Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DYNJAJA DHE SHEMBULLI I NJERIUT QË IKTE NGA LUANI

Xhaxhai im është i moshuar.

Ka djem të cilët nuk e falin namazin, por edhe më e çuditshme se as ai vet kurrë nuk është falur dhe nuk e di rrugën për në xhami. Madje, edhe tallet me namazlinjtë dhe vepërmirët.

Erdhi sot tek unë dhe i thashë:

Xhaxha, a ke dëgjuar për tregimin e atij që ikte nga luani?

Jo- mu përgjigj.

Mirë, i thashë, dhe fillova t'ia rrëfej tregimin: Ka qenë një djalosh i ri, i cili shëtitej në pyll kur për një moment dëgjoi një zë. Ktheu kokën të shihte kur ja një luan trupmadh i vinte pas për ta shqyer. Filloi të vraponte ndërsa luani e ndiqte duke hungëruar. E kur luani iu afrua, djaloshi pa një pus të vjetër, në të cilin kërceu. Mbahej për litarit të kovës, me të cilën nxirret uji. Dridhej i tëri. Sa u ndalën hungërimet e luanit, ai filloi të merrte frymë lirshëm. Por, qetësinë e tij e prishi shushurima e një gjarpri. Dhe, në ndërkohë që mundohej të shpëtonte nga luani dhe gjarpri, u befasua nga dy minj, njëri i zi dhe tjetri i bardhë, të cilët e brenin litarin me dhëmbët e tyre dhe gati sa nuk e këputën fare. Djaloshi filloi ta lëvizte litarin andej e këndej me shpresën se do të iknin minjtë, por pa dobi. Litari ishte pothuajse para këputjes ndërsa për çudi -o xhaxhai im- se ky djaloshi i ri gjeti litarin të lyer me mjaltë, të cilën filloi ta lëpinte - shijonte nga litari. I pëlqeu shumë mjalti aq sa harroi minjtë, gjarprin dhe luanin.

Çfarë qenka puna me këtë njeri të marrë –më ndërpreu duke më pyetur me habi xhaxhai: litari do të këputet ndërsa ai shijon lezetin e mjaltës?!

I thashë xhaxhait (ndërsa ia shpjegoja tregimin):
  • Djaloshi je ti,
  • luani është vdekja, e cila të ndjek pas siç na ndjek,
  • gjarpri është varri, i cili na pret dhe prej të cilit nuk mund të ikim,
  • minjtë janë dita dhe nata, të cilat e brejnë litarin e jetës sate derisa të mbaron,
  • mjalti është dynjaja dhe kënaqësitë e saja, me të cilat të ka bërë të harrosh se të pret vdekja dhe llogaria.
U ngrit xhaxhai im dhe shkoi.

Të nesërmen e takova prapë ndërsa nga fytyra që i shndriste kuptova se besimi kishte përqafuar shpirtin e tij. Erdhi në xhami bashkë me djemtë e tij ndërsa filloi të angazhohej me punë të hajrit, duke na e kaluar të gjithëve.

O Allah! Na begato me jetë të gjatë dhe vepra të mira!
 
Përshtatur nga:
E semi’te ani-rr-rrexhuli el-ledhi ferr-rre min-el-esed


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013