Vëlla besimtar…motër besimtare!
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!
Ua dërgoj këtë mesazh të shoqëruar me përshëndetjet me te bukura, mesazh te shkëputur nga zemra e vëllait tuaj ne fe, duke e lutur Allahun qe te na bashkoje te gjithëve ne Xhennet! Amin!
Me rastin e ardhjes se muajit te shenjte te Ramazanit, ua ofroj këtë këshillë si një dhurate modeste. Ne te nuk solla diç te re, ajo fund e krye është këshille ndërsa këshilla iu bën dobi besimtareve. Shpresoj se do ta pranoni me zemër te hapur e nuk do tan a harroni ne duatë tuaja te sinqerta!
1. Allahu e ka veçuar muajin e ramazanit nga muajt tjerë me cilësi, veçori dhe begati te shumta, prej te cilave:
Era e gojës se agjëruesit tek Allahu është me e këndshme se sa aroma e miskut (parfumit),
Melaiket kërkojnë falje për agjëruesit derisa te bëjnë iftar,
Allahu çdo dite e zbukuron Xhennetin dhe thotë: Ka gjasa qe robërit e Mi te devotshme, te largohen prej te këqijave dhe te vijnë tek ti!,
Lidhen shejtanet,
Hapen dyert e Xhennetit ndërsa mbyllen ato te Xhehennemit,
Ne këtë muaj është nata e Kadrit, e cila është me e mire se 1000 muaj,
Ne natën e fundit te Ramazanit, agjëruesve iu falen mëkatet,
Allahu liron njerëz nga Xhehennemi dhe këtë çdo nate.
Me thuani, muajin me cilësi dhe begati te tilla si ta presim?! Ta presim te preokupuar me epshe, marrëzira e humbje kohe?! Apo ardhja e tij na u stërmadhohet dhe ndihemi keq prej tij?! Allahu na ruajt, besimtarit nuk i takon assesi te mendoje kështu, madje ai duhet ta pres Ramazanin me pendim, sinqeritet dhe vendosmëri për ta shfrytëzuar këtë muaj ne vepra te hajrit.
2. Vepra e mira qe obligohen dhe preferohen ne këtë muaj.
1) Agjërimi. Thotë Muhammedi, alejhi selam, në një hadith kudsijj: “كُلُّ عَمَلِ ابْنِ آدَمَ يُضَاعَفُ الْحَسَنَةُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا إِلَى سَبْعمِائَة ضِعْفٍ قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ إِلَّا الصَّوْمَ فَإِنَّهُ لِي وَأَنَا أَجْزِي بِهِ يَدَعُ شَهْوَتَهُ وَطَعَامَهُ مِنْ أَجْلِي لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ فَرْحَةٌ عِنْدَ فِطْرِهِ وَفَرْحَةٌ عِنْدَ لِقَاءِ رَبِّهِ وَلَخُلُوفُ فِيهِ أَطْيَبُ عِنْدَ اللَّهِ مِنْ رِيحِ الْمِسْكِ Çdo vepër e njeriut është për te, një e mire (shpërblehet) me dhjete e deri ne shtatëqind sosh. Thotë Allahu: Përveç agjërimit, ai me takon Mua dhe Unë shpërblej për te, (sepse) ai (njeriu) e braktisi dëshirën (seksuale), ushqimin dhe pijet e tij vetëm për Mua. Për agjëruesin ka dy shpërblime: një ne iftarin e tij, dhe (tjetrin) kur ta takoje Zotin e vet. Era e gojës se agjëruesit është me e këndshme tek Allahu se sa era e miskut (parfumit)”. (Buhariu & Muslimi)
Poashtu thotë Muhammedi, alejhi selam: “من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe vetllogari i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu & Muslimi)
Nuk ka dyshim se ky shpërblim marramendës nuk është vetëm për atë qe e ka lënë ushqimin dhe pijet, por edhe për ata, qe braktisin fjalët e këqija, ngase Muhammedi, aljhi selam, ka thënë: “ من لم يدع قول الزور و العمل به و الجهل فليس لله حاجةً في أن يدع طعامه و شرابه Kush nuk i braktise fjalët e këqija, veprimin sipas tyre dhe injorancën, (nuk ka fituar asgjë nga agjërimi), sepse Allahu nuk ka nevoje qe njeriu t’i braktise ushqimin dhe pijet e tij”. (Buhariu)
