LETRAT...
Certifikata e lindjes, letër.
Certifikata e suksesit, letër.
Certifikata e diplomimit, letër.
Vazhdojnë letrat...
Certifikata e kurorëzimit, letër.
Pasaporta, letër.
Fleta poseduese e shtëpisë, letër.
Recepti i mjekut, letër.
Ftesa për dasmë, letër.
Jeta jonë si letër në letër, të cilën e mbushin ditët, për ta shqyer më pas dhe përfundimisht për ta hedhur.
E tërë bota letër.
Sa shumë pikëllohet njeriu për një letër dhe gëzohet për tjetrën.
Por, të vetmen letër që njeriu nuk arrin ta sheh është certifikata e vdekjes së tij.
Çudi, gjatë tërë jetës njerëzit të pyesin për certifikatat e dëshmitë e kualifikimeve dhe përvojës, ndërsa kur të vdesësh melekët të pyesin për veprat.
Andaj, mendo se çfarë ke përgatitur për vdekjen.