Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FSHEHTËSIA SI IMAZH I SINQERITETIT NË ADHURIM

Esenca e adhurimit në islam

Adhurimi në Islam ka dy kushte qenësore:
  1. Sinqeritetin, dhe
  2. Manifestimin konform rregullave fetare
Në qoftë se njëri nga këto kushte mungon, atëherë adhurimi nuk vlen.

Nëse fal namazin, por nuk e ke bërë për Allahun, atëherë nuk të pranohet. Nëse fal namazin, edhe nëse je i sinqertë, por nuk ke vepruar sipas rregullave fetare, atëherë nuk të pranohet.

Allahu i Madhëruar ka kërkuar prej nesh që adhurimet t’i kryejmë sinqerisht vetëm për Të. “Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.“ (El-En’amë, 162); “Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"“ (Ez-Zumer, 11)

Të parët dhe përkushtimi për sinqeritetin në adhurim[1]

Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kur’anin Famëmadh se ka vepra, të cilat, edhe pse lejohet të kryhen në prani të të tjerëve, madje edhe mund të kenë efekte pozitive, si ta zëmë dhënia e lëmoshës, e cila mund të jetë shkak për të nxitur të pasurit që edhe ata të japin, megjithëkëtë, prapë, preferohet që të jetë në fshehtësi. Është çështje shpirtërore me ndjesi të madhe, andaj duhet ruajtur shumë. Thotë Allahu: “Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju ...“ (El-Bekare, 271)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] në kuadër të shtatë personave që do të kenë fatin të hyjnë në hijen e Arshit është edhe: “...njeriu, i cili ka dhënë një sadaka ndërsa e ka fshehur aq sa që dora e majtë të mos e dijë se çfarë ka bërë e djathta...”

Në vazhdim të këtij hadithi janë një kategori tjetër e atyre që hyjnë nën Arsh, por që kanë të përbashkët sekretin në adhurim. “...dhe njeriu që përmend Allahun në vetmi ndërsa lotët i rrjedhin nga sytë...

Kjo ka bërë që të parët tanë t’i kushtojnë rëndësi të madhe sinqeritetit. Ta kanë kryer veprat në formë të fshehtë, duke mos i ditur madje as familjarët e tyre.

1. Omeri [radijAllahu anhu] pastron shtëpinë e një gruaje të moshuar
Omeri [radijAllahu anhu] një natë doli fshehurazi nga shtëpia dhe hyri në një shtëpi tjetër. Talha [radijAllahu anhu] e pa se hyri në atë shtëpi, e pa se hyri vetëm, e pa se ishte natë dhe se ai hynte fshehurazi. Deshi ta dinte përse e bënte këtë Omeri [radijAllahu anhu]. Në mëngjes, Talha shkoi dhe hyri në atë shtëpi, kur ja një grua e shtyrë në moshë dhe e verbër qëndronte e ulur.
Çfarë është puna me këtë burrin që vjen tek ti?- e pyeti.
Gruaja nuk e dinte se ai ishte Omeri [radijAllahu anhu] andaj tha: Ka kohë që vjen një njeri, i cili mirëmban shtëpinë dhe kujdeset për mua.

Kështu ishte Omeri [radijAllahu anhu], nuk e pengonte aspak pozita e tij për të qenë në shërbim të besimtarëve.

2. Zejnulabidini, magjja e të varfërve
Ali ibn El-Haseni ishe nipi i Aliut dhe Fatimes [radijAllahu anhuma]. Ishte shumë bujar. I ndihmonte njerëzit me ushqim. E kishte traditë që të dilte natën dhe vet tua dërgonte ushqimin njerëzve. Familjet e varfra e konsideronin si magje të tyre. Një natë nuk iu shkoi ushqimi. U mërzitën. E kuptuan se diç kishte ndodhur. Në mëngjes kur morën vesh për vdekjen e Aliut thanë se ky paskësh qenë ai që na ka sjellë ushqimin. Siç rrëfehet, ata kanë thënë: Sadakaja e fshehtë na humbi ditën kur vdiq Ali ibn Husejni [radijAllahu anhum].

3. Abdullah ibn Mubareku dhjetë mijë dërhemë për të liruar një djalosh
Abdullah ibn Mubareku shkonte shpesh në Tursus. Qëndronte në një hotel ku i shërbente një djalosh, i cili edhe mësonte hadithin prej tij. një herë nuk e takoi këtë djaloshin. Pyeti për të ndërsa i thanë se është burgosur si shkak i një borxhi prej dhjetëmijë dërhemëve. Hulumtoi për borxhdhënësin dhe ku e kuptoi se kush ishte, shkoi natën në shtëpinë e tij dhe ia pagoi dhjetë mijë dërhemë duke i bërë be që për sa kohë që Abdullahu të ishte gjallë të mos i tregonte njeriu. Në mëngjes, djaloshi u liruan nga burgu. I treguan se ka qenë Abdullah ibn Mubareku dhe se e ka përmendur. Duke qenë se Abdullahu e kishte lëshuar Tursusin, ai u nis gjurmëve të tij dhe në mes të rrugës e arriti.

Ku ishe mor djalosh? – e pyeti Abdullahu ndërsa bëhej sikur nuk dinte asgjë.

Isha në burg për shkak të një borxhi – iu përgjigj.

E si dole?- e pyeti.

Një njeri erdhi me pagoi tërë borxhin tim, kështu që më liruan- iu përgjigj.

O djalosh, falënderoje Allahun që ta ka shlyerjen e borxhit!- i tha Abdullahu.

Ky tregim u mësua vetëm atëherë kur Abdullah ibn Mubareku vdiq.

Mirësitë  e sinqeritetit

1. Dashuria e Allahut për robin
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtetë, Allahu e do robin e devotshëm, të pasur dhe të fshehtë!”
Të fshehtë në adhurime, pra që adhuron Allahun ndërsa askush nuk e di këtë. Është diç që vetëm Allahu e di.

2. Shumëfishimi i shpërblimit për veprën
Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “O ju njerëz! Faluni në shtëpitë tuaja sepse namazi më i mirë i njeriut është në shtëpinë e tij, me përjashtim të namazit të obliguar – farzit.”(Transmeton Nesaiu me sened autentik.)

3. Shpëton nga zbulimi i të metave në Ditën e Llogarisë
Ka njerëz, të cilëve në ditën e Llogarisë, iu mbulohen mëkatet, ndërsa atyre që kanë bërë syefaqësi, iu zbulohen ato. Thotë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]: “Kush i bën njerëzit të dëgjojnë për veprën e tij (iu flet për të, e publikon), Allahu do ta bëjë të dëgjojnë për të të gjithë veshët e krijesave (do t’ia zbuloj të metat se adhurimin nuk e ka bërë për Të) si dhe do ta përbuz dhe nënçmojë atë.” (Imam Ahmedi në Musned.)

4. Shpëton nga trishtimi i ditës së llogarisë
Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Tre njerëzit e parë me të cilët ndizet zjarri i Xhehennemit në Ditën e Kiametit janë: lexuesi i Kur’anit, muxhahedini dhe lëmoshëdhënësi.”

Kur Ebu Hurejre [radijAllahu anhu] dëshironte ta rrëfente këtë hadith, i binte të fikët. Paramendo, një jetë adhurim dhe në fund të pret zjarri i Xhehennemit. Kjo ndodhë kur adhurimin nuk e bën për Allahun.
 
 
 
 


[1] Bazuar në ligjëratën e Shejh Ibrahim Duvejshit “Al-Ahfija”, http://islamhouse.com/ar/articles/405938/


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013