Ne një transmetim tjetër qëndron: “الصومُ جُنَّةٌ وَإِذَا كَانَ يَوْمُ صَوْمِ أَحَدِكُمْ فَلَا يَرْفُثْ وَلَا يفسُق و لا يجهَل فَإِنْ سَابَّهُ أَحَدٌ فَلْيَقُلْ إِنِّي امْرُؤٌ صَائِمٌ Agjërimi është mburojë; e kur dikush te agjëron le te mos i afrohet gruas (gjate ditës për marrëdhënie intime), te mos i nëpërkëmbë dispozitat e Allahut, të mos shkaktojë grindje dhe te mos beje injorancë. Nëse ndokush e shanë le t’i thotë: Unë me te vërtet jam agjërues”. (Buhariu & Muslimi)
E ti vëlla dhe motër imja, nëse agjëroni le t agjërojnë sëbashku me ju edhe dëgjimi, shikimi, gjuha dhe te gjitha gjymtyrët e trupit! Le te mos jete për ju dita e agjërimit e ngjashme me ditët tjera.
2) Falja e namazit. Thotë Muhammedi, alejhi selam: “ من قام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه Kush falet ne Ramazan me besim dhe vetllogari, i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi)
Kjo është një vërejtje me rëndësi, qe namazin e taravive ta falesh me xhemat ne xhami ne mënyrë qe te shkruhesh prej atyre qe kane falur namazin. Thotë Pejgamberi, alejhi selam: “ من قام مع إمامه حتى ينصرف كتب له قيام ليلة Kush falet me imamin e tij derisa te largohet (kryej namazin), atij I shkruhet (shpërblimi) sikurse te jete falur tere natën”. (Transmetojnë autoret e Suneneve)
3) Sadakaja ose lëmosha. Muhammedi, alejhi selam, ishte çdoherë bujar porse gjate muajit te Ramazanit ishte edhe me bujar. Mu për këtë, kishte nxitur për bujari dhe kishte thënë: “أفضل الصدقة في رمضان Lëmosha me e mire është ne Ramazan”. (Tirmidhiu) Sadakaja ka forma dhe mënyra te ndryshme:
Thotë Allahu i Madhëruar: “وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا (8) إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا (9) إِنَّا نَخَافُ مِنْ رَبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا (10) فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا (11) وَجَزَاهُمْ بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. 11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. 12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi“. (Insan, 8-12) Te paret tanë ishin te dhënë pas dhënies se ushqimit, madje, këtë si vepër te mire, e favorizonin me shume se disa lloje adhurimi. Kjo nuk përkufizohej vetëm ne ushqimin e fukarasë porse edhe ne shtrimin e sofrës për miq, shoke, dashamire, vëllezër, e kështu me radhe. Prej te pareve tanë kishte o vëllezër njerëz qe edhe pse ishin vet agjerueshëm, te tjerëve iu shtronin buke dhe iu shërbenin. Prej tyre ishte edhe Hasan b. Mubareku. Ebu Sevar El Adeviu rrëfen: “Kam takuar njerëz nga fisi Beni Adijj, te cilët faleshin ne këtë xhami dhe asnjeri prej tyre nuk ka ngrënë vetëm; nëse gjente ndokënd, hanin sëbashku, në të kundërtën, e sillte ushqimin ne xhami dhe e hante me njerëzit”. Nga dhënia e ushqimit përfitojmë te mira te shumta, prej te cilave: dashuria dhe respekti i ndërsjellë me vëllezërit, te cilëve iu ke dhënë buke. Madje, kjo është edhe shkak për hyrje ne Xhennet. Thotë Muhammedi, alejhi selam: “ لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا و لا تؤمنوا حتى تحابوا Nuk do te hyni ne Xhennet derisa te besoni dhe nuk do te besoni derisa te duheni”.
