miliardë (një miliardë e treqindetetëdhjetenëntë milionë e pesëqind mijë). Shih: www.muslimpopulation.com.
Kjo tabelë paraqet myslimanët në vendet evropiane, numri i të cilëve arrin në 56.19 milionë. Shih: www.muslimpopulation.com.
Kjo tabelë paraqet myslimanët në shtetet amerikane, numri i të cilëve arrin në 10.11 milionë. Shih: www.muslimpopulation.com.
Kjo tabelë paraqet myslimanët në Australi, numri i të cilëve arrin në 0.67 milionë, megjithëqë statistika tjera flasin për numër më të madh. Shih: www.muslimpopulation.com.
Sigurisht, pas prezantimit të këtyre shifrave, një pyetje na sillet në kokë: Si ka mundur Pejgamberi Muhammed [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] të parashikoj këtë rritje-shumim të myslimanëve para 1400 viteve po të mos ishte profet? A nuk ka thënë:
“ليبلغن هذا الأمر ما بلغ الليل والنهار، ولا يترك الله بيت مدر ولا وبر إلا أدخله الله هذا الدين بعز عزيز أو بذل ذليل، عزاً يعز الله به الإسلام، وذلاً يذل به الكفر
Kjo çështje (fe) do të mbërrijë atje ku ka mbërritur nata dhe dita dhe Allahu nuk ka për të lënë shtëpi fshati apo qyteti pa e futur këtë fe, qoftë me nder të të nderuarit (nderohet ai që e pranon Islamin) apo me poshtërim të të poshtëruarit (poshtërohet ai që e refuzon Islamin): krenari me të cilën Allahu e ngrit Islamin dhe poshtërim, me të cilin Allahu e poshtëron kufirin.” (Transmeton Ibni Hibbani)
Shiko në madhështinë e këtij hadithi, të cilin e ka thënë Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] në periudhën kur myslimanët ende nuk kishin depërtuar jashtë gadishullit arab. Meditoni madhështinë dhe fuqinë ndikuese të fjalëve: “...me nder të të nderuarit apo me poshtërim të të poshtëruarit...”, pra, sado që të ketë pengesa dhe probleme, sado që të përpiqen ateistët ta luftojnë këtë fe, përfundimisht ajo do të depërtojë në shtëpitë e tyre.
Ky hadith është shpjegim i ajetit: "Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.“ (El-Fet’h, 28)
Meditoni në fjalën: ”që të triumfojë mbi çdo fé”, pra do të jetë feja me përhapjen më të madhe. Ateistëve që pretendojnë se ateizmi po sfidon botën islame, iu themi se këto statistika tregojnë të kundërtën, tregojnë se ateizmi është duke u thyer me të madhe dhe se myslimanët, me dëshmi të portaleve dhe mediumeve prestigjioze si BBC dhe CNN, qoftë si praktikues, qoftë si besimtarë të ri, janë në shtim gjithnjë e më shumë.
Siç na ka vërtetuar i dashuri ynë, Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem], dita kur Islami do të mbulojë tërë botën është duke ardhur. Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!
Abdudaim El-Kehil
Referenca:
- http://www.muslimpopulation.com/World/
- Two-thirds of Britons not religious, suggests survey, http://www.bbc.co.uk/news/uk-12799801, 21-3-2011.
- Number of Christians falls by almost 10%, survey finds, http://www.bbc.co.uk/news/uk-16312901, 23-12-2011.
- America becoming less Christian, survey finds, http://edition.cnn.com/2009/LIVING/wayoflife/03/09/us.religion.less.christian/index.html?_s=PM:LIVING, 9-3-2009.
- http://cnsnews.com/news/article/susan-jones/poll-americans-belief-god-strong-declining
- http://religion.blogs.cnn.com/2012/10/09/survey-one-in-five-americans-is-religiously-unaffiliated/
- http://www.muslimpopulation.com/asia/index.html