Nr: i fetwase: 66.884
Data: 7 Sha’ban 1426
Myftiu: Këshilli për Fetwa nen patronatin e Dr. Abdullah El Fekih
Pyetja: Ç’dispozite ka për agjëruesin, te cilit i rrjedhin djerset nga fytyra ne goje, ku ndien shijen e tyre; ky nëse gëlltit djerset, e prish apo jo agjërimin?
Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, me pas:
Gëlltitja e djersëve, me pështymë apo pa te, e prish agjërimin, siç kane thënë dijetaret, si: Ibnul Hemmami ne Fet’hul Kadir (fik’hun hanefit) dhe ne El Hazane: Nëse hyjnë lotët apo djersa e tij ne fyt dhe janë pak, një pike apo dy pika, nuk e prish agjërimin, ndërsa nëse janë shume, saqë e ndien edhe shijen e tyre ne fyt, prishet.
Megjithatë këtu duhet ndalur pak, sepse njeriu e ndien edhe shijen e një pike (djerse) dhe sipas meje, me mire është te konstatohet çështja ne baze te shijes (se djersës), sepse nuk ka nevoje për me shume se kjo sasi e djersëve. Pastaj këtë mendim timin, qe çështja te konstatohet menjëherë si t’i ketë gëlltitur djerset, një apo me shume qofshin, e përforcon edhe fetwaja e Kadi Han-it, i cili thotë: Nëse depërton një pike loti ose djerse ne fytin e tij ose gjak e ka thithur fyti i tij, prishet agjërimi i agjëruesit.
Bazuar ne këtë, kushdo qe gëlltit djerset e tij me qellim, duke qene agjerueshem, ai prish agjërimin, e sidomos nëse djerset janë me shume se një pike.
Ne fetwate hindije thuhet: Pokeshtu edhe djerset e fytyrës nëse hyjnë ne goje te agjëruesit (prishin agjërimin).
Allahu e di me se miri!
Marre nga: www.islamweb.net
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
3 teor 2005, e hënë
Brunei Darussalam