Dhënia iftar agjëruesve. Thotë Muhammedi, alejhi selam: “ من فطّر صاءما كان له مثلُ أجره غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيء Kush i shtron iftar agjëruesit ka shpërblimin sikurse te tij (agjëruesit) duke mos iu cunguar këtij te fundit asgjë nga shpërblimi i tij”. (Ahmedi dhe Nesaiu, ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si të vërtetë, sahih)
4) Leximi I Kur’anit. Vëlla ne fe! Çdoherë te kesh kureshtar për leximin e Kur’anit me sinqeritet dhe meditim. Tek te paret tanë, Kur’ani ndikonte shume. Bejhekiu transmeton nga Ebu Hurejre se pasi qe kishte zbritur ajeti: “أَفَمِنْ هَذَا الْحَدِيثِ تَعْجَبُونَ وَتَضْحَكُونَ وَلا تَبْكُونَ A prej këtij ligjërimi (Kur’ani) po çuditeni? 60. E po qeshni dhe nuk po qani?!“. (Nexhm, 59-60), qanë banoret e shatorit (mistiket) derisa lotët iu rrjedhnin neper faqe. Kur Muhammedi, alejhi selam e dëgjoi te qajturit e tyre, qau me ta, e nga te qajturit e tij, qamë edhe ne. Atëbotë tha Muhammedi, alejhi selam: “لا يلجُ النار من بكى من خشية الله Nuk do te hyje ne zjarre ai qe qanë nga droja e Allahut”.
5) Te ndejturit ne xhami pas namazit te sabahut derisa te lind dielli. Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi selam rrinte ne xhami derisa lindte dielli. Ndërsa Tirmidhiu transmeton nga Enesi se Muhammedi, alejhi selam ka thënë: “مَنْ صَلَّى الْغَدَاةَ فِي جَمَاعَةٍ ثُمَّ قَعَدَ يَذْكُرُ اللَّهَ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ ثُمَّ صَلَّى رَكْعَتَيْنِ كَانَتْ لَهُ كَأَجْرِ حَجَّةٍ وَعُمْرَةٍ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ تَامَّةٍ تَامَّةٍ تَامَّةٍ Kush fal sabahun me xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa te lind dielli, pastaj fal dy rekate, ka shpërblimin sikur te ketë kryer një haxh dhe umre te plote, te plote, te plote”. Vëllezër ky shpërblim vlen për çdo dite te zakonshme ndërsa ne ditët e Ramazanit ka tretman special.
6) I’tikafi ose qëndrimi ne xhami. Buhariu transmeton se Muhammedi, alejhi selam, bënte I’tikaf ne Ramazan 10 dite, ndërsa ne vitin, ne te cilin vdiq qëndroi 20 dite”.
7) Umreja ne Ramazan. Është vërtetuar se Muhammedi, alejhi selam ka thënë: “ عمرةٌ في رمضان تعدل حُجةًUmreja ne Ramazan krahasohet me një haxh (ne shpërblim)”. (Buhariu dhe Muslimi)
8) Te kërkuarit e Natës se Kadrit. Thotë Allahu: “إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1) وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. 2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”. (Kadr, 1-3)
Ndërsa Muhammedi, alejhi selam ka thënë: “ من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه Kush falet ne Natën e Kadrit me besim dhe vetllogari, i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi) Muhammedi, alejhi selam kërkonte Natën e Kadrit dhe i urdhëronte sahabet qe ta kërkojnë atë ndërsa ne dhjete netët e fundit e zgjonte familjen e tij për tu falur dhe shpresonte qe ta arrijnë dhe gjejnë këtë nate te bekuar, e cila zakonisht vie ne dhjetëshin e fundit.
