PËRVOJË E RRALLË MALAJZIANE PËR APLIKIMIN E OBJEKTIVAVE TË FESË
Pa dyshim, Islami, me bindjet dhe ligjet e tij, është një sistem i përsosur hyjnor, të cilin, si udhëzues për botën mbarë për rrugën drejt lumturisë në të dy botët, ia shpalli Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Po kështu, nuk ka dyshim se, rruga e vetme e përfitimit nga dobitë dhe thesaret e kësaj feje, është aplikimi i saj në jetë si tërësi, e jo në mënyrë të pjesshme dhe të copëtuar, dhe këtë, duke depërtuar në thellësi të të vërtetave të saj, duke depërtuar tek thelbi, shpirti, duke aplikuar atë që njihet si Mekasidu-sh-Sheriati-l-Isamijjeh (Objektivat e Legjislacionit Islam).
Megjithëqë nuk ka ndonjë definicion gjithëpërfshirës të kësaj shkence, përafërsisht, ajo mund të definohet kështu: “Qëllimet, për realizimin e të cilave është vënë ligji.” Këto qëllime ndahen në:
- Qëllime të përgjithshme, ku bëjnë pjesë ruajtja e fesë, qenies (nefsit), mendjes, pasardhësve dhe pasurisë.
- Qëllime të veçanta, në kuadër të të cilave hyjnë qëllimet, për hire të të cilave është vënë një ligj i pjesshëm-sekondar, si p.sh. ruajtja e nderit dhe ruajtja e llojit njerëzor, që janë qëllime të veçanta pse është ligjësuar martesa.
Rëndësia e kësaj shkence i është e qartë çdo studiuesi mysliman, për shkak se ajo, siç do të shprehej Imam Shatibiu [rahimehullah] është vet shpirti i legjislacionit islam apo kusht i domosdoshëm i një muxhtehidi, siç do të vërtetonte Ibn El-Kajjimi [rahimehullah].
Bazuar në këtë, e rëndësishme del të jetë edhe hapi malajzian që është lajmëruar tash së voni për lansimin e një treguesi fetar për të matur se sa i përmbahen sektorët jetik të shtetit objektivave të përgjithshme të fesë (ruajtja e fesë, qenies, mendjes, pasardhësve dhe pasurisë). Treguesi do të mat tetë sektorë kryesorë: drejtësinë, edukimin, ekonominë, shoqërinë (komunitetin), infrastrukturën, shëndetësinë, kulturën dhe politikën.
Përvoja e treguesit të objektivave llogaritet të jetë një mjet për të kuptuar se feja, para së gjithash, është të drejta dhe detyrime. Kjo përvojë shërben edhe si mësim për të dalë nga një polemikë e përcjellë me vite në vendet arabe se si duhet përgatitur shoqëria për të aplikuar sheriatin. Kështu, mbështetja e treguesit tek qëllimet përgjithshme të fesë islame reflekton një obligim qytetar, si individ dhe qeveri.
Trajtimi malajzian ka reflektuar me një përvojë qytetëruese. Qeveria ia ka ngarkuar idenë (fillestare) universiteteve dhe instituteve hulumtuese, në mënyrë që ajo të del me një format sa më shkencor dhe tu studiuar të mundshëm. Kjo gjë nuk vërehet në vendet arabe. Ndryshe nga Malajzia, në vendet arabe çështjeve islame i qaset në mënyrë negative. Ato ngelin në formë debatesh, që njerëz jo kompetentë i rrahin dhe skutojnë në media apo hapësira tjera.
Bashkërendimi i punëve me universitetin përkitazi me treguesin e objektivave reflekton raportet e shëndosha, në të cilat duhet të shikojnë dhe prej të cilave duhet të marrin mësim vendet tjera islame, sepse kështu idetë piqen në ambiente të shëndosha ndërsa ngelin si peng i zhvillimit dhe përmirësimit të përhershëm, edhe pse futen në funksion – aplikohen.
E vërteta është se ky hap i ndërmarrë nga Malajzia për të vepruar sipas treguesit të objektivave fetare, shquhet për cilësi për shkak të daljes me një sfond tjetër, ndryshe nga treguesit globalë që në të shumtën e rasteve kanë sfond perëndimor. Po kështu shquhet dhe për ekskluzivitet, për shkak se për aplikim të objektivave të sheriatit islam kalohet nga rastet e përgjithshme dhe teoria në raste të veçanta dhe aktualitet.
Fushat të cilat i mbulon treguesi i objektivave, në të vërtetë, janë mënyrë praktike se si dilet nga korniza teorike e pesë objektivave kryesore të fesë islame në të vërteta në rrafshin praktik. Po kështu, kjo ide e treguesve të objektivave, është vazhdimësi e projektit të islamit civilizues, të cilin në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar e pati filluar qeveria malajziane nën udhëheqjen e Dr. Mahadir Muhammedit.
Rëndësia e kësaj përvoje do të jetë e madhe për shkak se, për aq sa ajo do të kontribuoj për të shfaqur suksesin e aplikimit të fesë në jetën e përditshme, për kaq, po kështu, do të kontribuoj në përmirësimin e botëkuptimeve të gabuara për përkufizimin e Islamit vetëm në aspektin adhurues ose, sipas kuptimit ndryshe, përforcimin e konceptit sekular që bën ndarjen e fesë nga shteti.
Nëse Malajzia ka arritur që, nëpërmjet aplikimit të sistemit islam financiar, të kalojë nga një vend në zhvillim në një vend të zhvilluar, atëherë përvoja e re me aplikimin e treguesit të objektivave fetare do të jetë një përvojë që, në të vërtetë, meriton respekt dhe konsideratë, madje do të duhej të merret si shembull dhe model nga shtetet tjera islame që edhe ato të ndjekin hapat e Malajzisë.
Treguesi i objektivave me të drejtë konsiderohet matës i vërtetë se sa afër ose larg janë shtetet islame me praktikimin e Islamit. Çështja nuk ka të bëjë me fjalë, solemnitete e ceremoni, por me veprime dhe rezultatet konkrete. Kështu, qëllimet e fesë dhe botëkuptimet e vërteta të saj, me të cilat kanë jetuar gjeneratat e para, do të përktheheshin në praktikë.
Athua vallë do të na provokojë ky hap i Malajzisë që edhe ne t’i rrekemi të njëjtës përvojë?!
www.taseel.com