Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TERRORIZMI NUK ËSHTË ISLAM NDËRSA FYERJA PO PROMOVOHET SI PERËNDIMORE

Distancimi nga aktet e dhunshme është parim islam. Islami dhe terrorizmi nuk kanë të përbashkët asgjë, sikur që Islamin nuk e përfaqësojnë as ata që në emër të tij kryejnë akte të tilla. Ky distancim, natyrshëm, ndodhi edhe tani kur ndodhën vrasjet e disa karikaturistëve në Francë. Dhe këtë nuk e shoh si veprim nën presion, siç do të mund ta interpretonte dikush, ngase qëndrimet islame janë të artikuluara nga Kur’ani dhe Sunneti, që nuk ndryshojnë kurrë. Terrorizmi, ekstremizmi, dhuna, kanë qenë të ndaluara dhe të tilla do të ngelin deri në kijamet. Sikur që distancimin nga aktet terroriste nuk e shoh as si pajtim me karikaturat dhe aq më pak si imazh të mosinteresimit për profetin Muhammed [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], për shkak të parimeve se kjo nuk është forma e duhur e reagimit.

Këtë dallim ndërmjet Islamit, si fe, dhe individëve, si ithtarë, e theksuan edhe shumë politikanë dhe analistë perëndimorë, ndonëse dihet që synimi dhe qëllimet e tyre janë krejtësisht tjera. Forma se si ata e perceptojnë Islamin, si fe, e cila duhet të ngelë e gjallë në skenë, është absolutisht e papranuar për ne, sikur që nuk janë të pranuara as vlerësimet dhe gjykimet e tyre për shumë individë dhe ithtarë të Islamit. Këtë mbase e vërteton më së miri edhe insistimi dhe këmbëngulësia e tyre në një betejë të pakompromisë për mbrojtjen e interpretimit ekstrem të së drejtës. Kemi një atmosferë dhe klimë ekstremitetesh. Atë, nga e cila janë fyer të gjithë muslimanët, ata e vlerësojnë për imazh të qytetërimit, civilizimit, vlerave, artit. Askush prej perëndimorëve nuk u mor me peshën e krimit të karikaturave fyese ndërsa që të gjithë, pa dallim, protestuan për karikaturat nën moton e të drejtës dhe lirisë për tu shprehur. Madje u mbajt një marsh historik me pjesëmarrës nga e gjithë bota, i cili shpërfaqte edhe gjeografinë e ideologjisë që fyerjen e merr për vlerë e art.

A nuk është kjo një shkelje e llojit të vet të demokracisë, sipas së cilës, e drejta për veprim mbaron atje ku shkelet e drejta e tjetrit?! A nuk është shkelur e drejta e një komuniteti fetar më të madh në botë përkitazi me të shenjtat e tij?! A nuk është përballë fesë një ideologji, rreth të cilës janë bashkuar perëndimorët dhe në të cilën sharja nuk dënohet për shkak të vlerësimit të saj për vlerë dhe art?! A nuk është interpretim i njëanshëm i manifestimit të së drejtës; një perëndimori i lejohet demonstrimi i të drejtës për tu shprehur deri në ekstrem, në atë mënyrë që një komunitet dymilardësh ndihet i ofenduar, derisa pakicave të këtij komuniteti iu mohohen të drejtat legjitime për ushtrim të së drejtës fetare lirshëm dhe pa pengesa?!

Do të doja të pyes edhe heronjtë tanë që marshuan për këtë të drejtë në Francë, e të cilëve populli po iu vdes urie dhe për shkak të radikalizmit të tyre po braktisin vendin çdo ditë, do të doja t’i pyes, si do të ndiheshin ose do të reagonin nëse ne, po supozoj, duke u thirrur në të drejtën dhe lirinë për tu shprehur, do të bënim karikatura fyese për Nënë Terezën?!

A nuk do të çmendeshin fare? A nuk do ta merrte vesh e tërë bota? Unë dua t’i siguroj të gjithë se ne, për shkak të parimeve, nuk karikaturojmë askënd, madje nuk është në traditën tonë as karikaturistëve tua kthejmë me karikatura (të panjerëzishmen nuk e kthejmë me të panjerëzishme), por dua të them se nuk është e ndershme të fyhet një komunitet kaq i madh duke u thirrur në të drejtën e shthurur për tu shprehur dhe vepruar.

Nëse komuniteti mysliman është distancuar nga aktet terroriste, ai nuk ka shfajësuar autorët e karikaturave, vepra e të cilëve në Islam nuk llogaritet art por krim.

E ajo që është për keqardhje edhe më shumë është të shohësh se pas gjithë këtyre ngjarjeve të rënda ende nuk nxirret një mësim që të ndryshohet mentaliteti bashkëjetues, respektivisht të kalohet nga keqtrajtimi në respekt. Përkundrazi, paralajmërimet për botimin e numrit të ri të revistës në tre milionë kopje dhe po kështu me tematikë fyese për muslimanët, në njërën anë, dhe “solidarizimi” i gazetave tjera me të, duke publikuar ato ose karikatura tjera fyese për muslimanët, janë një ogur i zi për tolerancën dhe harmoninë.
Kështu, në botë nuk do të ketë qetësi, dhe fajin për këtë duhet ta bartin provokatorët, shkaktarët.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013