Ndoshta dikush pyet se çka te bëjmë ne këtë nate? Kësaj pyetjeje me se miri i përgjigjet Muhammedi, alejhi selam, i cili ne pyetjen e gruas se tij dhe nënës sonë, Aishes, se: “ يا رسول الله لو وُفَِقت ليلةَ القدر ما أقول؟ قال: قولي: اللهم إنك عفْوٌ تحب العفو فاعفُ عني O i dërguari i Allahut! Nëse unë do te bekohesha për gjetjen e kësaj nate, atëherë çfarë te them në të? Tha: Thuaj: O Zoti im! Ti je Fale dhe e donë faljen andaj me fal mua!”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu, i cili e ka cilësuar sahih)
9) Shpeshtimi i dhikrit, duave dhe istigfarit (kërkimit falje) Vëlla i dashur! Motër e nderuar!Ditët dhe netët e Ramazanit janë kohëra te bekuara dhe te begatshme, andaj shfrytëzoi me shpeshtim te dhikrit (përmendjes dhe përkujtimit te Allahut), e ne veçanti ne kohet kur duaja nuk kthehet mbrapa. Këto kohe janë:
Iftari, ngase duaja e agjëruesit gjate iftarit nuk refuzohet,
Ne pjesën e trete te natës, ngase atëherë Allahu i Madhëruar zbret ne qiellin e kësaj bote dhe thotë: A ka ndonjë pyetës (kërkues) qe t’i përgjigjem…A ka ndonjë kërkues falje qe t’ia fal (mëkatet)”.
Kërkimi falje ne syfyr. Thotë Allahu: “وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet“. (Dharijat, 18)
Kërkimi i orës ne ditën e xhuma, në të cilën pranohen duatë. Ajo ore ose kohe është kah fundi i ditës, pra pas namazit te ikindise.
10) Vërejtje te përgjithshme: Gjate Ramazanit duhet te largohemi prej këtyre gjerave:
Natën te mos e bëjmë dite dhe as anasjelltas, pra ditën nate,
Te mos flemë ne mënyrë qe te na ikin namazet e obliguara,
Te mos e teprojmë ne ushqim dhe pije,
Te mos e humbim kohen pa nevoje,
Te mos e hamë syfyrin herët,
Te mos e braktisim namazin e teravive, por ta falim komplet namazin,
Te mos bashkohemi dhe tubohemi për te bere gjynahe,
Te mos flasim fjale te ndyta dhe te përgojojmë, dhe
Se fundi vëlla: Mendoj se pak e zgjata por unë kisha për qellim të të stimuloj për shfrytëzimin e këtyre kohëve. Nejse, me lejo qe edhe për pak çaste t’i qasem një problemi bukur te rëndësishëm? A e din se cili është ai? Ai është sinqeriteti. Po, sinqeriteti. Sa agjëruesi nuk fiton prej agjërimit te tij përveç urisë dhe etjes? Sa prej tyre janë falur ndërsa nuk kane fituar prej namazit te tyre përveç lodhjes dhe pagjumësisë? Ndoshta me pyet se si ndodhe kjo, ndërsa unë te them: Vëlla! Po a nuk e lexuam sëbashku disa here këtë hadith: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe sinqeritet”, pastaj: “Kush falet ne Ramazan me besim dhe sinqeritet”?!
Allahun e lus qe mua dhe juve te na dhuroj sinqeritet ne fjale dhe vepra, vetmi dhe shoqëri!
Vëlla! Shfrytëzoje këtë shanse sepse jeta është e kufizuar. Ku janë ata qe agjëruan ne vitin e kaluar? Ku janë ata qe me ne falën namazin e teravive vitin e kaluar? Prej tyre ka qe meleku i vdekjes ua morri shpirtin, prej tyre ka qe u sëmurën dhe nuk kane force për agjërim dhe namaz, andaj ti qe ende je i shëndoshë, shfrytëzoje këtë shanse dhe furnizohu me pajisje te hajrit ngase pajisja me e mire është devotshmëria”.
8-9-2003,
Brunei Darussalam
Përktheu nga arbishtja: Sedat Gani Islami