Agjërimi është ibadet i vjetër. Ka ekzistuar ne popujt e mëparshëm, duke lëvizur prej një populli ne tjetrin edhe nëse forma e tij ka qene e ndryshme. Mu për këtë thotë Allahu s.w.t ” يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ O ju qe besuat, agjërimi u është bere obligim sikurse qe ishte edhe obligim i atyre qe ishin para jush…” Bekare 183
Jehudet kishin agjërim, te cilin ua pat obliguar Allahu s.w.t. Agjërimi i tyre ishte dita e dhjete e muajit te shtate te vitit te tyre. Ajo dite quhej tisrij, e cila fillonte nga perëndimi i ditës se nëntë e vazhdonte deri ne perëndimin e ditës se dhjete. Ajo dite ishte [konsiderohej] dite e shlyerjes se mëkateve. Këtë dite poashtu e quajnë edhe Kebbur.
Me kalimin e kohës Ahbaret [prifterit] e tyre ligjësuan agjërimin edhe te katër ditëve tjera dhe atë: Diten e pare te muajit te 4-te, 5-te, 7-te dhe 10-te, prej muajve te vitit te tyre; si përkujtim i ndodhive te Bejtul Makdisit.
Agjërimi i ditës burejm pasqyronte shpalosjen e kujtimeve për shpëtimin e tyre nga mbreti Ihshujerush [mbret persian] ne ngjarjen e istirit.
Ata poashtu kane agjërim vullnetar. Ne hadith transmetohet se “Vërtet agjërimi me i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit. [poashtu] namazi me i dashur tek Allahu është namazi i Davudit. Ai flinte gjysmën e natës, falej 1/3 e flinte 1/6. [Davudi] agjëronte një dite e hante një dite”. Muttefekun alejhi
Ata poashtu kane agjërimin e Ashura-se . Ne sahih transmetohet nga ibni Abbasi r.a se “[kur] Pejgamberi a.s erdhi ne Medine, jehudet agjëronin Ashura-ne. Thane: Kjo është dita ne te cilën Musai ngadhënjeu mbi Faraonin. Pejgamberi a.s u tha shokëve te vet: Ju keni me shume te drejte ne Musain se ata andaj agjëroni (këtë dite)”. Buhariu
Sa iu përket te krishterëve ata imitonin jehudet ne agjërim. Ne sahih transmetohet nga Ismail bin Umejje se ai e ka dëgjuar Ebu Gatafan Bin Tarif El Meriun duke thënë: E kam dëgjuar Abdullah bin Abbasin duke thënë” Kur Pejgamberi a.s agjëroi Ashura-ne dhe urdhëroi te agjërohej thane [sahabet]: O i dërguar i Allahut! Ajo është dite te cilën e shenjtërojnë jehudet e te krishterët [ne tekstin eEbu Davudit: e agjerojne jehudet dhe te krishteret]. Tha Pejgamberi a.s: Ne vitin e ardhshëm nëse don Allahu do ta agjërojmë [edhe] ditën e nëntë. Tha[transmetuesi]: Nuk erdhi viti i ardhshëm derisa Pejgamberi,Alejhi selam ndërroi jete”. Muslimi dhe Ebu Davudi
Pastaj Ruhbanet [murgjit] e tyre ua ligjësuan atyre agjërimin e 40 ditëve duke pasuar Mesihun, i cili agjëroi 40 dite para dërgimit te tij[si profet]. Tek ata ligjësohet poashtu zotimi i agjërimit ne pendim [tewbe] etj. Por ajo qe i bene ata te dallojnë nga te tjerët është se ata kuptimit esencial te agjërimit i dhëne kahe te ndryshme ose thënë me mire e shtrembëruan. Agjërimi te ata dtth: braktisja e ushqimeve te renda dhe pijeve ose ngrënia e një racioni te vetëm ne dite, e qe lejohej pasimi i tij me ndonjë ushqim te lehte.
Komentatoret e shquar te Kuranit si Et Taberiu dhe Ibnul Arebiu transmetojnë se te krishterëve iu obligua agjërimi [me pare]. Poashtu iu obligua atyre qe te mos hane pas gjumit [kur te zgjohen ne mëngjes] dhe te mos kenë marrëdhënie me gratë gjate muajit te agjërimit.
Agjërimi atyre u vinte ne kohëra [stine] te ndryshme. Here u vinte ne dite te nxehte e te gjate e here u vinte ne dite te ftohte e te shkurtër. Kjo sikur i rendoi ata andaj zgjodhën mendimin e tyre qe ta caktojnë atë ne një stine mesatare. Keshtuqe vendosen ta bëjnë atë ne Vjeshte, kur nuk është as nxehte por as ftohte dhe si arsyetim te krimit qe kishin bere, thane: Do t’i shtojmë 20 dite qe ta shlyejmë mëkatin te cilin e bëmë. Kështu pra agjërimi i tyre arriti ne 50 dite.
Poashtu ne xhahilijjet [periudhën para islamike] kishte agjërim si agjërimi i Ashure-se te cilin e mbanin Kurejshet.
Transmetohet nga Aisheja, nena e besimtareve se “Dita e Ashura-se ishte dite te cilën e agjëronin kurejshet ne xhahilijjet. Poashtu edhe Pejgamberi a.s e agjëronte ne xhahilijjet por kur erdhi ne Medine e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej. Posa u obligua Ramazani, ky mbeti obligim [farz] e Ashura u braktise. Kush donte e agjëronte e kush donte e linte“.[Transmetojne Ahmedi dhe Ebu Davudi ndërsa shejh Albani e ke bere sahih.]
Erdhi thirrja hyjnore për besimtaret qe ta agjërojnë ketë muaj siç iu pat obliguar edhe paraardhësve te tyre. Thotë Allahu s.w.t” يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ O ju qe besuat, agjërimi u është bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, kështu qe te bëheni te devotshëm”. Bekare 183
Qëllimi me “ata qe ishin para jush“, është: Ata qe ishin para muslimaneve nga ithtarët e sheriateve te mëparshme e ata janë Ehul Kitabi si: jehudet e te krishterët.
Kështu pra i nderuari vëlla lexues pame se agjërimi ka histori te vjetër e te bujshme, e cila padyshim se nëse tregon për diç tregon për rendësin e tij te madhe.
A e kuptojnë njerëzit këtë e ne veçanti ata qe e prishin atë paarsye dhe ata qe nuk përfillin dispozitat islame? Vërtet ata patjetër duhet nënshtruar ligjeve te Allahut s.w.t qe te shpëtojnë ne Dunja e Ahiret e padyshim se Allahu është Udhëzues për ne rrugën e hajrit!!!
Marre nga www.islamweb.net
Përktheu dhe përshtati: Sedat Islami
Student ne Brunei Darussalam
26/10/2003 e diele,
Nata e Ramazanit